URA E IBRIT KANCER I KONCEPTUAR PËR INTERESA NEOKOLONIALE

URA E IBRIT KANCER I KONCEPTUAR PËR INTERESA NEOKOLONIALE
URA E IBRIT KANCER I KONCEPTUAR PËR INTERESA NEOKOLONIALE

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 12 August 2024 - 18:49

Shkruan: Hakif Bajrami

“Avropa vetëm turkut i frigohët;Ne shiptarët e pshtuam Evropën me 54 kryengritje.Prandaj po na e “kthen hakun” tue na e ngulur thikën pas shpine, siç na e nguli në Berlin më 1878, tue ia falë Serbisë gjkatare 714 katune dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit! Murat Xhakja më 1897

“Evrpa dhe Republika e Kosovës nuk shkojnë bashk”! Joshka Fisher shqiptarëve më 1999 Rambuje.

 

Elementët më indikkative për këtë janë qëndrimet më1878, më 1913, më 1919, më 1946, më 1999 me ndarjën e qytetit Mitrovicës (….), me emrimi i dy emisarëve të BE-s:Borel e Lajçak pikërisht nga shtetet që nuk na pranojnë pavarësinë e Kosovës. Lidhur me këtë, e rilexoj për të tretën herë librin: Rexhep Qosja, PAQJA E PËRGJAKSHME (një lloj ditari që e ka mbajtur sa ishte në Rambuje në shkurt-mars 1999), dhe seicilën herë duke e rilexuar zbulojë gjëra të reja, sepse është një proçesverbal i shkruar me besnikëri. Për shembull aty përshkruhët fakti se M. Ollbrajt bisedon me palën serbiane 60 minuta, palë ajo që në mbramje këndonte. Ndërsa me delegacionin e Kosovës 17 minuta. Delegacioni shqiptar në mbrëmje ankohej. Mbi të gjitha, më mbetët në tru se një pjesë e Delegacionit shqiptar ka: “hecë nepër prush me këmbë zbathur në Rambuje”, sepse e ka ditur se aty po vulosje fati i Kosovës!.

Ky realitet për faktin, se në Konferencën e Rambujes është nevoitur dituri diplomatiko teorike dhe praktike, për çështje të tilla ku vëndoset fati i kombeve. Dhe, kur i krahasojmë dokumnetet e Rambujesë me dokuemnetet e Delegacioneve shqiptare në Londër më 1913; në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946, atëherë e kuptojmë se jemi në pozita që i kemi sot. Pra neve na duhët Evropa e sidomos SHBA, ndërsa sa minuta na i japin neve e sa hasmëve tanë, është çështje që fjalimin e Lamberto Dinit, Madlin Olbrajt dhe Joshka Fisher duhet ta mbatin ekspertët e diplomacisë me: prefiksa, infiksa dhe sufiksa. Po është praktik se në këso tubimesh flitet pak, por diplomatët e karirerës përgatitën intenzivisht sepse janë koshinet se ndikojnë në krijimin e historisë.

Për delegacionet shqiptare shtrohet pyetja, kreativitetin historik a e meritojnë. Në bazë të krahasimit të dokumenteve buron fakti se pjesa më e madhe e delegacioneve shqiptare, ka shkuar nepër kuvende ndërkombëtare, me duar në xhepa. Pra, vetëm duke e njohur vetvetën ne mësojmë se jemi nga njëherë popull i pafat dhe me fat. Dhe në këso tubimesh, nuk pyetët fare titulli shkencor, apo pozita politike që ka individi. Por aty për aty vëndos dituria profesionale-dituria speciale. Dhe kur ia shtoi këtij realiteti thënjën e Kristofer Hillit se: “Në sallë është e mundur, se po na përgjon sherbimi informativ francez, me të cilët kemi probleme të mëdha”, atëherë del në shesh edhe përkushtimi i atyre përfaqsuesëve tanë, që janë ndrydhë e shtrydhë, pa die dhe pa pervojë të konferencave të tilla, gjithnjë duke mësuar se ku vlon uji në akull. Pra mbi të gjitha, duke lexuar librin e Akademik Qosjës dhe jo vetëm të këtij, hulumtuesi e kupton dhe të bjen në sy prepotenca e atyre që: kanë celuluar për celular; që nuk e kanë qelur gojën fare në Rambuje; që kanë folë “katër herë për dy muaj”, si Nastradini në odën pa derë e pa dritare. E theksova këtë abstraktim, për ta kuptuar populli në duar të kujtë ishim dhe mund të jemi. Prandaj, duhet menduar mirë e ngjeshur, kujt nesër ia dedikojmë votën dhe besimin, kujtë ia besojmë fatin tonë të qeverisë në shtetin e Kosovës, sepse ata që vlojnë ujë në akull mund ta kurdisin ndonjë urë të re, edhe aty ku nuk ka lum.

