E gjithë kjo armiqësi kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti nga të gjitha anët-pse?!

E gjithë kjo armiqësi kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti nga të gjitha anët-pse?!
E gjithë kjo armiqësi kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti nga të gjitha anët-pse?!

Skender Kapiti

  • 31 August 2024 - 08:47

 

SHKRUAN:ANALISTI- Skënder Sadri KAPITI

Serbia ka armiqësi me Kurtin, sepse Kurti nuk është si ata paraardhësit e tij të mëparshëm me të cilët Serbia lehtësisht bëri marrëveshje që ia mundësuan asaj kthimin në Kosovë. Serbia ka armiqësi me Kurtin sepse Kurti punon për paqen, për sigurinë dhe për liritë e të drejtat e njeriut, Kurti punon për integrimin dhe për demokracinë, për sundimin e Ligjit, Kushtetutës dhe të standardeve shtet formuese dhe po lufton korrupsionin, vlera këto të qytetërimit dhe të civilizimit demokratik-perëndimor, dhe domosdo që Kurtin do e mbështesin edhe vendet demokratike perëndimore.

-Pse gjithë kjo armiqësi e madhe kundër Kurtit nga Serbia, por edhe pse kjo urrejtje dhe xhelozi nga shumë politikanë, media dhe intelektualë shqiptarë kundër tij? Serbia ka armiqësi ndaj Kurtit sepse Kurti po i jep Serbisë goditjen dërrmuese përfundimtare dhe shkatërrimit të ëndrrave kolonialiste për ta mbajtur Kosovën nën Serbi. Serbia ka armiqësi me Kurtin se po ia prish planet asaj planet për ndarjen e Kosovës. Serbia ka armiqësi ndaj Kurtit sepse Kurti nuk është as vrasës, as hajdut, as kriminel dhe as i korruptuar siç është politika kriminale e genocidiste serbe. Serbia ka armiqësi me Kurtin sepse Kurti po mbron Kosovën, sovranitetin, legjitimitetin dhe po plotëson Pavarësinë e Kosovës. Serbia ka armiqësi me Kurtin, sepse Kurti nuk është si ata paraardhësit e tij të mëparshëm me të cilët Serbia lehtësisht bëri marrëveshje që ia mundësuan asaj kthimin në Kosovë. Serbia ka armiqësi me Kurtin sepse Kurti punon për paqen, për sigurinë dhe për liritë e të drejtat e njeriut, Kurti punon për integrimin dhe për demokracinë, për sundimin e Ligjit, Kushtetutës dhe të standardeve shtet formuese dhe po lufton korrupsionin, vlera këto të qytetërimit dhe të civilizimit demokratik-perëndimor, dhe domosdo që Kurtin do e mbështesin edhe vendet demokratike perëndimore. Dhe pse Kurti është i tillë, prandaj kundër tij janë edhe egoizmi, xhelozia, dështakët dhe inferioriteti e korrupsioni i politikës së vjetër dhe intelektualizmi e imediat mercenare dhe të korruptuara në Shqipëri dhe Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".