Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk diktohen nga lakmia e kapjes së pushtetit kundër interesave të shtetit

Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk diktohen nga lakmia e kapjes së pushtetit kundër interesave të shtetit
Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk diktohen nga lakmia e kapjes së pushtetit kundër interesave të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 29 May 2024 - 07:44

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në Kosovë tani më po diskutohet për zgjedhje të jashtëzakonshme të përgjithshme. Spektri politik është ndarë në formën dhe në mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. VV dhe PDK janë që në Kuvend të paraqitet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. LDK dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit. Si e para, ashtu edhe e dyta formë, kanë një përfundim, atë të rënies së Qeverisë Kurti dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shikuar nga afati ligjor i zgjedhjeve konsideroj se të dy këto forma, pa ndonjë fakt të rëndësishëm, janë të gabueshme. Zgjedhjet e rregullta mbahen më së largu në mars të vitit 2025. Pse pra para kohës disa muaj të veprohet në këtë mënyrë me zgjedhje?

-Në fushën ligjore të zgjedhjeve nuk ka logjikë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme disa muaj para kohës legale të ministrive . Nuk kemi ngjarje që tregojnë prishjen e koalicionit. Nuk kemi humbje të shumicës në Kuvend. Faktet e tillë na tregojnë se nuk ka shkak që disa muaj para zgjedhjeve ligjore të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Mirëpo, ka raste kur shkohet edhe disa ditë para afatit nëse ato veç janë prezent në shtet. Fakti i parë është interesi i shtetit dhe si shkak me rëndësi jetike është pozita e kombit.

Nëse këto dy fakte janë prezentë dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme i ndihmon konsolidimit të shtetit brenda vendit dhe rritjes së pozitës jashtë dhe përmirësimit të pozitës së kombit, organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme. Këtu ka fakte që tregojnë domosdoshmërinë e shkuarjes në zgjedhje. Pozita e Kosovës është keqësuar në kuadër të fushës së integrimeve euro-atlantike, brenda vendit ka vështirësi në fushën ekonomike, sociale dhe shoqërore. Këtu nuk ka rëndësi mënyra e rënies së qeverisë. Thjeshtë bije qeveria dhe shkohet në zgjedhje. Këto nga pozita dhe opozita nuk po analizohen. Po shikohen interesat për pushtet. Koha është miku por edhe armiku më i madh i çdo çështjeje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".