Lexoni edhe:
Serbia e Vuçiçit e ka mbështetjen e plotë të vëllait të madh, Putinit të Rusisë!
Shkruan: Akademik Prof DR Hakif Bajrami
1.Kush provon ta kuptojë makiavelizmin duhët mësuar politikën serbiane
Nuk ka popull në Botë që din për ta luajtur rrolin e viktimës sikurse serbiani. Me këtë devizë ia patën venën flakën Patrikanës në Pejë dhe dihet se çka ka pasuar pastaj. Madje, po në Pejë i vranë të rinjët e vet dhe i akuzonin shqiptarët. Po, nuk ishin serbët gati tërësisht fajtor, por kriminel ishin edhe ca shqiptar që për çdo ditë akuzonin rininë shqiptare “nacionaliste dhe iridentiste”. Dhe me këtë pozicionim të “viktimës” , serbiani u shkakton plagë të pashruara fqinjëve. Madje, Serbinë NATO e bombardoi për 78 ditë me 1058 aeropalnë. Por në fund, po ato fuqi nxituan të thonë: “ ishin bombardime humaniste”. Dhe nuk u ndalën me kaq, por e aprovuan Rrezolutën 1244 në KS OKB, sa që Serbisë ia vizatuan se: “Kosova është pjesë integrale e saj”. Kështu i forti të rraf, po nuk të lenë me qajtë. E nga ky realitet nxierrim definicionin: Nuk është fajtor vetëm belagjia, por është fajtor i dyfishtë ai që të nxitë dhe të aramatos për të bërë krime!
Serbia e Vuçiçit e ka mbështetjen e plotë të vëllait të madh, Putinit të Rusisë!Lexoni edhe:
Kuptohet se këtë pozicion të “viktimës” serbianët nuk e kanë përvetësuar për një kohë të shkurtër, por gjatë shumë shekujve që janë vendosur në Iliri. Dhe nuk është krijuar koncepti i rrenës vetëm nga një njeri, por nga shumë gjenerata e ai që e qiti në letër, vetëm ka konstatuar: “ D. Qosiq, Rrejmë për ta mashtruar vetvetën, për të mashtruar të tjerët, rrejmë nga keqardhja, rrejmë nga turpi për të inkurajuar, për të mshefur mjerimin tonë, rrejmë për shkak të lirisë. Rrena është një gjendje e natyrshme e gjithë popullit dhe shtetit serbian. Është patriotizëm dhe konfirmim i intelegjencës sonë të lindur. Ne rrejmë në mënyrë krijuese, imagjinare dhe shpikëse”. E sot, Serbia kërcnohët çdo fqiu. Po nuk është fajtor, sa janë rusët që e nxisin dhe francezët që e armatosin, ndërsa gjermanët e finansojnë me investime. (Rasti fabrikës Kragujevcit dhe litiumit)!
Ballkani gjatë shekullit XIX dhe XX u nominua në diplomaci si “Fuçi Baroti”. Në këtë nominim, esencën embrionale duhet kërkuar në okupimin e Bosnje Hercegovinës nga Austro-Hungaria më 1875. Nga ajo kohë kryengritjët antiosmane do të shpeshtohën sidomos në viset që ishin ende nën okupimin e Perandorisë Osmane. Në këtë frymë politike më 15 janar 1877, me Marrëveshjën e Budapeshtit në mes Wjenës dhe Peterburgut, ‘Fuqi baroti”, pa asnjë konkurencë do t` u mbetët në dorë kaktër faktorëve: Pernadorisë Osmane; Perandorisë Austro Hungareze; Perandorsë Ruse, Imperializmit francez, të cilat do t` i përgjakin shpatat për koloni në tërë Ballkanin, në luftë për dominim, pastaj në Lindje të afërme.
Prej të gjitha shteteve që dualën nga shekulli XIX, do ta krijojnë një Perandori të maskauar Jugosllave me “mall francez” për ta penguar depërtimin gjerman në Lindje të afërt. Me këtë krijesëSerbia si shtet belagji, do të promovohët në kërcnues të: Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, pjesërisht Maqedonisë dhe Malit Zi po edhe ndaj Shqipërisë nëse i jipët shansa nga Evropa, si më parë. Gjithnjë në bazë të dokumenteve rrelevante, ndodhë ky fenomen agresiv, sepse Serbia i ka fituar dy luftërat ballkanike më 1912 kundër Pernadorisë Osmane; më 1913 kundër Bullgarisë. Gjatë luftës Parë Botërore, Serbia ka bërë luftë të drejtë, por me ndihmën e Francës dhe Anglisë më 1918, Serbia është konvertuar në Pernadori Jugosllave, duke u zgjëruar në: Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Vojvodinë, Mal të Zi si dhe në Kosovë dhe Maqedoni, të cilat i kishte okupuar më 1912. Mbi këto fitore Serbia (Jugosllavia) kishte krijuar një oreolë në Evropë, se është një fuqi ushtrake në Ballkan dhe si e till do të sillët edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945). Në Luftën e Dytë Botërore, duke e humbur monarkinë (Karagjorgjeviqe) Serbia do ta fitojë Monarkinë e kuqe Titiste. Në këtë peshim muskush politiko ushtrak, sidomos oficerëve serbian u kishte shkuar “truri” në qiell nga fama, se: “janë me pozicion, nga populli i qiellit”. Prandaj, nga viti 1945 e deri më 1999 sidomos ndaj shqiptarëve, serbët, nuk do të lënë mjet pa përdorur me të vetmin qëllim që t` i shfaros tërësisht. Kuptohet se ky konstatim mbështetet në 37 programet e njohura serbe për gjenocid ndaj shqiptarisë në përgjithësi.
