Çfarë lideri na duhet në këto kohëra të vështira?

Çfarë lideri na duhet në këto kohëra të vështira?
Çfarë lideri na duhet në këto kohëra të vështira?

Fadil Maloku

  • 05 August 2024 - 09:30

 

Shkruan: Sociologu –Fadil Maloku

 Kur dikujt i jepet më shumë pushtet sesa që ai në të vërtetë mund ta bartë mbi supet e tija, atëherë te i njëjti mund të shfaqen pritshmëri evidente, synime e madje edhe ambicie shumë të rrezikshme e të sëmura që lehtësisht mund të shndërrohen në megalomani e sjellje asociale që sociologjia e njohjes i njeh edhe si patologjike. Në fakt, ky tip lidershipi me prirje e para dispozita të sëmura duke bërë përpjekje sistematike për të përmbushur pritshmëritë e tija jorealiste e shumë herë edhe somnabule, është i gatshëm pa përtesë e pa shumë hamendje edhe të konvertoj në konflikte e konfrontime…madje edhe apokaliptike për grupin, klanin, entitetin e për kombin e shtetin që i takon.

 Në sociologjinë e njohjes, një lidership i këtij kalibri dhe kësaj prirjeje kur aspiron pushtet absolut (pra, pushtet që nuk delegohet por thjesht "pushtohet" me alarme populiste) gjasat për për dëme të brendshme kolaterale shkaku i mbi kompensimit të fuqisë politike, jo vetëm që shtohen por bëhen reale e madje edhe të rrezikshme si për demokracinë ashtu edhe për shtetin e atij vendi.

 Thënë më thjesht; lideri autokratik kur e dëshiron nivelin e aspiruar të pushtetit, në personalitetin e tij zakonisht shfaqen simptomat e mbidozës sl vetëbesimit dhe të pa konkurrencës elektorale…Simptome këto që (dosido; nuk delegohen por, "pushtohen dhe mirëmbahen" sistematikisht përmes propagandës së dhunshme hibride mediatike) në fakt përmbajnë probabilitet të lartë e të theksuar të mbikompensimit për ndjenjën e vetëkontrollit të brendshëm, e që na dëshmojnë për defektet dhe mangësitë që i njëjti i ka amputuar gradualisht gjatë procesit të transformimit të tij nga një individ i thjesht në një personalitet autokrat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".