Të kuptohëmi, OKB më 14 dhejtor 1960 e aprovoi Rrezolutën nr 1514 për dekolonizimin e botës. Së këndejmi, po duket se çështja e Urës së Ibrit, po tregon pa mëdyshje se shumë shtete evropiane ende kanë derivate të kolonializmit në çarkullimin e tyre politik, ushtrak dhe diplomatik, sepse çdo gjë provojnë ta mbulojnë me të drejta të njeriut. Jo, sovraniteti shtetëror do të thot diçka më shumë se e drejta e njeriut. Kjo për faktin se shqiptarët e Kosovës e filluan Luftën Çlirimtare për çlirimin e Kosovës pa llogaritur se do të na ndihmonte NATO, për çka kombi shqiptar gjithëmonë do të jetë mirënjohës. Edhe më kjartë. Shqiptarët e Kosovës në shtetin e tyre, në Republikën e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk do t` i lejojnë veti, që të thonë se ja jemi me NATO-n, dhe mund të sillemi në shkallë anarkie ndaj minoriteteve. Jo kurrë, kjo nuk do të ndodhë. Por ata që nuk janë mësuar ta durojnë barazinë, derisia ata popuj që i kanë lazdruar, siç janë serbët, duhët të dihët se do të kanë me ta vështërsi; e si duhët t` i kthejnë në normalitet, e dijnë ata vet. Pra, në Kosovë nuk do të ndodhë ajo praktikë koloniale si janë siellur serbët me shqiptarë, derisa ishim të okupuar, derisa ishim koloni e Serbisë. Pra, bota e civilizuar duhet ta kuptojë çmimin tonë në luftën për liri dhe sovarnitet shtetëror që e emriton Kosova (Dardania që është kuptim shumë më i gjërë).

Po mbushën 50 vjetë që mirrëm me analiza politike, historike, diplomatike dhe filozofiko kulturore, por që kurrë nuk kamë pasur ndonjë funksion politik apo shtetëror. E vërteta, analizat e mia janë çështja shkencore kreative, të cilat nëse kanë ndonjë vlerë, dikush i përvetëson dhe ajo dituri trurore në vendet e varfura siç është Kosova, mbetët gjithëmonë e nepërkëmbur. Mbetët ashtu, sidomos në kohën e sotit, kur informata është bërë pronë edhe e analfabetëve, të cilët infromatën e kanë përdorur për format të xhepit. Të tillët që përvetësojnë informatat dhe nuk i japin llogari askujt, sepse nuk dijnë ta lexojnë drejtë se çka është përmbajtja e dokumenteve, e dokumenetët e tilla gjithëmonë krijojnë despotë dhe grabitës, prej të cilëve kombi shqiptar është lodhë tejmase, sepse ironia e padrejtësive jo vetëm që është zgjatë, por nuk ka shenja se padrejtësitë e kanë një fund.

1.T` i kthehemi Urës së Ibrit apo “Berlinit dy”

