Edi Rama me Kryesinë e LDK-s në emër të bashkëpunimit, me mision të rrezikshëm të shkatërrimit dhe humbjes së besimit në elektorat

Edi Rama me Kryesinë e LDK-s në emër të bashkëpunimit, me mision të rrezikshëm të shkatërrimit dhe humbjes së besimit në elektorat
Edi Rama me Kryesinë e LDK-s në emër të bashkëpunimit, me mision të rrezikshëm të shkatërrimit dhe humbjes së besimit në elektorat

Gani Qarri

  • 12 June 2024 - 18:45

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Nuk besoj se mund ti bëhet, dëm më i madh një partie shtet formuese, si ish LDK-ja e dikurshme, atëbotë e udhëhequr nga Gandi i Ballkanit, Dr. Ibrahim Rugova, e cila tubonte, unifikonte dhe përfaqësonte të gjithë shqiptarët, nën okupimin serbosllav, se sa para emërimi i muhaxherëve kaq të pa formuar politik, për të parët e saj, të cilët me sjelljet, qëndrimet dhe kapriciet e tyre, i kërkojnë mejdan dhe shpallin luftë publike, jo vetëm votuesit besnik të LDKsë, por edhe qytetarëve të Kosovës.

 

Njerëz të cilët qëllimisht, po e armiqësojnë LDK-në me të gjithë qytetarët e vendit , duke i provokuar në momentet më kritike, si 25 vjetori i çlirimit të Kosovës, me njerëz si Edi Rama, qëllimi i vetëm i të cilëve, shihet hapur, se është armiqësimi me votuesit besnik të vet kësaj partie dhe shkatërrimi i plotë i LDK-së, si segment nga të parët autotkon gjithë popullor-politik, në Kosovë. Përndryshe, duke pasur parasysh faktin se mbar populli i Kosovës dhe pothuajse të gjithë qytetarët e saj, pa dallim, nuk e duan dhe as që pranojnë kurrë, të identifikohen me politikat e Aleksandër Vuçiqit dhe të Edvin Kristaq Ramës, veçanërisht kur është në pyetje, çështja e Kosovës, i cili kurrë në jetën e tij, jo vetëm që nuk mbahet mend të ketë bërë një punë të mirë për Kosovën, por edhe e ka dëmtuar në vazhdimësi Kosovën, sa herë ka arritur ta dëmtojë, shqipfolës që asnjëherë, nuk i ka quajtur kosovarët vëllezër, por gjithmonë e quan vëlla Aleksandër Vuçiqin, të ftohet në simpozium "shkencorë" dhe pikërisht për Dr. Ibrahim Rugovën, të flasë vet urrejtësi më i madh i tij, Edi Rama dhe atë mu në përvjetorin historik të çlirimit të Kosovës, këtë gafë kaq komprometuese, camarrokut nga lugina, vërtetë nuk mund t`ia falin qytetarët e Kosovës.

Një nam si ky, nuk mund ta bëjë askush tjetër, përveç një të llastuari shumë amator e tërësisht të paditur politik dhe muhaxher kamikaz, i cili ka ardhur me qëllimin e keq, për ta lëshuar LDK-në, edhe nën pragun zgjedhor. Kështu që edhe aktivitetet e organizuara në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës, shkaku i llastimit të këtyre maniakëve politik treguan më së miri polarizimet e thella të brendshme politike si dhe zbuluan gjendjen e rëndë, të raporteve të acaruara edhe në mes të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, marrëdhënie që camarroku i parritur politik, i katapultuar nga Isa Mustafa edhe për kryetar të partisë, u përpoq ti thellonte edhe më shumë, duke dëmtuar tepër keq edhe vet reputacionin e LDK-së, mu para përgatitjeve paraelektorale, për zgjedhjet e reja, të cilat ka mundësi të mbahen edhe brenda këtij viti, në Kosovë.

Megjithëse 10 Qershori ishte një ditë shumë e veçantë për Kosovën, si përfundimi i luftës me Serbinë okupatore, dhe hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, marrëdhëniet mes dy kryeministrave shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti, po vazhdojnë të jenë të ftohura, të cilat po tentojnë ti përkeqësojnë edhe më tepër në kurriz të Kosovës, partitë kontroverse me në krye një amator mosmirënjohës, si ai që ftoi Edi Ramën dhe ai zgjodhi ta vizitojë Prishtinën, duke mos respektuar ftesën e Qeverisë së Kosovës me 12 qershor, ndaj dhe nuk është pritur fare në takim nga Kryeministri Kurti.

Edi Rama përveçse u takua nga Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani, të cilën dikur ai vet nuk e priste, me rastin e fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë, habit fakti se me çfarë fytyre, mori pjesë edhe në një konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar figurës historike të Ibrahim Rugovës, akt që vërtetë nuk shkonte as përputhej fare, në asnjë pikëpamje, qoftë ideologjike, partiake apo politike, pra ishte kontrasti me negativitetin më galoman parimor, që mund të ndodhte me inicimin e një çamarroku ngucakeq dhe sherraxhi nga lugina, që më së paku, mund të quhet politikan dhe udhëheqës i një partie politike, me nam të Kosovës, si LDK! Edi Rama është pritur edhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, dhe në një ceremoni të posaçme është nderuar me Çelësin e Qytetit, duke mos ua shpjeguar kryeqytetasve as qytetarëve të Kosovës, me asnjë fjalë, se me çfarë realisht e meritoi Edi Rama këtë çelës të Prishtinës, apo iu dha nga kryetari rastësor i Prishtinës vetëm për inate politike, me kryeministrin Albin Kurti. Krejt kjo dëshmon se pozicionimi i Edi Ramës në krahun mbrojtës të krimit e korrupsionit në Shqipëri, që fatkeqësisht po afekton pafundësisht keq edhe në Kosovë, si dhe mbi të gjitha pozicionimi i gabuar i Edi Ramës, në raportet Shqipëri Serbi, në shumë raste kanë qenë pozicionime në kundërshtim të hapur me interesin e Kosovës, e madje edhe përtej kësaj, kanë dalë edhe në kundërshtim publik me interesin tonë kombëtar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".