Lexoni edhe:
Shërbimi sekret serb dhe ai maqedon kanë gisht në skandalin diplomatik me provokimet e pista kundër Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Edhe polarizimi në mes partive politike në Kosovë, ku qartazi shihet paraqitja e tyre më medie të shkruara dhe elektronike, po ngjason ngapak në Luftë Speciale-Hibride propagandistike .Gjuha e urrejtjes vetëm sa e eskalon situatën edhe ashtu eskaluese në veri të vendit nga protagonistet e çetnikizmit dhe terrorizmit në pushtetin e sotëm të Serbisë. Kjo logjikë sa më parë duhet flakur, së iu shkon përshtati atyre që po bëjnë luftë kundër shtetit të Kosovës, përmes Asociacionit famoz të komunave më shumicë serbe. Baza e Luftës Speciale- Hibride është futja në përdorim të dezinformatave siç po i përdorë Serbia kundër Kosovës.
Do të elaborojmë pakë sa një temë komplekse, e cila shumë është aktualizuar kohën e fundit. Nuk është i zakonshëm si term-Lufta Speciale- Hibride, që së vonë ka hy në diskurset publike në botë. Lufta Speciale- Hibride i referohet përdorimit të disa formave të luftës , duke përfshi edhe luftën ne fushën e informacionit, ose narrativeve që krijohen për çështjen, dhe po ashtu elementeve të tjera përcjellëse të luftës. Luftë Hibride, është nocioni më gjithëpërfshirës që është përdorur deri më sot në lidhje me këto veprime, ngase, me globalizmin, tashmë, është zgjeruar evolucioni i luftës, duke kaluar, nga fusha e betejës, ku, taktikat dhe asimetria e dinakërive luftarake kanë ndryshuar në forma të tjera shumë të sofistikuara. Ballkani perëndimor si rajon ende i pa stabilizuar më probleme etnike, është ambient i përshtatshëm për luftëra hibride.
Lufta në ishJugosllavi, është një shembull i kësaj metode të luftës , ku pos forcave të rregullta ushtarake kanë marrë pjesë edhe formacionet e armatosura paramilitare, si të Arkanit, kapiten Draganit, të Sheshelit etj. Edhe informimi ka qenë i formës raciste, gebelsiane të cilën e ka përdorë Serbia e Millosheviqit. Edhe pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, shteti I Kosovës po kontestohet nga Serbia , e cila po zhvillon luftë hibride . Edhe shtetet e mëdha, por sidomos shtetet e vogla mund të jenë arenë e këtyre luftërave , dhe mu për këtë duhet një syqeltësi e madhe e organeve përkatëse të Kosovës, në vlerësimin e rrezikut dhe pasojat që mund të sjellë kjo formë e luftës nga Serbia e ndihmuar nga Rusia. Në formën e luftës hibride hynë edhe aktivitetet e terrorizmit, siç e preferuan presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe Millan Radojqiqi në aktin terrorist të Banjskës për pushtimin e veriut të Kosovës. Ishte ky një veprim agresiv i Serbisë, që u ndalë nga organet tona, i cili edhe u gjykua nga bota demokratike, por që për fat të keq nuk u ndërmorën masat ndëshkuese karshi këtij terrorizmi serbomadh ndaj Kosovës sovrane.
Kërcënimet e vazhdueshme për përdorimin e forcave ushtarake në Kosovë, dhe ofensiva diplomatike afatgjate e Serbisë kundër njohjes së Republikës të Kosovës nga shtetet tjera, depërtimet e terroristëve serb në territorin e Kosovës, dhe propaganda për ti komprometuar shqiptarët dhe shtetin e ri të Kosovës, hyn në kuadër të luftës hibride e cila po zvilohet . Edhe sondazhet por edhe zgjedhjet nacionale e lokale në Serbi, konfirmuan së pjesa dërmuese e serbëve është e mendimit se Serbia duhet të luftojë për ta ripushtuar Kosovën. Sloganet dhe ikonografia fashiste serbe në qytetet e Serbisë,më lartësimin e krimineleve të luftës , është tregues së ky shtet ka mbetur më logjikën e shekullit të kaluar, që solli gjakderdhjen më të madhe në ish-Jugosllavi, pas Luftës se Dytë Botërore. Ishte kjo logjikë pretenduese e pushtuese, për realizmin e projektit fashist për Serbi të Madhe. Edhe polarizimi në mes partive politike në Kosovë, ku qartazi shihet paraqitja e tyre më medie të shkruara dhe elektronike, po ngjason ngapak në luftë hibride propagandistike .Gjuha e urrejtjes vetëm sa e eskalon situatën edhe ashtu eskaluese në veri të vendit nga protagonistet e çetnikizmit dhe terrorizmit në pushtetin e sotëm të Serbisë. Kjo logjikë sa më parë duhet flakur, së iu shkon përshtati atyre që po bëjnë luftë kundër shtetit të Kosovës, përmes Asociacionit famoz të komunave më shumicë serbe. Baza e luftës hibride është futja në përdorim të dezinformatave siç po përdorë Serbia kundër Kosovës. Fatkeqësia e këtij rajoni, por edhe e vetë Serbisë, qëndron në faktin se nacionalizmi serbomadh është një koncept perandorak, që nënkupton zgjerimin e territorit dhe ndikimit më dhunë, e që nuk do të lejohet nga bota demokratike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".