T` i kthehemi Urës së Ibrit, e cila është kthyer në shekullin XXI si një lloj Muri i Berlinit, para vitit 1990. Po, ka analiza shumë serioze që çështjën e Kosovës- sepse Serbia Urën e Ibrit don ta identifikojë me çështjën e Kosovës, e identifikojnë si pasojë të Konferencës Ramubjesë 1999, për Kosovën. Në rend të parë, ata që e projektuan Marrëveshjën e Rambujesë, kishin për qëllim interesin e tyre ushtrak, politik dhe strategjik, në rend të parë. Ndërsa, interesi i palës viktimë (shqiptarëve) ishte që të pranojnë me detyrim autonomin nën Serbinë me një premtim për referendum, që nuk u mbajtë kurrë, e të cilin ata që e kishin projektuar Marrëveshjën, lanë të drejta “legjitime” të vetkuptohët se: “Ne kujdesemi për shqiptar dhe ne gjysëm negociojmë dhe grantojmë se më nuk do të janë shqiptarët në pozitë aparthejdi, po duhet dhënë fund njëfar pushteti paralel”. Më dukët se kur e shtrojmë pyetjën: a e imponoi UÇK apo “pushteti paralel” Rambijenë, del se ky i dyti ka qenë kërkesë dominante e palës serbiane dhe e BE-s, sepse UÇK ishte bindje e Beogradit, madje edhe e BE-s, se UÇK do të shporrët me palnin “Toka e diegur”, “Koridorët Përplasëse” dhe “PATKOI”. E për këtë trinom planesh nuk dinte ose bëhej se nuk din diplomacia Perendimore. Pra, shqiptarët nuk duhet ta harrojnë se ishin dhe janë vënë në iluzione, se janë kah ndertojnë demokraci 1989-1999” (Thënje e Majorskit, diplomat rus). Aq më parë, vendimet e Konferencës Rambujes, duhet të lexohen dhe kuptohen kështu: kur flitët hapur për Marrëveshjën e Helsinkut 1975 po edhe për një vullnet të popullit, nocion ky që nuk kuptonte se a do të marrin pjesë në shprehjën e vullnetit të populit vetëm qytetarët e Kosovës, apo të tërë Serbisë(?), madje për të drejtat e nejriut, kur vinin diplomatët në Beograd, serbianët përëara ua venin ligjet e përkthyera. E spjegimi i përpiluesëve të ligjeve, ishte se e duan një Serbi në NATO, të shkëputur nga Rusia si qëndri shekncor,por qëndrimi politik fliste me një gjuhë krejtë tjetër. Prandaj ata që duan ta mësojnë pse Ura e Ibrit është bërë problem që përkrahët nga BE dhe SHBA, ata krejtë natyrshëm duhët ta mësojnë që Çështja minjerave të Trepçës, duhet nepër “vrimë të gjilpërës”, të mbtetët çështje shtetërore serbe, me të cilët shpresohet se pazargjinjët (ata që grabisin lëndë të para) do të kanë pasur dhe do të kanë pazare, pa hangjinë, por fuqia gjithëmon e fiton pazarin me hile. Kjo do të thot se Fuqitë Evropiane, do të mbesin pleqnarët e vërtetë të Çështjës që quhët Trepça Mines Limited. E ato fuqi konsideroheshin deri sa na u vu laku në fyt më 1878 dhe 1913… 1999: Anglia (Kuk), Franca (Vedrin), pa Gjermanin e bashkuar, pa Italinë e pasigurtë, se kujt i këndon në vesh Lamberto Dini. Po i theksojë këto çështje, sepse asnjë përfaqsues shqiptar në Rambuje, nuk i kishte të njohura dokuemnetet e Helsinkut, bile as që i kishte lexuar. Ldhur me këtë, ndoshta ndonjë diplomat i Shqipërisë i dinte, por: “nuk hyhët dhëndërr bedel”. Pra ishte ndie kjo fjalë cinike në: Lidhjën Shqiptare të Pejës dhe u përsërit në Rambuje, pa ekivoke, sepse dikush shkoi atje duke u shty me bryla politik, pa die profesionale, e cila ka zgjatë:1899-1999.

Ka plotë shkrime ku thuhet se bombardimet e NATO-s kanë ardhur si pasojë e mosnënshkrimit të palës serbe. Ka shkrime që shfaqin ekstremin tjetër se nënshkrimi i palës shqiptare ka qenë i imponuar, sepse imponuesit kanë pasë marrëveshje me agresorin, që të ndodhin disa ndryshime kozmetike, qoftë edhe duke “bërë manovra ushtrake për 78 ditë, e duke i hargjuar 81 miliardë dollarë. Unë mendoi në spektin shkencor se bombardimet e NATO-s kanë ardhur për t` i treguar NATO muskujt ushtrak, se ka përparësi teknologjike dhe ushtarke, ndaj palës kundërshtare siç ishte ish Pakti i Vrashavës (Risia si bajraktar), pakt ai jo pa shansa që të shkaktojë tragjedi botërore sepse disponon me bomba atomike e hidrogjenike, por edhe që sforson luftëra lokale dhe mejrim ekonomik nepër glob. Madje duke shfaqur hapur filozofi politike për: “Sovranitetin e kufizuar” të vendeve që duan liri sikurse Çekosllovakia më 1968.

