Në ethe zgjedhore, ish pushtetarët përsëri riaktivizohen me matrapazllëkun e listave të veteranëve

Në ethe zgjedhore,  ish pushtetarët përsëri riaktivizohen me matrapazllëkun e listave të veteranëve
Në ethe zgjedhore,  ish pushtetarët përsëri riaktivizohen me matrapazllëkun e listave të veteranëve

Naim Miftari

  • 31 July 2024 - 07:54

Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

Numri i veteranëve rritet sepse shumica janë veteran të rrejshëm, dhe kjo ka ndodhur pasi partive të ish pushtetit ju duhen vota. Tani pasi që e kanë në dispozicion gjyqësorin, prokurorinë, deri edhe Gjykatën Kushtetuese, Qeveria e Kosove është e pafuqishme për të bërë më shumë, pasi që ato këshillat që janë formuar nga ish pushtetarët e korrupsionit kanë ndërtuar sisteme kinse shtetërore por që e mbrojnë njëra tjetrën, e mbroj interesin e bosëve të tyre që i kanë vendosur në ato poste.

-Le ta marrim për shembull OVL-në, dihet se janë vetëm lodër e PDK- AAK, Nismës, e deri diku edhe të LDK-së . OVL nuk e mbron interesin e veteranëve të vërtetë por aty ka zyrtar debila e pa kurrizor që nga pas lufta marrin mijëra euro rroga koti, dhe normal se e mbrojnë tash opozitën dhe punojnë me urdhra nga PDK-AAK e të tjerë.

Aq më pak kur e dinë se s’ka prokuror as gjyqtar që guxon me marr me veteran e me komandantë të rrejshëm, me profitera të luftës. Ishte një prokuror i guximshëm por e ndoqën deri në Amerikë. Pasta, të gjitha këshillat PDK- LDK- AAK si KPK,KGJK, e deri në Gjykatë Kushtetues i kontrollojnë PDK, LDK dhe më pak AAK. Njësoj është edhe te sindikata e arsimit, sindikata e gazetarëve, e minatorëve, e policëve, punëtorëve, mjekëve..... jo që nuk janë sindikata që i mbrojnë punëtorët e anëtarësinë e vetë por janë sindikata të Mafies që i mbrojnë dhe i zbatojnë urdhrat nga shefat e tyre prej opozitës e cila disa ( sindikalista) nga pas lufta i ka bërë multi milonera, sa ishin vetë në pushtet PDK, LDK, AAK. Normal se këto këshilla e sindikata mbrojnë interesin e Mafies politike e politikanëve të korruptuar që i kanë sjellë në ato pozita dhe mbroj interesin e tyre material.

UÇK-ja maksimalisht i ka pasur 14.600 ushtar, nga ata luftëtar të luftës, pos dëshmorëve tanë nuk dalin as dhe 2000 luftëtar të betejave që janë gjallë sot në Kosovë. Veteranët e rrejshëm që kurrë nuk kanë qenë ushtarë të UÇK-së por janë veteran, janë militantë politik. Ka edhe njerëz, individ të varfër që e kanë shitur dhe e shesin edhe sot votën e tyre politike, edhe votat familjare për 170 euro. Kam parë asi lloj veteranësh të rrejshëm, veteran edhe para meje në listë që gjatë luftës jo që s’jan kanë në luftë por kanë penguar, sabotuar. Dhe ka njerëz që i njoh që më thoshin në vitet 98-99 largojeni UÇK-në nga fshati apo qyteti se na kall Serbia me raketa nga Nishi na bënë rrafsh me tokë. Pra ishin njerëz pa kurrizor që kurrë as në ëndërr nuk kanë qenë luftëtar, pjesë e luftës dhe nuk kanë qenë kurrë me UÇK- në e sot disa i ke veteran të zjarrtë e disa edhe punojnë nëpër OVL-të. Dhe sot pas 24 vitesh pas lufte vishen ditën edhe me uniformë të UCK-së, i sheh ndoshta edhe tek flenë me uniform sot në vitin 2024 . Kemi sot dëshmor të rrejshëm në Kosovë të shkruar me dëshmitar, me lidhje, me pare, përmes amoralitetit e me njoftësi politike që një dit pas luftës në Mitrovicë na kanë vrarë dy ushtar tan të UÇK- së, ushtar të pa armatosur dhe të pa fajshëm të UÇK-së. Sot dëshmor janë dy ushtarët tanë të vrarë në pritë por fatkeqësisht dëshmor në lista janë shkruar më vonë edhe vrasësit e tyre.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".