Një referendum popullor për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Një referendum popullor për Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Një referendum popullor për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Skender Kapiti

  • 25 May 2024 - 22:59

Shkruan:ANALISTI- Skënder Kapiti

Përderisa mjerisht dhe shumë fatkeqësisht pro këtij asociacioni është edhe politika zyrtare e Tiranës si dhe opozita e dështuar e Kosovës së cilës i takon “merita” e sjelljes së kësaj gjendjeje dhe derexheje të dëmshme për Kosovën, zgjidhja do të ishte një Referendum popullor ku populli i Kosovës ta merrte përgjegjësinë për t’u shprehur mbi këtë sajesë antikombëtare të BE-së sipas planit serbo-sllav, formimin e Asociacionit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 

Mos anëtarësimi i Kosovës në KiE me kushtet qe imponoi KiE nuk është dështim por është triumf i politikës dhe qeverisë së Kosovës mbi padrejtësinë edhe të atyre shteteve të cilat para 25 vitesh e çliruan Kosovën. BE dhe SHBA çuditërisht pas Pavarësisë së Kosovën punuan kundër shqiptarëve me qëllim për një rikthim paqësor të Serbisë në Kosovë duke përdorur lloj-lloj kurthesh , intrigash dhe eksperimentesh të padëgjuara më parë, sic është edhe ky farë Asociacioni për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, që do thotë formimin e një mini shteti serb të botës serbe në Kosovë. Që në vitin 2008 e kam porositur politikën kosovare në Librin tim “TRIUMFI I KOMBIT” se asgjë nuk u duhet dhënë serbëve të Kosovës më shumë se sa çfarë do të marrin shqiptarët në Kosovën Lindore. Mirëpo fatkeqësisht politika e Kosovës ra në dorë të injorantëve dhe të atyre që u mashtruan shumë lehtë dhe bënë gjithfarë lëshimesh në dëm të Kosovës vetëm për interesa personale pushteti dhe korrupsioni, pasojat e së cilës po i vuan sot Kosova. BE nuk ka pse të vendosë asnjë lloj kushti, dhe Kosova nuk duhet të tolerojë dhe të kapitullojë para kushteve e presioneve të BE-së me mos pranimin e Kosovës në KiE.

 

Kosova është e përjetshme dhe BE e KiE janë të përkohshme, dhe koha në të ardhmen nuk dihet se çfarë ngjarjesh sjell. Kosova është e para dhe pastaj BE e KiE. E pësoi një herë Kosova kur për liberalizim vizash humbi 8100 hektarë troje me Malin e Zi. Asociacionin me siguri që Serbia do ta përdorë më vonë për ta bërë territor të Republikës së Serbisë. Përderisa mjerisht dhe shumë fatkeqësisht pro këtij asociacioni është edhe politika zyrtare e Tiranës si dhe opozita e dështuar e Kosovës së cilës i takon “merita” e sjelljes së kësaj gjendjeje dhe derexheje të dëmshme për Kosovën, zgjidhja do të ishte një Referendum popullor ku populli i Kosovës ta merrte përgjegjësinë për t’u shprehur mbi këtë sajesë antikombëtare të BE-së sipas planit serbo-sllav, formimin e Asociacionit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Formimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë do ishte shpërblim për gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".