2. A do të hapër Ura e Ibrit

Kosova ka siguruar falë rrethanave të reja që janë krijuar pas nënshkrimit të Kapitullimit të Ushtrisë Serbe në Kumanovë, një shtetësi të kontrolluar së pari nga OKB (UNMIK) e në vijim nga BE (EULEX), ku granton NATO (KFOR-i). Së këndejmi, sa më e dobët të jetë fuqia e BE-s aq më e lartë është komptetenca e pushtetin vendor. Por, në këtë hise është kah përzihet drejtë për drejtë edhe diplomacia Amerikane, të cilën shqiptarët e adhurojnë, por tani për tani ajo diplomaci nuk po i “adhuron” shqiptarët fare sepse po kurajohet me shumë fakte Beogradi si Milloshi në Dejton si “paqebërës” (1995) dhe në Rambuje si rrënues i paqës dhe rendit në Kosovë (1999).

E vërteta, nënshkrimi i dokumentit Rambujes nga pala shqiptare është “shfuqizuar” në shkallë anësore në kulmin e bombardimeve me Rrezolutën 1244 të KS OKB (10 qershor 1999). Por, Rrezoluta e KS OKB është plagosur rëndë pa asnjë shpresë sherimi më 2004, dhe më rastin e ndarjës së Malit Zi më 20 maj 2006 nga Serbia. Me atë ndarëje do të vërtetohën se kur sllovenët, kroatët, maqedonët, boshnjakët dhe malazezët, nuk mund të bashkjetojnë me serbianët, atëherë si do të detyrohën shqiptarët të mbesin nën Serbin, kur kanë hapësirë jetësore dhe histori ndryshe. Pra shqiptarët nuk mund të jetojnë nën një çati me serbianë, sepse kisha dhe politika e tyre është nazifashiste që nga koha e Shën Savës e deri më sot. (shiqo: Nikolla Velikiroviq, Atë që e ka bërë Shën Sava në Mesjetë ndaj Arbanasëve, po e bën sot (1942) Hitleri ndaj Hebrenjëve”; ‘Atë që duhët ta kanë serbët në Mal të Zi, atë duhët lejuar shqiptarëve në Kosovë-A. Vuçiq, në Kolegiumin e Sigurisë Kombëtare më 15 maj 2024). Atëherë, kush mund t` i detyron shqiptarët të jetojnë në një apartehejd ku nuk guxojnë të flasin shqip as në rrugë e as në familje. Në lidhje me këtë, shqiptarët më 1919 patën mësuar se gjithnjë amerikanët do të shkojnë një hap më larg se Evropianët në artikulimin e drejtësisë. Prandaj, në Tiranë Presidenti i SHBA Bushi i Ri, do të shprehët se: Kosova më në fund duhet shpallët e pavarur. Dhe pasuan “pazaret” dhe kërcnimet, ndër më të ndryshmët se: do të përseritët lufta, do të avansohët hasmëria edhe në një shkallë me të thellë në mes shqiptarëve dhe serbëve, nëse ndodhë shpallja e Pavarësisë Kosovës. Dhe ndodhi më 17 shkurt 2008, do të pasojë kthesa. Kthesën e shpalljës së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, do ta pranojnë shumica e shteteve të globit. Në këtë drejtim, Serbisë fashiste nuk i mbeti asnjë rrugë tjetër, vetëm se t` i drejtohet Sekretarit të OKB për arbitrim. Ndërsa, Sekretari i OKB-ës çështjën do ta dërgojë në GJND për gjykim nga këndi i së drejtës ndërkombëtare. Verdikti i GJND ishte në anën e Kosovës më 2010. Dhe, ai realitet e tkurri forcën Ruse në KS OKB. Por edhe Serbinë e alienoi në shpresën se do të kthehet në Kosovë, me tërë arsenalin e pushtetit nazifashist. Në këtë drejtim, Serbia do të kërcnohet me luftë të re speciale, edhe pse NATO është forcë garantuese në Kosovë. Fjalë të mëdha, shprazi sidomos kisha dhe shtypi serbian, por projektet për destabilizimin e Kosovës do të sheshzohën në vijim një nga një.

Në lidhje me këtë politikë ekcesive serbiane, mendoi se Ura e Ibrit, duhet të hapët, dhe Evropa njëherë e me fund ta lë prapa çështjën e ndarjës së qyteteve me mure e ura, për interesa të ngushta koloniale, siç ishte rasti me Berlinin dhe tash i Mitrovicës.

