Lexoni edhe:
Koha e fundit për pastrimin e skenës politike
Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi
Kjo qasje politike e bashkësisë ndërkombëtare është e pa arsyeshme dhe jo logjike. Kur BE dhe Amerika thotë së hapja urës është temë e dialogut atëherë shtrohet pyetja logjike , pse nuk u hap ura deri më tash edhe për automjete kur kishin një marrëveshje të tillë , për “rivilatizim të urës”? Ku sipas njoftimit zyrtar të BE-së, projekti i revitalizimit të urës do të përfundojë më 17 janar 2017, ndërsa për qarkullim ura do të jetë e lirë nga data 20 janar 2017. Është shumë e logjikshme thirrja që ju bë serbëve në veri nga kryeministri , Albin Kurti për të shpjeguar së ura i bashkon njerëzit, se ajo i shërben tolerancës së ndërsjellë, e jo izolimit për qëllime meskine politike të Aleksandër Vuçiqit.
Aktualizmi i hapjes apo mos hapjes të urës mbi lumen Iber, që e ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu është e pa drejtë nga ana e BE-së dhe Amerikës. Duket ashiqare së gjithë kjo zhurmë në shikim të parë për asgjë, ka prapavijë e caktuar politike për të bërë faktike ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, që bije ndesh më multietnicitetin që e kanë përqafuar vetë bashkësia ndërkombëtare me Planin e Marti Ahtisarit .
Koha e fundit për pastrimin e skenës politike Lexoni edhe:
Si të kuptohet ndryshe gjithë ky presion politik mbi Kosovën nga faktori ndërkombëtar, dhe gjithë ky ledhatim i Serbisë të Vuçiqit, si sponsor të destabilizmit të veriut të vendit që nga pas lufta. Presidenti serb, po refuzon çdo propozim të BE-së dhe të Amerikës kur bëhet fjalë për zhvillimin e dialogut , duke mos zbatuar marrëveshjet e Brukselit dhe veçmas aneks marrëveshjen e Ohrit. Ky diskurs i ri politik i BE- dhe Amerikës karshi Serbisë më hipotekë të gjenocidit nuk është manipulim nëse thuhet së ka një ndryshim të interesave gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan. Pse gjithë ky vurmak nga BE-ja në fajësimin kujdestar të Kosovës dhe gjithë ky tolerim karshi Vuçiqit, një eksponenti të kriminelit të luftës dhe të terrorizmit shtetëror në Banjskë? Më duket se nga ky kënd edhe duhet eleboruar temën e hapjes së urës mbi Ibër, se jo ti jepet zjarr, se hapja e eskalon situatën në veri të vendit. Uratë shërbejnë për bashkëpunim midis popujve e jo për izolim. Kjo qasje politike e bashkësisë ndërkombëtare është e pa arsyeshme dhe jo logjike. Kur BE dhe Amerika thotë së hapja urës është temë e dialogut atëherë shtrohet pyetja logjike , pse nuk u hap ura deri më tash edhe për automjete kur kishin një marrëveshje të tillë , për “rivilatizim të urës”? Ku sipas njoftimit zyrtar të BE-së, projekti i revitalizimit të urës do të përfundojë më 17 janar 2017, ndërsa për qarkullim ura do të jetë e lirë nga data 20 janar 2017. Është shumë e logjikshme thirrja që ju bë serbëve në veri nga kryeministri , Albin Kurti për të shpjeguar së ura i bashkon njerëzit, se ajo i shërben tolerancës së ndërsjellë, e jo izolimit për qëllime meskine politike të Aleksandër Vuçiqit. Bashkësia Ndërkombëtare po e izolon Kosovën, të cilën edhe e ndëshkojë më masa ekonomike, dhe tërthorazi po e përkrahë regjimin kriminalë të Vuçiqit, i cili haptazi ka dalë kundër botës perëndimore , e pro Rusisë dhe Kinës. Serbia nuk iu bashkëngjitë embargos ekonomike ndaj Rusisë pas invazionit ushtarakë të Putinit mbi Ukrainën sovrane. Serbia mori aksion ushtarakë në krye më Radojçiqin në Banjskë për të ndarë më dhunë veriun e Mitrovicës nga jugu, dhe pos vërejtjeve gojore nga BE-ja, Vuçiqi nuk mori asnjë ndëshkim tjetër që është pritur, dhe Serbia as që po e ekstradon terroristin Radojçiq organeve përkatëse të Kosovës. Shtrirja e sovranitetit dhe mbrojtja e integritetit territorial , është legjitime për çdo shtet sovran dhe demokratikë në botë. Kjo për çudi nga faktorit ndërkombëtar po bëhet e diskutueshme, siç po bëhen të diskutueshme edhe kufijtë shtetëror legjitim të Kosovës. Nuk u luftua që ti falet territore Serbisë fashiste, por u luftua dhe u sakrifikua që shqiptarët pas shumë vitesh robërie të jetojnë të lirë në tokat e tyre stërgjyshore. Të bëhet gjithë ky reagim ndaj Qeverisë të Kosovës në synimin e hapjes të urës dhe të mbylljes të Postës Ilegale të Serbisë në Kosovë, duke akuzuar atë për veprime të njëanshme dhe të pa koordinuara së gjoja po e rrezikojnë stabilitetin në veri, nuk kanë bazë. Me çka dhe për çka po e destabilizojnë? Deklarimet e tilla e yshtin pushtetin shovinist të Beogradit dhe strukturat ilegale kriminale serbe në veri në krye më Listën Serbe, për të ndërmarrë ndonjë aksion tjetër terroristë si ai i Banjskës. Më 17 korrik, kryeministri i Kosovës e ngriti çështjen e hapjes së saj në një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, pas të cilit tha se “askush nuk mund të thotë se kjo nuk është një gjë e mirë dhe korrekte”. Qeveria e Kosovës javën e shkuar i paraqiti QUINT-tit një plan për hapjen e urës mbi lumin Ibër, e cila që nga përfundimi i luftës shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare. Qeveria tha se "liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, por përkundrazi, ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian”.Hapja e urës është problem i stisur i Beogradit zyrtar, për zhbërjen përfundimtare të shtetësisë të Kosovës. Kosova është bashkëpunuese më ndërkombëtar, por jo diktatin që cenon pavarësinë e Kosovës. Qeveria dhe kryeministri përkundër trysnisë të pashembullt, duhet të ndërmarrin hapa më kujdes dhe mençuri .Ndoshta do ishte mirë një pritshmëri e afatizueme, por assesi e pafundme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".