Deklaratat e Trajkoviç, janë në kundërshtim me çdo lloj përpjekje për inkuadrimin e pakicës serbe të Kosovës

Deklaratat e Trajkoviç, janë në kundërshtim me çdo lloj përpjekje për inkuadrimin e pakicës serbe të Kosovës
Deklaratat e Trajkoviç, janë në kundërshtim me çdo lloj përpjekje për inkuadrimin e pakicës serbe të Kosovës

Shqiprim Pula

  • 05 September 2024 - 17:19

Shkruan: ANALISTI-Shqiprim Pula

Zonja Rada Trajkoviç, me deklarime të tilla të dëmshme për shtetësinë e Kosovës, seriozisht godet çdo lloj përpjekje shtetërore institucionale për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në mbarë territorin verior të Republikës.

 

-Duke qenë se ajo vazhdon të ketë dhe ushtroj përgjegjësi publike duhet të jetë e kujdesshme për çdo deklarim të saj. Kur dihet fare qartë serioziteti i treguar nga Qeveria e Republikës për eleminimin e dukurive kundëligjore në veriun e vendit, pasivizimin e institucioneve ilegale serbe; prandaj çdo deklarim e kundërveprim i vetëdijshëm, madje i paramenduar qëllimshëm, për të penguar proces të integrimit të plotë të pakicës serbe në institucionet e shtetit të Kosovës, dhe për më tepër edhe në kundërshtim me parimet kushtetuese është i papranueshëm.

Ndërkaq, deklarime dhe idetë se institucionet e zbatim ligjit po përdoren kundër rendit kushtetues janë përpjekje të liga nga zonja Trajkovič, dhe janë në kundërshtim me çdo lloj përpjekje për inkuadrimin e pakicës serbe të Kosovës në jetën publike institucionale duke e njohur autoritetin ligjor e kushtetues të Republikës.

Për më tepër, zonja Trajkovič si pjesëtare e pakicës serbe të Kosovës, dhe me përgjegjësi publike, në asnjë rrethanë nuk duhet të deklaroj çfarë e pengon dhe dëmton skajshmërisht integrimin e serbëve në jetë normale dhe e minon sovranitetin duke nxitur mosnjohjen e institucioneve legale në mbarë territorin e Republikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".