3.Si lindën dhe u krijuan pazaret e reja shqiptaro- serbe pas vitit 1999

Fakti se pala e UÇK-ës nuk ishte në Kuamnovë, tregoi simbolikisht dy gjëra: ose përfaqsuesit e UÇK-ës kanë gabuar në “hapa”, dhe nuk kanë marrë pjesë, për shkaqe mendjelehtësie se NATO na i kryen punët; ose nuk janë ftuar fare, sepse nuk ishte “shlyer” ende ngjyra kur na quanin “terroristë”. Pra edhe për Serbin edhe shtetet e NATO-s lufta e “UÇK-s ishte terroriste”, se për Rusinë dihej se ishte që edhe Shqipëria të fshihet nga harta gjeografike. Madje, “terroristë” na quante edhe një pjesë e establishmenit “institucionalist” shqiptar, të cilët në Rambuje u panë se çfar niveli politik dhe intelektual kanë. Lexoni dokuemnetet integrale dhe stenogramet e Konferencës në frengjisht!

4. Franca kërcnohet ndaj hapjës së Urës Ibrit

Ky kërcnim flet hapur se kush është rregjisor e tragjedisë në Veri të Kosovës, ku ura mbetët si një armë përmes së cilës rrealizohët qëllimi i ndarjës Kosovës. Pikërisht kur Qeveria e Kosovës, po i përgatitë të gjitha ndërmarrjet për hapjën e Urës së Ibrit, dje (më 9 gusht 2024) reagoi ashpër Qeveria e Francës. Ky qëndrim do të thot, se Franca është ajo që e ka krijuar ndarjën e Mitrovicës, sepse nuk mundet të veprojë diplomatikisht, politikisht dhe ushtrakisht pa ndonjë Mur të Berlinit, faktor ky ku po matën muskujt me Rusinë në formën më negative. E vërteta po dihet se Franca iu kërcnua Kosovës, po kush qëndron pas saj duhet hulumtim eksplikativ dhe racional-induktiv. E vërteta, kapitali francez është në shpresë. Si anatare e BE-s Franca po aspiron që ta zavendsojë Britaninë në koncesionet mbi Trepçën, që do të thot në koncesionet që i kërkon BE nga Kosova: për ta blerë në pranverë, për ta mbiel verës, për ta prerë në vieshtë dhe për ta hangër dimrit.

Në atë koncesion eventual Franca shpresohët se ka për të fituar miliarda pasuri, nëse në hise mbetët Serbia si marionetë e Çemberlenit dikur. Ky fenomen, shënohet aq më parë kur ëndrrohët në një paralizë të ekonomisë Gjermane, së cilës i “mungon lënda e parë”, po edhe fuqia punëtore. E kjo ëndërr projektohet se kombi gjerman në kuptimin ekstrem rus, nuk duhet të jetojë me të drejtë në një shtet, por do të parcializohët sikurse shteti sovjetik i tyre. E kjo çasje është vetëm një utopi e vjetër franceze dhe ruse, në politikën proserbe në Ballkan, aq më parë kur Gjermnia ia ka paguar të gjitha obligimet nga REPARACIONET për luftën e fundit botërore, çdo kujtë që i ka bërë dëme. E, këtu është nyeja, se deri sa Serbia mos t` i paguaj dëmet e luftës Kosovës, ajo e ndihmuar nga Rusia, publikisht dhe Franca e ca të tjera terthorazi, në një taborr me shtetet nazifashiste, Parisi do të sillët me kërcnime siç po sillët edhe sot ndaj Kosovës, kuptohet ndaj shteteve gjysëm të pavarura sepse nuk janë plotësisht sovarne.

E vërteta, pleqërimi i çështjës së Bosnjës në Dejton më 1995, nuk e mbylli plagën e Bosnjës sepse aty u shfaqën dy tragjedi të reja: u nda Bosnja e Hercegovina dhe u krijua një Republikë serbe, pa qenë kurrë e tillë. Së dyti, kryekrimineli S. Millosheviq e mlori nofkën “paqebërës”. Pra diplomatikisht u provua të shërohët plaga, por politikisht u hapën tri palgë të reja.

