Kërkesat e sërishme të opozitës për dorëheqje të Kryeministrit për ta quar vendin në zgjedhje të reja janë edhe një çmenduri e radhës

Kërkesat e sërishme të opozitës për dorëheqje të Kryeministrit për ta quar vendin në zgjedhje të reja janë edhe një çmenduri e radhës
Kërkesat e sërishme të opozitës për dorëheqje të Kryeministrit për ta quar vendin në zgjedhje të reja janë edhe një çmenduri e radhës

Gani Qarri

  • 06 August 2024 - 16:27

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Duke qenë se partitë e inkriminuara opozitare, nuk kanë mundur ta formojnë asnjë qeveri pa "aminin" e Vuçiqit dhe "listën serbe", tani ato janë qua peshë dhe po kërkojnë edhe nga Presidentja, që ta caktojë para kohe, datën e zgjedhjeve, ani pse Presidentja e vendit, Dr. Vjosa Osmani tanimë i ka filluar bisedimet dhe ka deklaruar publikisht se në afatin më optimal ligjor, do ta caktojë edhe datën e zgjedhjeve.

 

Pas miratimit të projektit më famoz të pasluftës, për ngritjen e memorialit dhe muzeut historik të luftës së Familjes heroike Jashari, me një projekt prej 8 milion eurosh, i cili, përveçse do ta shpjegoj e dëshmojë historinë më të re, edhe do të kthehet në monument legjendar dhe vërtetë historik, për kombin dhe të gjithë shqiptarëtkudo, kërkesave të kryeministrit Kurti për hapjen e Urës së Ibrit, pastaj koordinimit me Maqedoninë e Veriut për hapjen e tunelit dhe ndërtimin e Rrugës Prizren-Tetovë, mbylljen e pikave ilegale serbe të karburantit dhe 9 Zyrave të postës së Serbisë në qytetet veriore, si dhe stabilizimit komplet të gjendjes në veri të Kosovës, kanë bërë që opozita të kalojë në fazën më ekstreme të çmendurisë, nga frika, se në zgjedhjet e radhës, do ta thyej qafën tërësisht dhe rrokulliste në greminën më të thellë të mundshme, të groposur vet, tash e sa kohë, ku edhe ka ardhur momenti që të fundoset përfundimisht.

Prandaj kërkesat e serishme të opozitës për dorëheqje të Kryeministrit të Kosovës, për ta quar vendin në zgjedhje të reja, janë çmenduria e radhës e një fushatë tërësisht të pa kuptimtë dhe me karakter qesharak elektoral, krejt të pa kohë dhe tepër të hershëm, pasi që presidentja e vendit është akoma në afat kushtetues për kërkimin e datës më të përshtatshme për zgjedhjet e rregullta, dhe ka kohë edhe mese një muaj, që të vendosë për datën e zgjedhjeve. Të tri partitë politike në opozitë, të cilat që të tria, kanë hallin e njëjtë, pra atë të humbjes edhe më të madhe në zgjedhjet e ardhshme, që do të ishte katastrofale për to, përsëri kanë lëshuar deklarata të thata, përmes zyrtarëve të tyre miop, sipas të cilave zgjidhja më e mirë, dhe rrugë më e shpejt, drejtë e shkuarjes në zgjedhje të reja do të ishte dorëheqja e Kryeministrit, pa dhënë asnjë argument, me arsyen e shpifur, sipas tyre se nuk po di ta Qeverisë vendin! Krejt kjo çuarje peshë e opozitës së inkriminuar, me një kërkesë të tillë kaq absurde, dëshmon frikën e pashërueshme, që i ka kapluar aq fort ish pushtetarët e inkriminuar, tani në opozitë, për një humbje akoma më të thellë në zgjedhjet e radhës dhe mandatin që vjen, gjë që do të nënkuptojë fundosjen e tyre afatgjatë. Por nga kampi i partisë në Pushtet, e cila si gjithnjë, sa u takon zgjedhjeve ndjehet fituese e sigurte e tyre dhe e ka luksin ti marrë gjërat me qetësi, kanë theksuar me të drejtë, se e para e vendit ka në dispozicion më shumë se një muaj të plotë kohë, për ta shpallur datën e zgjedhjeve. Madje siç dihet mirëfilli, konsultat kanë filluar një muaj para afatit, dhe nga Presidentja do të provohet të gjendet koha me e përshtatshme e mbajtjes së zgjedhjeve, me qetësi, duke mos shkelur me asnjë veprim as mënyrë, afatet kushtetuese. Deputeti i VV-së Adnan Rrustemi, ish anëtar i KQZ-se dhe tani kryetar i komisionit të ligjeve , thotë se presidentja Vjosa Osmani do të vazhdojë më tej konsultimet me partitë politike edhe në një raund tjetër për caktimin e datës së zgjedhjeve sepse para nesh gjendet kohë e mjaftueshme, dhe nuk ka nevoje për të nxituar dhe shkuar në zgjedhje të parakohshme. “Në bazë të ligjit për zgjedhje presidentja konsulton partitë politike, dhe pastaj, u përket partive politike të përcaktojnë përfaqësuesin e tyre për të shprehur qëndrimin në këto takime”, deklaroi ai. Rrustemi sqaroi se ai ka qenë për një kohë të gjatë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe e di mirë që presidentja ka edhe më shumë se një muaj në dispozicion për t’u konsultuar për këtë çështje, pasi që data e zgjedhjeve nuk duhet të jetë më vonë se katër muaj, para datës së caktuar. Kurse siç dihet tanimë, dita e zgjedhjeve mund të caktohet në njërën nga katër datat e paralajmëruar tashmë”, u shpreh Rrustemi duke cituar edhe rregullin përkatës lidhur me këtë çështje:

“Rregullimi kushtetues ka përcaktuar 60 ose 30 ditë para përfundimit të mandatit, që nënkupton prej 26 janarit deri me 16 shkurt janë datat e mundshme për t’u caktuar si datë e zgjedhjeve” ka deklaruar ai. Mirëpo opozitës së inkriminuar, nga frika që u ka hy në bark, deri te papagalli Gazmend Muhaxheri, se Qeveria Kurti do ti realizojë edhe projektet e sapo publikuara tejet madhore, për opinionin dhe qytetarët e Kosovës, nuk është duke i pëlqyer fare, që mandati i Qeverisë Kurti të shkojë deri në fund ndaj dhe kanë dalë me kërkesën më absurde, që kryeministri i Kosovës Albin Kurti "të jap" dorëheqje, vetëm pse i vetmi kryeministri Kurti, po e udhëheq Kosovën, pa "listën serbe". Dhe duke qenë se partitë e inkriminuara opozitare, nuk kanë mundur ta formojnë asnjë qeveri pa "aminin" e Vuçiqit dhe "listën serbe", tani ato janë qua peshë dhe po kërkojnë edhe nga Presidentja, që ta caktojë para kohe, datën e zgjedhjeve, ani pse Presidentja e vendit, Dr. Vjosa Osmani tanimë i ka filluar bisedimet dhe ka deklaruar publikisht se në afatin më optimal ligjor, do ta caktojë edhe datën e zgjedhjeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"