Vizita e Ramës, me mision të rrezikshëm të thellimit të inateve, në kundërshtim me interesin strategjik kombëtar të bashkimit

Vizita e Ramës, me mision të rrezikshëm të thellimit të inateve, në kundërshtim me interesin strategjik kombëtar të bashkimit
Vizita e Ramës, me mision të rrezikshëm të thellimit të inateve, në kundërshtim me interesin strategjik kombëtar të bashkimit

Muhamet Kelmendi

  • 12 June 2024 - 18:46

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Nuk dihen shkaqet që e quan z. Rama të vizita e tillë. Ndoshta, kështu deshi të tregoj se edhe pa takim me homologun e vetë, ka lidhje dhe takime të tjera, si me Presidenten, z. Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama. Vizita u vlerësua, nga shumë analistë, si kundërpërgjigje ndaj mikut të vjetër z.Kurti. Natyrisht se vizitat e tilla i ndërlidhin më mirë dy shtetet tona, por jo në mënyrën dhe në kontaktet e tilla, sipas inatit dhe urrejtjes. Me këtë edhe më thellë u bë hendeku midis dy kryeministrave të dy vendeve. Me vizitë të tillë të z.Rama në Prishtinë, iu dha përkrahje z.Osmami kundruall z.Kurti, sidomos tash kur raportet midis z. Osmani dhe z. Kurti kanë pësuar plasaritje. Ndoshta për këtë bëri vizite z. Rama në Prishtinë. Z.Rama e vizitoj Kosovën.

 

 

Ai u ftua në konferencën shkencore kushtuar figurës historike ts Ibrahim Rugovës. Morri pjesë edhe në ceremoninë e posaçme ku ju dhurua çelësi i Prishtinës në shenjë nderimi. Nuk pati takime me ekzekutivin. Në Prishtinë u prite nga Presidentja e vendit z. Vjosa Osmani, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama. Një konferencë dhe prezantim e pati z.Rama. E përbashkëta prezentimit ishte: " Falë figurës dhe punës se Ibrahim Rugova u bë e mundshme themelimi dhe puna e UÇK-së". Pse e tha këtë të pavërtetë historike nuk dihet! Botërisht dihet se Ibrahim Rugova ishte armiku më i madhi UÇK-së. Nga vizita dalin dalin disa çështje: 1. Pritja nga Presidentja e vendit, z. Vjosa Osmani, 2. Vizita dhe nderimi me çelësin e Prishtinës dhe 3. Mos takimi me z.Kurti. Pse u bë kjo vizitë? Nuk dihen shkaqet që e quan z. Rama të vizita e tillë. Ndoshta, kështu deshi të tregoj se edhe pa takim me homologun e vetë, ka lidhje dhe takime të tjera, si me Presidenten, z. Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama. Vizita u vlerësua, nga shumë analistë, si kundërpërgjigje ndaj mikut të vjetër z.Kurti. Natyrisht se vizitat e tilla i ndërlidhen më mirë dy shtetet tona.

Por, jo në mënyrën dhe në kontaktet e tilla, sipas inatit dhe urrejtjes. Me këtë edhe më thellë u bë hendeku midis dy kryeministrave të dy vendeve. Me vizitë të tillë të z.Rama në Prishtinë, iu dha përkrahje z.Osmami kundruall z.Kurti, sidomos tash kur raportet midis z. Osmani dhe z. Kurti kanë pësuar plasaritje. Ndoshta për këtë bëri vizite z. Rama në Prishtinë. Mirëpo, nuk është fjala këtu për dy qytetar, sepse individualisht mikun e zgjodh çdo kush sipas interesave. Por, është fjala këtu për dy kryeministra dhe të dytë e kanë për detyrë, duan a nuk duan, të takohen dhe të koordinojnë aktivitetin e përbashkët. Në aspektin shtetëror kjo kështu kuptohet dhe duhet të zhvillohet. Mirëpo, e kundërta u bë. Edhe një herë doli në dritë autoritarizmi dhe inati, kuptohet për të treguar paprekshmërinë dhe pushtetin absolut. Në Shqipëri është i pa prekshëm z.Rama. E në Kosovë z.Kurti. Si në Shqipëri ku sundon si mbret z. E. Rama, ashtu edhe në Kosovë, ku sundon z. A. Kurti, veprimet janë mbi bazën e absolutizmit. Asnjëri nuk ka kontroll parlamentar dhe as nga organet e pushtetit. Qëndrimet janë individuale dhe nxirren jashtë kontrollit demokratik të shtetit.

Tamam tregohet se kemi shtete tipike autoritare. Në Kosovë dhe në Shqipëria jetojnë shqiptarët. Në kohë paqeje, ndoshta tolerohet ky sundim dhe këto veprime ndarëse, si dhe lidhje inati, por në gjendjen aktuale janë shumë të dëmshme dhe thyejnë unitetin e kombit. Është koha kur kërkohet unitet e jo ndarje; bashkëpunim e jo konflikte. Armiqtë janë të mëdhenj dhe mjaftë shumë të armatosur. Pikërisht kjo e obligon unitetin. Ndarja e forcon vetëm frontin e përbashkët të luftës nga armiqtë kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".