Me këtë pozicionin përkrahës për “paqebërësit” serbian, makineria nazifashiste e Beogradit iu vërsul Kosovës me 160 000 trupa ushtrako policore sidomos më 1998/99 dhe me mercenarë të kalibrave të nryshëm, provoi shfarosje totale duke i deportuar afër një milion shqiptarë jashtë Kosovës. Madje, nga viti 1997 Serbia ishte e sigurt se Shqipëria është vënë në tabut të “varrit” nga kriza e brendshme, dhe nuk do të reagoi fare për Kosovën, aq më parë kur në Kretë kishte marrë dorë (leje) nga Fatos Nano se: “Çështja e Kosovës është çështje brendëshe e Serbisë”. E vërteta, Serbia kishte pretendime edhe ndaj Maqedonisë, madje shumë më të thella se sa në Kosovë për shkak të “lidhjës natyrshme të Vardarit me Selanikun” , por për shkak të qëndrimit të Sofjës, as që u lëshua ndonjë zë serbiani se: “Maqedoninë e kemi çliruar me 1912 në luftë kundër turkut, dhe më 1913 në luftë kundër Sofjës”. Kështu kanë klithur historianët serbian gati 100 vjet nepër simpoziume.

E vërteta, ndarja e Qytetit të Mitrovicës në Urën e Ibrit, është treguar sa herë se është skenar francez, qysh nga koha e bombardimeve të NATO-s më 1999. Ky fakt po lexohet dhe ndihmohët terthorazi edhe nga vedet e BE-s sot, e cila nuk e pranon Kosovën, por nuk e pranonë as Serbinë. Por, Franca mbi këtë tragjedi shfaq aspirata tjera, nepër kontinentet që flejnë mbi ari, por që janë shumë të varfura, ku projektohet edhe Kosova të jetë në rrafshin e shfrytëzimit të xeheve të ardhmërisë, e me të cilat Kosova është një “Afrikë” e veçanët. Por, duhet të dihet se shkaktari numër një dhe i vetëm, për Kosovën në përgjithësi dhe Mitrovicën në veçanti, pse janë në ‘Pazar” është pasuria e Trepçës dhe mijerave që e shoqërojnë nga Gerdeçi e deri në Kopaonik.

5.Presidenca e Barak Obamës dhe ofenziva ilegale ruse

Në bazë të analizave dokumentare diplomatike dhe ekonomiko-politike del se Kosova është paluar në stagnim pikërisht deri sa ishte Barak Obama President i SHBA-ve. Ky presonaitet nuk kishte vizion për Ballkanin fare. Ky pozicion vinte për faktin, se nuk e njihte historinë e Ballkanit; nuk e njihte peshën që aspiron Rusia ta ketë në Ballkan, përmes ndonjë sateliti siç është Serbia. Madje sa herë që Sekretrja e shtetit e vente në rend dite Kosovën, Shtabi i Obamës e shtyne Çështjën, “për më vonë”. E vërteta, Serbia doli nga katër luftëra e humbur, dhe dhëmbja më e madhe për Serbinë sikur “ishte” Kosova, sepse ndaj saj kishte aspirta romantike mesjetare, imperialiste dhe neokolinaliste të mëvonshme. Ishte kështu, sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX Serbia duke përkujtuar Osmanlinë si okupator dhe përhapse e isalmit, e mbente pas veti tërë Evropën e krishterë, e sidomos Vatikanin. Me këtë “ushqim” provon të kthehet në fron sikurse më 1877, 1913, 1919 dhe 1946.

