Lexoni edhe:
Klasa politike në pushtet e ka përgjegjësinë kryesore për reformimin dhe funksionalizimin e pa varur të sistemit të drejtësisë
Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj- Zhuriani
Për tu shëruar njëherë e mirë sistemi i kalbur i drejtësisë që ishte i kapur nga kryebanditët e kanaleve të nëntokës më të rrezikshme në tërë Ballkanin, patjetër duhet bërë ndryshime rrënjësore sepse ky dikaster është parë hapur se është kapur për fyti dhe nuk guxonte të merrte rrymë lirisht.
Kjo kope e sëmurë nuk vepronte aspak sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, nuk vepronte farë për atë që e kishin dhënë betimin, por vepronte sipas interesave të kryebanditëve më të rrezikshëm kriminal që i kishin vënë interesat e tyre personale mbi interesat shtetërore dhe kombëtare. Dhe, mu për këtë ky grup banditësh të kanaleve të nëntokës kriminale vepronin sallamadi dhe pa i prekur askush, pa ia prishur tymin e duhanit dhe të mos flasim që guxonte dikush ti trazonte e ti burgoste, por ata nuk guxonin të bënin as gëk e as mëk dhe si mund ti thuhet sistem i drejtë i drejtësisë.
Ata që e kishin në dorë dhe i kishin dyzginat e kësaj lokomotive të faqes së zezë u bënë super milioner dhe siguruan pasuri jo më pak se për 30 breza dhe kjo kope e faqes së zezë pa asnjë të bardhë i kishin futur sytë e vesh në lesh dhe nuk e prishnin fare rehatinë. Sabotimi bëhet dhe mua aspak nuk më vjen çudi sepse akoma i kanë rrënjët e thella dhe është në shtratin e vdekjes,dhe për të shëruar sa më parë duhet intervenuar dhe duhet të largohen ajo krijesë e racës se poshtër sepse akoma ka kancerogjen aty dhe për të mos u shpërndarë metastaza si vaji në lakra duhet larguar dhe burgosur të gjitha ata faqezinj që nuk e respektuan ligjin dhe e goditën deri në palcë buxhetin e shtetit.
Natyrisht se mungojnë sepse e dinë se i "HA KALI", prandaj ata çdo gjë mundohen të pengojnë dhe harrojnë se sa e dëmtojnë shtetin dhe bëjnë vepër penale. Kjo racë qelbësirash me besoni se do të mundohen edhe të pengojnë kur të dërgojnë në Kuvend këtë Pako ligjesh. Për të bërë diçka në këtë drejtim unë personalisht e shoh daljen nga ky ngërç dhe nga kjo krizë vetëm ndërhyrja e rreptë e ndërkombëtarëve, përndrydha aty ka qelbësira që e pengojnë me çdo kusht dhe nuk hapin rrugë. Pra ndërhyrja dhe trysnia ndërkombëtare do bënte punë, ndryshe këta nuk kuptojnë nga frika se zbardhen shume pisllëqe që do të tronditet opinioni. Aty ka asi racë që janë të lidhur akoma me bandat e mëparshme të nëntokës kriminale dhe nga jashtë ata dirigjojnë për të zvarritur dhe bllokuar reformat në drejtësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".