Prokuroria Speciale veç në letër, e dizajnuar për ta dështuar luftimin e krimit të organizuar

Prokuroria Speciale veç në letër, e dizajnuar për ta dështuar luftimin e krimit të organizuar
Prokuroria Speciale veç në letër, e dizajnuar për ta dështuar luftimin e krimit të organizuar

Hasan Preteni

  • 22 June 2024 - 09:05

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Nëse kemi prokurori Speciale e pse nuk kemi edhe Gjykate Speciale për ti gjykuar aktakuzat e tyre. Cirk organizativ i qëllimshëm. Nga formimi i kësaj prokurorie nuk ka pasur asnjë aktakuzë që ka përfunduar me aktgjykim dënues, mos të flasim për konfiskime. Prokurorët e kësaj prokurorie paguhen më mirë se prokurorët tjerë. Marrëveshja është risi në këtë luftën e tyre kundër krimit. Të gjithë të pranojnë fajin dhe dënimet.

-Me çka merret Prokuroria Speciale, çfarë rastesh dhe si përfundojnë ato! Formimi i kësaj prokurorie ishte dështimi më i madh i politikës. E formuan këtë prokurori me qëllim të frikësimit të kundërshtarëve politik, e formuan për të krijuar përshtypjen se këtu do të luftohet krimi i organizuar. Ku përfundojnë këto aktakuza, në gjykatat themelore. Absurd i llojit të vetë. Në gjykatat themelore dërgohen aktakuzat nga prokuroritë themelore edhe nga prokuroria special. Nëse kemi prokurori Speciale e pse nuk kemi edhe Gjykatë Speciale për ti gjykuar aktakuzat e tyre. Cirk organizativ i qëllimshëm. Nga formimi i kësaj prokurorie nuk ka pasur asnjë aktakuzë që ka përfunduar me aktgjykim dënues, mos të flasim për konfiskime. Prokurorët e kësaj prokurorie paguhen më mirë se prokurorët tjerë.

Marrëveshja është risi në këtë luftën e tyre kundër krimit. Të gjithë të pranojnë fajin dhe dënimet. Tani do të fillojnë të mos akuzojnë askënd nëse ata paraprakisht betohen në Zot apo në anëtar të familjes. Mjafton të betohen ; " Pasha Zotin nuk ka me vjedhë më" nuk ka dënime e as konfiskime. Vodhi kush vodhi, tani e tutje as nuk do të procedohen nëpër gjykata. Mjafton betimi apo pranimi dhe kaq. Dënimet me kusht edhe atë për dy vite, mirë shumë, pas dy viteve prapë, një vjedhje dy vite pushim. Të vjedhin mjaftueshëm që të mos kenë nevojë të punojnë dy vite. E këto gjobat nga 1000 euro, kjo do ti bankrotoj të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".