Pozitën e Kosovës, në anën tjetër e ka dëbësuar tejmase Atifete Jahajaga, e cila doli si presidente e “zarfit”, e nxierrur nga diplomcia e SHBA, prej së cilës shqiptarët pritnin vetëm parajsë dhe pozitë të lartëmadhrisë. Ndërsa, Presidentja ka qenë në gjendje të nënshkruaj çdo letër që i vihët në tavolinë nga diolomacia e Vashingtonit dhe Brkselit. Pse shqiptarët e kishin krijuar këtë koncept servilizmi është pikërisht filozofi e robit. Konceptin e vërteta, për robin e “urtë dhe demokrat” e kishin krijuar qarçet e LDK-ës, të cilat me të gjitha mjetët propogandonin më 1999 se: “Na ka çliruar NATO”. Kjo shprehje çarkullonte dhe çarkullon edhe sot. Dhe ka për prapavi krejtë qëllimin që lufta e UÇK të minimizohët ose të injorohët, bile edhe të akuzohët se: “Na i ka vrarë aktivistët”. Pra, për LDK-ën edhe sot është me interes politik të propogandojë se: “aktivistët ia ka vrarë UÇK”, e jo sherbimet informative dhe kontrainiformative terroriste serbiane të shembullit Radiojçiqit dhe Vagnerit, që veprojnë në Kosovë pa asnjë pengesë. Pasoja e dobësimit Kosovës nuk vejn pra vetëm nga jashtë, por nga brenda dhe ato sinjale e ato ngjyra kapituallante janë në çarkullim permanent, prej të njejtëve aktorë, dhe me kohë këtyre vetëm se u janë trashë pazarert, sepse u janë bashkuar edhe partitë që mbahën në “këmbë” si kredit i luftës së shenjtë çlirimtare. Madje Kryesia e LDK kurrë nuk ka bërë ndonjë hulumtim se cili ka qenë rroli i ish UBA-shëve shqiptar në vrasjën e aktivistëve të saj. Një për ta ktyer tehun e luftës kundër UÇK-ës dhe për ta larguar veprimtarinë e tyre monsruoze duke i larë murret e burgjeve dhe zyreve të tyre me vargoj gjaku të djemëve dhe vajzave të njoma shqiptare, që kërkonin republikë dhe barazi ekonomike.

6.Pse u lansua parulla “këmbimi i territoreve”

Ura e Ibrit është forsuar në “shtyllat” e saj edhe me politikën prostitucionale të pazareve Bruksel-Prishtinë-Beograd-Nju Jork, për “këmbimin e territoreve”. Këtë politikë e kanë përkrahur edhe intelktual të nivelit edhe të dyzenit dhe pikërisht ata që në pushtet u treguan hajna, sepse i furnizuan shtëpitë e tyre me tarsfirmator duke menduar se e kanë rrolin e titistëve dhe dahive me nga 6 rezidenca. Dihet në ato pazare çdo gjë sot për sot. Por për atë tradhti, duhet shkruar libëra domuentar, pra me referenca, bile edhe me botimin e dokumenteve të plota, sepse toka e Kosovës është e shtetit dhe mbi te nuk ka riprovim, as pazare të reja.

7.Komunat me shumicë serbiane në Kosovë-“asociaconi”

Pralelel me pazarin për këmbinin e territoreve, po lëvizte edhe politika “fllaster”, që brenda Kosovës të themelohën komunat serbiane, qoftë edhe nga një fshat serbian që ishte fillim e mbarim krijesë e politikës kolonizimit më 1912-1966, sepse serbët nuk duhet harruar se shteti dhe kisha u kishte krijuar qëndrim se serbianët nuk duhet lejuar që të jetojnë nën administrimin e ndonjë pushteti adminsitrativ dygjuhësor, sepse nuk janë mësuar me atë gjendje, siç i mësonte Franca dhe Rusia pa pushim, për dy shekuj në kolonitë e tyre. Por, e tërë politika zhvillohet :se si Kosova në çdo kohë të mbetët politikisht në “pazar”, për t` iu kthye Serbisë, ashtu si ishte vëndosur më 1913 e tutje.

Pra, Ura e Ibrit u ka shërbyer partive dhe qarqeve të nëntokës serbe, që në çdo etapë t` i shfaqin pozicionet e tyre, sepse hapur të “jeton serbi me shqiptar, të jetë serbi i barabartë me shqiptar’”, kjo për mentalitetin ortodoks sllav, nuk vinte në konsiderim. Me që në anën e drejtësisë ishte Forca e NATO-s, pushteti i UNMIK-u(OKB) e humbi fuqinë po atë moment kur GJND e solli verdiktin për Kosovën sovrane më 2010. Po edhe pushteti i EULEX-it (BE) u zvetnua paksa me rastin e pranimit shumë të shpejtë të Republikës Kosovës nga 117 shtete të OKB-ës. Dhe, duke e vrejtur këtë shfryrje të BE-s, pikërisht do të lëvizet skenari i ri i krijimit të një gjykate Speciale, për denimin e krimeve të UÇK-ës, por që atë gjykatë me asnjë çmim, nuk duahte ta themelojë KS OKB, por Parlamenti i Republikës Kosovës, me detyrim, siç ka ndodhur çështja e pronave të Debëlldes; çështja e Manastieve serbe me eksteritorialite; çështja e Çakorit dhe Kullës, e mbi të gjitha megatregtia serbe në Veri të Ibrit, me armë dhe drogë, në çdo kohë dhe rrethanë.

