Ky ishte dështimi i turpshëm i Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Ky ishte dështimi i turpshëm i Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Ky ishte dështimi i turpshëm i Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Skender Mulliqi

  • 29 May 2024 - 07:51

Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi

Asambleja përbëhet nga 281 delegacione nga 32 vendet anëtare të NATO-s. Kuvendi i Kosovës, prej dy vitesh, ishte delagacion vëzhgues me dy ulëse. Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit do të zgjerohet edhe delegacioni i Kosovës me ulëse plus. Fatmirësisht tash Kosova e kaloi me sukses këtë pritje të madhe, dështoi lotimi serb kundër Kosovës dhe u dëshmua mbështetja serioze e aleatëve, e cila mbështetje duhet të mbetet aktive, e gjallë, deri në anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota edhe në NATO.

Se bisedimet Kosovë –Serbi nuk është dashur të zhvillohen pa kushte nga pala e jonë, flasin shumë të dhëna. Së pari, Serbia,pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, nuk e pranojë realitetin e ri të Kosovës shtet sovran dhe i pavarur. Kosova u fut një bisedime për normalizimin e marrëdhënieve pa asnjë kusht. Dhe, këtë gjë që nga fillimi e deri më tash Serbia e shfrytëzoj për të zhvilluar bisedimet sikur Kosova të ishte pjesë e saj. Zaten pushtetet në Serbi me këtë gjë legjitimoj pushtetin gjenocidial të Milosheviqit. Maratona e bisedime të deri tashme shpërfaqi pikëpamjet fashiste serbe ndaj Kosovës, me pretendimet territoriale te saj. Edhe, BE-ja nuk kërkojë që paraprakisht Serbia të pranon shtetësinë e Kosovës, dhe kjo ndikojë më duket mua që vazhdimi i bisedimeve mos të sjellë rezultatin e pritur, të ndonjë marrëveshje finale.

Edhe pushteti i Vuçiqit si edhe ato pushtetet paraprake, po vazhdon më retorikën luftënxitëse e pushtuese për ndarje të Kosovës. Së ishte gabim futja në bisedime nga pala jonë, flasin edhe argumentet e lobimit të Serbisë kundër inkuadrimit të Kosovës në organizmat relevant të BE-së, edhe pse ky shtet ka marr zotimin më marrëveshje të Brukselit për mos lobim. Serbia lobojë të shumë shtete që të çnjohin pavarësinë e Kosovës. Pastaj ,vazhdojë më lobimin e ashpër që Kosova mos të pranohet në Këshillin e Evropës, dhe e arriti këtë synim më ndihmën e Francës , Gjermanisë dhe Italisë , pasi që Asambleja Parlamenetare e kishte dhënë dritën e gjelbër përkundër argumentimeve të Bokojanis se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për pranim në këtë organizëm ndërkombëtar. Ju vu kusht Kosovës si gjithmonë implementimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, të viteve 2013 dhe 2015, që është asociacion e pa pranueshëm për Kosovën. Nuk po pranohet nga BE-ja një implementim i draft statutit të asociacionit nga Kosova, dhe me të drejtë u refuzua draft statusi dërguar nga BE-ja institucioneve të Kosovës, për tu dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Është e çuditshme gjithë ky tolerim ndaj një regjimi krejt kriminal në Serbi, i cili fund e krye është orientuar nga Rusia dhe Kina, dhe i cili regjim i Vuçiqit së bashku më Putinin janë duke kërkuar më ngulm luftë edhe në Ballkan, për qëllime ekspansioniste. Të kthehemi te lobimi më i ri serb , për mos avansim të statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Delegacioni serb kishte kërkuar në takim më delegacionin amerikan në NATO, Michael Turner, duke i dorëzuar një letër të Ana Bernabiq, si thirrje për mos pranim të Kosovës. Asambleja përbëhet nga 281 delegacione nga 32 vendet anëtare të NATO-s. Kuvendi i Kosovës, prej dy vitesh, ishte delegacion vëzhgues me dy ulëse. Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit do të zgjerohet edhe delegacioni i Kosovës me ulëse plus. Fatmirësisht tash Kosova e kaloi me sukses këtë pritje të madhe, dështoi lotimi serb kundër Kosovës dhe u dëshmua mbështetja serioze e aleatëve, e cila mbështetje duhet të mbetet aktive, e gjallë, deri në anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota edhe në NATO.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".