Lexoni edhe:
FSK-ja me hapa të shpejtë drejtë anëtarësimit në NATO
Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari
Ne nuk pamë se miqtë tanë ishin të shqetësuar atëherë sikurse që janë sot kur Qeveri jo e shantazhuar as e korruptuar po shtrin sundimin e ligjit në tërë territorin shtetëror të Kosovës. Ndaloj vrasjet, ndaloj kontrabandën, ndaloj pastrimin etnik, ndaloj naftën Ruse, ndaloj armët ,ndaloj laboratorët e drogës për tërë Evropën. Kjo po i shqetëson ambasadorët e shteteve mike.
FSK-ja me hapa të shpejtë drejtë anëtarësimit në NATOLexoni edhe:
Shqetësimi i QUINT-it për mbylljen e postave ilegale ishte pothuajse i njëjti ,,shqetësim i miqve tanë edhe për tabela, për dokumentet ilegale, për dinarin. Ky shqetësim kuptohet pasi ishte NATO- KFOR-i Francez që me 16 qershor ndau veriun e Kosovës dhe ja dorëzoj në dorë të krimenëlve të luftës që u mblodhën në veriun e Kosovës. Interesant nuk e pamë këtë shqetësim të ndërkombëtarët siç e kanë sot që nga 1999 gjerë 2021 nuk patën ,,miqtë" tan shqetësim as me 2 e3 shkurt vitit 2000 kur serbët të ndihmuar direkt nga ushtria e KFORit francez në veri e ndihmuar edhe nga naivitetit i agjentëve të tyre shqiptarë, agjentë të shërbimit sekret të DGSE Franceze si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku, kur Serbët bënë pastrim etnik në veri të Kosovës duke vrarë dhjetëra civil e plagosur qindra të tjerë. Askush nuk u shqetësua kur u ndoqën 15.000 civil, qytetar etnik shqiptar nga veriu. Ne nuk pamë se miqtë tanë ishin të shqetësuar atëherë sikurse që janë sot kur Qeveri jo e shantazhuar as e korruptuar po shtrin sundimin e ligjit në tërë territorin shtetëror të Kosovës. Ndaloj vrasjet, ndaloj kontrabandën, ndaloj pastrimin etnik, ndaloj naftën Ruse, ndaloj armët ,ndaloj laboratorët e drogës për tërë Evropën. Kjo po i shqetëson ambasadorët e shteteve mike. Është e kuptueshme me shqetësuar ambasadori Francez në Prishtinë pasi pjesë ripushtimit të veriut ishte pikërisht Franca me ushtrinë e saj 100% pro serbe në veriun e Kosovës. E kuptoj edhe kur shqetësohen Rusët, Kinezët, Koreja, Kuba ...por nuk i kuptoj fare kur shqetësohen ambasadorët Amerikan, Gjerman , Italian, Britanez .
Këtë nuk e kuptoj edhe pse i kuptofshim ata ndërkombëtare që dikur, gjer në 2021 ishin vet të implikuar në korrupsion dhe në kontrabandë në veriun e Kosovës . Kosova shteti i jonë jo vetëm për urën e turpit që e kanë bërë vetë shtetet e QUINT-it 1999-2000 por për asnjë punë që është me rëndësi jetike për shtetin ton nuk duhet me i pyet miqtë tanë normal me fol me ta duhet por jo me i dëgjua pasi pikërisht këto,, shqetësime e ankesa ,,të miqve" po e forcojnë prezencën e shtetit, Serbinë në Kosovë. Prandaj çdo gjë që nuk është sipas ligjit të shtetit tonë duhet të ndalohet, të mbyllet dhe të ndiqet me ligj shtetet e QUINT-it duhet me kuptua se në Veri të Kosovës ka mbaruar koha e dy dekadave, koha kur Beogradi sundonte me ligjin e rojeve të urave, ligjin si rrahjet, ndjekjet, djegiet, vrasjet, dhunimet, .krime të bëra nga kriminelët serb të ndihmuar në heshtje nga aleatët e tyre ndërkombëtar, ka mbaruar koha kur ambasadat e ndërkombëtarët sillnin në krye të qeverisë dhe në komunat e veriut pushtetar të korruptuar e agjentë të tyre për ti bindur qytetarët shqiptar që të heqin dorë nga tokat e Rankoviçit, nga veriu i Kosovës nga pronat e vërteta të tyre autoktone në veri, nga historia e tyre që edhe Isa Boletinin donin ta varrosnin në Shqipëri dhe jo në veri, në fshatin e tij në Boletin . Kosova dhe ne të gjithë duhet ta kuptojmë se nuk ka askund në botë miqësi të përjetshme në botë, ka vetëm interes të përjetshëm!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".