Serbia ka bërë gjenocid edhe mbi shqiptarët, pas rezolutës për Srebrenicen kërkohet edhe një rezolutë për Kosovë

Serbia ka bërë gjenocid edhe mbi shqiptarët, pas rezolutës për Srebrenicen kërkohet edhe një rezolutë për Kosovë
Serbia ka bërë gjenocid edhe mbi shqiptarët, pas rezolutës për Srebrenicen kërkohet edhe një rezolutë për Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 25 May 2024 - 22:54

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Fare nuk ka të dhëna pse nuk gjeti Kosova lidhje për ta paditur shtetin serb për gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë. Njerëz profesional për padi ka mjaftueshëm Republika e Kosovës! Me siguri që ka edhe fakte dhe dëshmi! Duket se ka munguar guximi apo edhe më rëndë- vullneti politik, që shteti serb të paditet për gjenocid në GJND! Shumë mirë këtë mund ta bënte Shqipëria. Shqipëria mund të paraqet edhe projekt rezolutë në OKB-në. Në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve shteti serb, me ideologjinë e shtetit të madh serb, ka kryer në 100 vitet e fundit gjenocid në mënyrë të vazhdueshme. Gjenocidi i shtetit serb ka filluar në vitet 1878 dhe ka vazhduar deri në vitin 1999, atëherë kur mbi 13.500 civil shqiptarë u masakruan barbarisht.

 

Në periudhën dy vjeçare 1998-1999 kemi edhe veprime kriminale në fushën e dhunimit. Mendohet se janë rreth 20 mijë femra dhe burra shqiptarë të përdhunuar. Po në këtë kohë u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Mbi 150 mijë objekte u shkatërruan tërësisht. Veç shtëpive, u shkatërruan shkolla, objekte të kulturës, të fesë dhe lagje të tëra, si në Gjakovë dhe në Pejë, në Skenderaj, në Drenas e në Rahovec; në Deçan etj. Rreth 1 milionë shqiptarë i barten në këmbë dhe me trena jashtë Kosovës. U bë plaçkitje e madhe e qytetarëve shqiptar. Veprimet e shtetit serb nuk u kualifikuan në veprime të gjenocidit nga faktori ndërkombëtar. U la kjo dhe mbeti ideologjia e njëjtë serbomadhe në pushtet. U konkludua se ato masa shkatërruese hyjnë në kuadër të krimeve të luftës. Por, as këtej nuk pati përgjegjësi adekuate. U kap krimineli neofashist Milloisheviq me disa veta dhe aty përfundoj përgjegjësia e shtetit serb në Tribunalin mbi Jugosllavinë në Den Hagë. Më 23 maj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me vota 89, pro, 66 abstenim dhe 19 kundër, u nxor Rezolutë në OKB për gjenocidin serb në Srebrenicë.

 

Aty nuk pati projekt të paraqitur për gjenocidin serb në Kosovë. Duket se numri i të vrarëve në vitet 1998/99 prej 13.500 njerëzve në Kosovë, si për Qeverinë e Kosovës, për Shqipërinë dhe për shtetet mike, nuk 'mjaftojnë" për nxjerrjen e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë. U la kjo çështje në harresë dhe tash përsëri po përkrahet shteti serb. Vetëm në muajin prill të vitit 1999 ka vrarë Serbia mbi 4.082 shqiptarë. Shifra e tillë tregon vetë për nivelin e dhunës gjenocidiane. Por, Kosova nuk pati mundësi për padi,sepse nuk është anëtare e KiEsë, për ta paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë, përkatësisht për gjenocide. Këtë nuk beri as Shqipëria. Shtetet mike nuk morën iniciativë. Në OKB u nxor rezoluta për gjenocid në Srebrenicë. Fare nuk ka të dhëna pse nuk gjeti Kosova lidhje për ta paditur shtetin serb për gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë? Njerëz profesional për padi ka mjaftueshëm Republika e Kosovës! Me siguri që ka edhe fakte dhe dëshmi! Duket se ka munguar guximi apo edhe më rëndë- vullneti politik, që shteti serb të paditet për gjenocid në GJND! Shumë mirë këtë mund ta bënte Shqipëria. Shqipëria mund të paraqet edhe projekt rezolutë në OKBnë. Është e pa shpjegueshme dhe e pa pranueshme pse nuk po veprohet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".