Anëtarësimi i Kosovës në NATO në funksion të forcimit të sovranitetit të shtetit dhe stabilitetit në rajon

Anëtarësimi i Kosovës në NATO në funksion të forcimit të sovranitetit të shtetit dhe stabilitetit  në rajon
Anëtarësimi i Kosovës në NATO në funksion të forcimit të sovranitetit të shtetit dhe stabilitetit  në rajon

Skender Kapiti

  • 30 May 2024 - 10:33

Shkruan: ANALISTI - Skënder Kapiti

Imponimi për t’i dhënë Kosovës status të asociuar erdhi pashmangshmërisht pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pas kërcënimeve të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, si dhe të faktit se pavarësisht tolerimeve dhe lëshimeve të jashtëzakonshme që perëndimin i bënte Serbisë për ta larguar nga Moska e Pekini, Serbia me kokëfortësi sfidonte BE-në dhe SHBA-të. Tashmë përfundimisht perëndimi është bindur se shqiptarët janë populli më besnik dhe me pro evropian dhe pro amerikan në rajon dhe më gjerë.

-Më i rëndësishëm është anëtarësimi i Kosovës në NATO se sa në Këshillin e Evropës. Që Kosova e meritonte që të ishte anëtare e NATO-s , këtë unë e kam shkruar dhe botuar te gazeta “Kosova Sot” me date 4 mars 2022 me titull ”Kosova de fakto është në NATO, tash vetëm duhet të armatoset”. Në atë shkrim argumentoja arsyet pse Kosova duhet të ishte në NATO që në momentin që ajo hyri dhe e çliroi Kovën me 12 Qershor 1999. Por duhet thënë e vërteta se imponimi për t’i dhënë Kosovës status të asociuar erdhi pashmangshmërisht pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pas kërcënimeve të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, si dhe të faktit se pavarësisht tolerimeve dhe lëshimeve të jashtëzakonshme që perëndimin i bënte Serbisë për ta larguar nga Moska e Pekini, Serbia me kokëfortësi sfidonte BE-në dhe SHBA-të.

Tashmë përfundimisht perëndimi është bindur se shqiptarët janë populli më besnik dhe me pro evropian dhe pro amerikan në rajon dhe më gjerë. Pas liberalizimit të vizave kjo është një fitore e dytë e madhe për Kosovën, gjë e cila tashmë e siguron dhe garanton paqen dhe sigurinë në Ballkan por sidomos sovranitetin shtetëror të Kosovës, e cila është më kryesorja. Kjo është goditja e dytë e madhe kundër Serbisë pas bombardimit të saj në vitin 1999 ku si rezultat i të cilit u dëbua përfundimisht kolonizatori serb nga Kosova. Kjo tashmë përfundimisht i ka hapur rrugën njohjes nga NATO të Ushtrisë së Kosovës si dhe fuqizimit dhe armatosjes së saj me armët më modern.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".