8.Baja 2024 duhet kuptuar si një test agresioni

Plagosja e ushtraëve të KFOR-it dhe Policëve të EULEX-it, para se të ndodhë Bajna 24 shtator 2023, është një uvertyrë e lidhjës së ushtarëve holandez në prag të Srebernicës më 1995. Por në rastin e Kosovës, çështja e vrasjës së një ushtari hungarez dhe plagosja e mbi 100 të tjerëve nga serbianët, nuk i prishi qëndriet e Hungarisë në rrafshin porserbian, sespe prapa të gjitha pazareve dhe skenareve për ta hapur një treg të shitjës së armëve, qëndron askush tjetër përpos Gjorgj Sorsi me të brin Aleksandrin (hebrej Hungarez), me të cilin janë në korrent edhe disa fytyra mafioze shqiptare. Ç` është e vërteta, rroli i Sorosit në SHBA, nuk është i njohur për shqiptar, jo sa duhet, por as 000,1%. Në këto kushte më së shumti ka krijaur hapësirë demokrtaike rasti ku ka hyrë në funksion policia e Kosovës në rastin e kishës Bajës., që me tendencë quhët manastir. Po, shtrohet pyetja, përçka Princ Lazari andej Urës është pagzuar në “Cra” Lazar, pa qenë kurrë. E krejtë kjo lojë serbiane ndodhë: “nëse e hanë shqiptarët?

Asnjë politikan shqiptar, asnjë gazetar apo i huaj në përgjithësi nuk mund ta njohë çështjën e Urës së Ibrit, pa e njohur parapavinë, pa e njohur tërë skenarin e mbushjës së kishave serbe nepër Kosovë me armatim. E vërteta, fotografitë e arsenalit të armëve që u nxunë në Bajë më 24 shtator 2023 tregojnë se fjala ishte për një BILC KRIG hitlerian, për ta sulmuar Kosovën. E kryesulmuesi sot lëvizë me beneficione nepër Serbi, sukur se Dik Marti në fillim që i ndrrone banjat nepër Serbi, për ta “sheruar reumën”. E pse ndodhi shpartallimi i atyre skenarëve, lëmshin duhet kërkaur në Londrër apo në Vashington, por jo në Paris dhe Berlin e Moskë, që kanë shiquar nga bregu se çka po ndodhë në prrua. Lëmshin duhet kërkuar në pushtetin demokratik të Kryeministrit Albin Kurti, me të cilin nuk po mundën të dialogojnë ditën e të bëjnë pazare natën. Madje ka fakte se për “atentatin” në Bajë kanë ditur edhe Borel dhe Lajçak me Eskobarin, që u avullua nga detyra. Pra, kështu si janë praktikat, dialogu për dialog dhe kërcnimet e BE-s e sidomos Francës, me pozicione të reja ndaj Kosovë, nën sanksione, janë një sinajal i ri për strukturimin e trustit politik shqiptar, i cili nëse nuk orgaizohët për ta kuptuar pasojën, do të llogaritë në një vietnanimzim, por me që Kosova nuk është Vietnam, e as nuk e ka Kinën prapa, përfundimi po na paralajmërohët si i pasigurt. Megjithë atë toka sillët, dhe megjithatë Ura e Ibrit do të hapët, Kosova nuk do të ndahët, kembim të territoreve nuk do të ketë, Ballkan të hapur mund dhe duhet ndertohët, por jo për të krijuar koloni.

Po për këtë nuk na kurajon çështja e pashapotave dhe leternjohtimeve, çështja e tabelave të veturave, çështja e zavendsimit të monedhës (dinarit), çështja e mbylljës së postave të egra që janë instaluar për të mbledhur informata dhe për të punësuar agjentë të rryer dhe kriminel të sprovuar. Kosovën duhet ta brengos qëndrimi i SHBA-ve që është kthyer në rrugë oportuniste, nga Eskobari duke e përkdhelur A. Vuçiqin që të kthehet kah Perendimi, të largohet nga Rusia, por edhe nga politika e daljës në det të hapur përmes tokave shqiptare dhe malazeze. I apejoj Albinit që mos të lejojë me anjë çmim që SHBA të tërhiqën nga përkrahja e sovranitetit Kosovës,që e propogandon Sorrosi, shtabi i Putinit dhe disa çarqe sllovake!

12 VIII 2024