
Lexoni edhe:
Sanksionet kundër Kosovës u sponsorizuan nga Serbia dhe po vazhdojnë zbatohen e mos pezullohen me sjelljen autoritare nga Josep Borell
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Fare nuk ka rëndësi se a bëhen plane, a planifikohet puna e Kuvendit për punën legjislative. Këtej dhe në këtë pozitë është edhe ekzekutivi dhe gjyqësori. Kuvendi si mekanizëm i tillë i klasës në pushtet vetëm formalisht e respekton mendimin e lirë dhe formën e demokracisë reale politike. Aty vlen demokracia e grupeve të interesit. Ajo merret për bazë dhe respektohet.
-Kuvendi dhe i tërë pushteti në Republikën e Kosovës po funksionon për grupet informate në Kosovë. Sistemi politik i ndërtuar në Kosovë dhe natyrisht edhe në tërë BE-në dhe më gjerë mbështetet në interesat e borgjezisë së krijuar apo që është në krijim e sipër. Kosova bënë pjesë në grupin e shteteve që po e ndërtojnë një sistem politik tipik borgjez dhe ku ligji nuk respektohet kundruall interesave politike dhe ekonomike që veç tash ekzistojnë. Në këtë kuadër, Kuvendi i Kosovës është vetëm një mekanizëm i klasës në pushtet dhe i ruan interesat e saja dhe të grupeve infornale politike-ekonomike të ndërtuara. Shteti këtu udhëhiqet nga këto grupe. Fare nuk ka rëndësi se a bëhen plane, a planifikohet puna e Kuvendit për punën legjislative. Këtej dhe në këtë pozitë është edhe ekzekutivi dhe gjyqësori. Kuvendi si mekanizëm i tillë i klasës në pushtet vetëm formalisht e respekton mendimin e lirë dhe formën e demokracisë reale politike.
Aty vlen demokracia e grupeve të interesit. Ajo merret për bazë dhe respektohet. Kuvendi i Kosovës këtë detyrë e kreu. Udhëheqësit e Kuvendit mbështeten në politikën e dirigjuar. Në Kuvend dëgjohen mendimet e ndryshme, por vendoset sipas grupit politik të VV-së. Mbështetur në këtë pikësynim ka mbetur i pazbatueshëm ligji në Kosove. Klasa mafioze-borgjeze po forcohet. Gjykatat dhe prokurorit janë burokratizuar dhe kanë ikur nga zbatimi i ligjit. Ka mbetur Policia e Kosovës dhe FSK si dy institucione të besueshme të Republikës.
Çdo gjë tjetër funksionon për grupet informate që bashkërisht i takojnë një sistemi që është në ndërtim në Kosovë. Këtu është shkaku pse nuk kemi funksionim të Kuvendit dhe të ekzekutivit. Këtej vijnë problemet e pazgjidhura në arsim, në shëndetësi, në fushën sociale, pensionale dhe në fushat tjera jetike për popull. Këto fusha janë lënë pas dore. Masat po mashtrohet me ndonjë Euro që ju epet shtresave të veçanta kohë pas kohe në shenjë “lëmoshë”. Kuvendi pothuajse nuk funksionon. Ekzekutivi është lidhur pas interesit të rizgjedhjes në pushtet. Thjeshtë: Kemi rënie të tërë pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Po lulëzon klasa mafioze - borgjeze.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".