Me ndikimin dhe provokimet serbe nga Maqedonia e Veriut rrezikon të ndizet flaka e luftës në Ballkan

Me ndikimin dhe provokimet serbe nga Maqedonia e Veriut rrezikon të ndizet flaka e luftës në Ballkan
Me ndikimin dhe provokimet serbe nga Maqedonia e Veriut rrezikon të ndizet flaka e luftës në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 03 August 2024 - 19:39

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
 
Maqedonia e Veriut është bërë me qeverinë aktuale sllavo nacional shoviniste të VMRO-së, në koalicion me një parti turko-shqiptare, një vasale e shtetit serb. Nuk është këtu fjala vetëm për policinë serbe që këto ditë ka kaluar kufirin dhe po vepron në këtë shtet, por edhe për raportet në shumë fusha dhe nënshtrimi ndaj politikës serbe. Maqedonia Veriore në shumë fusha e me shumë veprime, kudo po del në një pozitë të varur nga Serbia.

-Sllavomaqedonët janë duke shkuar nga nënshtrimi ndaj Serbisë. 
Po fillon ripushtimi nga Serbia  i kësaj pjese, si pikësynim i realizimit të botës sllavo-serbe. Këtë botë po e dëshiron edhe qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut.  Shkupi me qeverinë e VMRO-s në fakt ka arritur ta shkelë tërë Marrëveshjen e Ohrit. Tash nuk është vetëm çështja e rrezikimit të shqiptarëve nga Kosova, duke i kapur dhe arrestuar, si në Serbi, por edhe të vetë pjesës së kombit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Mos respektimi i partisë së parë të popullit të dytë për nga numri i popullsisë formuese të shtetit, respektivisht të BDI-së, tregon se aty  ka rrëshqitur shteti në një pozitë nënshtruese ndaj Serbisë. Këtë e ka bërë më të qartë edhe pranimi i partisë inekzistente serbe në qeveri, duke e bërë Zëvendëskryeministër një serb, me ideologji nacional shoviniste. Marrëveshja e Ohrit u shkel.

BDI po kërkon riorganizimin territorial të shtetit maqedon. Në diskutim është modeli belg dhe Irlandez. Modeli belg është model federativ i ndërtimit territorial dhe është shumë më i afërt dhe më mirë i zbatueshëm edhe për këtë shtet multinacional. Shpresoj se ky model do të zgjidhet nga BDI dhe me këtë model do të del para faktorit relevant të organizimit të shtetit në Maqedoninë e Veriut.
Duhet thënë gjithashtu se partia e dytë e popullit të dytë për nga madhësia në Maqedoninë e Veriut, që u futë në koalicion me

VMRO-në, nuk është e mbështetur në realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Kjo parti në pushtet pa të drejtë u fut në koalicion. Ajo po lejon sllavo maqedonët të veprojnë në drejtim të krijimit të kushteve që ky shtet të bashkohet me shtetin serb. Kjo është e pa pranueshme. Në Maqedoninë e Veriut nuk duhet lejuar asnjë organ serb të vepron. Çdo lëshim në këtë drejtim shpie te lufta. Ky shtet është boshti i tërë paqes a luftës në Ballkan. Në Maqedoni të Veriut do të ndizet flakë i tërë Ballkani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".