'NATO ishte dashur ta shkatërron edhe regjimin kriminal të Vuçiqit'

'NATO ishte dashur ta shkatërron edhe regjimin kriminal të Vuçiqit'
'NATO ishte dashur ta shkatërron edhe regjimin kriminal të Vuçiqit'

Skender Mulliqi

  • 30 May 2024 - 20:35

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Edhe ky pushtet i Vuçiqit herëdo kur do të detyron NATO-n, të intervenon ushtarakisht, për të ndalë këtë psikopat lufte. Diktatori Vuçiq, si njeri i Millosheviqit, njeh vetëm gjuhën e forcës. Do të ishte gabim sikur edhe deri më tash të mendohet së një kriminel lufte, mund të pëson ndonjë katarsis pozitiv, me të cilin mund të bisedohet për paqe dhe prosperitet në rajon. Këtë e ka konfirmuar edhe procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, i cili assesi të futet në binar normal të saj, për shkak të qëndrimeve luftënxitëse të Serbisë ndaj Kosovës , por edhe ndaj Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës.

 

 

Nuk ka vend tjetër në Evropë, e që është absurditet i shekullit 21, sikur Serbia, që po e udhëheqin ultra nacionalistët dhe klerikët primitiv, gënjeshtarë dhe mashtrues, në krye më Vuçiqin dhe kryepeshkopin Porfirije. Për dekada Serbia është futur në errësirën e primitivizmit. Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, janë komplet kriminelë lufte, të cilët janë bërë model edhe i gjeneratës së re në këtë shtet. Serbia me slloganin absurd dhe fashist, për “ popullin qiellor”, edhe i filloj luftërat kundër popujve të tjerë. Kështu Millosheviqi nxiste urrejtje ndëretnike me ndihmën e paramilitarëve Arkan , Dragan e paramilitarëve të tjerë, e në mesin e tyre ishte edhe Aleksander Vuqiqi, të cilët bënë masakra të pa para më shkatërrimin e ishJugosllavisë. Skenarë për ti përsëritur masakrat ndaj shqiptarëve në veri të vendit, ishte koncentrimi i grupit terroristë në Banjskë, ku u zbuluan pajisje të mëdha dhe moderne ushtarake të dërguara nga krye terroristi Aleksandër Vuçiq, përmes terroristit Radojçiq. Ky grup kishte për synim skenarin trishtues të vrasjeve të ndonjë serbi brenda kishës, apo edhe aty afër, për ti fajësuar si gjithmonë shqiptarët, dhe pastaj të vazhdohet më skenarin e kryengritjes të minoritit serb, për ta bërë faktike ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu. Një operacion i tillë ushtarakë i Vuçiqit dështojë falë ndërhyrjes së policëve tanë heronj , të cilët shpartalluan këtë grup duke vra disa prej tyre e të tjerët arritën të largohen, për çka edhe këtyre ditëve për largim të grupit u vunë dyshime spekulative mbi pjesëtarët e KFOR-it, të cilët deklaruan, se nuk kanë lidhje më largimin e tyre, dhe natyrisht që këtë duhet edhe besuar. Politika serbe nuk po mund të devijojnë nga politika destruktive luftarake e slobizmit, sheshelizmit , për të vazhduar më vuqiqizëm, duke u bazuar në mitin e rrem të kishës për “popull qiellor” dhe “Kosovën si tokë e shenjtë serbe”.Historia ka mundësi të përsëritet. Regjimi i Millosheviqit kishte hyrë në luftë për Kosovën duke vra dhe duke bërë spastrime etnike. Ai u ndalë në këtë marshim makabër nga shqiptarët dhe nga NATO. Në fund qeveria e Millosheviqit nënshkroi në Kumanovë kapitullimin ushtarak, ku Kosova pas shumë vitesh robërie u pavarësua. Edhe ky pushtet i Vuçiqit një ditë do të detyron NATO-n, të intervenon ushtarakisht, për të ndalë këtë psikopat lufte. Diktatori Vuçiq, si njeri i Millosheviqit, njeh vetëm gjuhën e forcës. Do të ishte gabim sikur edhe deri më tash të mendohet së një kriminel lufte, mund të pëson ndonjë katarsis pozitiv, me të cilin mund të bisedohet për paqe dhe prosperitet në rajon. Këtë e ka konfirmuar edhe procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, i cili assesi të futet në binar normal të saj, për shkak të qëndrimeve luftënxitëse të Serbisë ndaj Kosovës , por edhe ndaj Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës. BE-ja dhe NATO, ishte dashur ta shkatërrojnë folenë e të keqes në Ballkan, siç është Serbia e Vuçiqit. Tek e fundit as Millosheviqin nuk e rrëzuan fjalët dhe lutjet, siç po tenton BE-ja me Vuçiqin, por e rrëzoi vetëm forca e NATO-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"