Oreolin e fuqisë ushtrake Serbët do ta mbajnë: “nën strehë” deri sa vdiq Josip Broz Tito më 1980. Ndërsa, nga ajo kohë politikisht serbianët përmes kishës, ushtrisë dhe luftës për ta prodhur “Titon fotitip”, do t` i vërsulën së pari Kosovë më 1989, me të gjitha mjetët jugosllave, që i kishin në disponim. Dhe, është çudi se si Shqipëria Bregdetare përpos krcnimeve gojore (retorike), nuk do të shënojë as një kërcnim ushtarak drejtuar Beogradit, edhe pse proporcioni i armatimit ishte në favor të Shqipërisë (79 miliardë dollarë pasuri në armatim), në krahasim me pasurinë ushtarake jugosllave që çmohej në 40 miliardë dollarë! Ky realitet i reagimit me armë nga ana e Shqipërisë ishte për aq mundësi historike, sidomos pas tri luftërave të humbura të APJ-ës serbizuar në tërësi e që treguan luftërat: në Slloveni, Kroaci dhe Boisnje Hercegovinë.
E vërteta, dihet se armatimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka ardhur kryesisht nga Shqipëria, duke u toleruar bartja e armatimit, nga një grup oficerësh partiot, e që një pjesë e tyre e dhanë edhe jetën, për çlirimin e Kosovës. Të kthehemi te zanafilla e nominimit Ballkanit “Fuqi Baroti”.
2. Si u themeluan bloqet e Fuqive Evropiane në luftë për dominim
Pas Kongresit Berlinit, më 1879 do të themelohët Aleanca Gjermani-Austro Hungari. Tri vite më vonë, më 1882 do të lidhët Marrëveshja Gjermani-Itali. Kurse më 1897 lidhët Marrëveshja Itali-Austro Hungari. Esenca e këtyre lidhjeve ushtrako politike ishte se këto fuqi kishin mbetur prapa në rrafshin kolonial. Këto shtete evropiane kishin kapital (sidomos Gjermania), por nuk kishin tregje (koloni), ku do të shfrytëzohej lënda e parë; ku do t` i plasojnë pastaj prodhimet e tyre. Mu për këtë në brendi të politikave të tyre koloniale, do të lind idea për një rindarje të botës në sfera interesi më të “logjikëshme”, e që do të ndodhë përmes luftës më të përgjakëshme që ka shënuar ndonjëherë historia, në Luftën e Parë Botërore 1914-1918.
Blloku i dytë që e mori emrin Antantë, do të lind si bazament ushtrako-politik më 1893 me Marrëveshjën Francë-Rusi, krejtë me prapavi që të pengohët zgjërimi teritorial gjerman. Mbi këtë filozofi politike imperialiste më 1903, do të lidhet Marrëveshja Francë-Angli, duke e siguruar kështu kufirin lindor të Francës se nuk do ketë asnjë fuqi që ta rrezikojë. E ai rrezik shihej nga prizma historike, sepse Oto Fon Bizmark e kishte shpalluar Bashkimin e Gjermanisë në Versaj më 1871. Lidhur me këtë më 1907, do të rrumbullaksohët struktura e Antantës, duke u lidhur Marrëveshja Angli-Rusi. Kjo strukturë aranazhmanësh politiko ushtarake, kur Italia u largua për interesa koloniale nga Blloku Qëndror, dhe do t` i bashkangjitët Antantës, me Marrëveshjën sekrete të Londrës më 1915. Ndarja e këtillë nuk është krijuar nga qielli, por nga politikat raciste shtypëse, të cilat janë në funksion edhe sot.
3. Filozofia politike e blloqeve
Filozofia politike e këtyre blloqeve ishte e shprehur me simbolikën strategjike 1+1+1. Kjo do të thot se Evropa ishte rreshtuar politikisht dhe ushtarakisht në pozicionet vepruese në Ballkan si:1. Anti turke; 2, Anti islame; 3. Pro ortodokse. Kjo filozofi, do të ndryshojë në Konferencën e Versajit (më 1919) në strukturë të re gjeostrategjike 1+1+1. Kjo do të thot se rreshtimi i popujve nepër Ballkan dhe Evropë: “Për rrugën e drejtë”, duhej të ishte 1919-1941: 1.Anati Kominternë; 2. Anti Gjermani; 3.Pro katoliko-protestante. Kështu, për herë të parë në histori pazareve evropiane nepër tubimet e ashtuquajtura paqesore ia bashkua Amerika (SHBA nga viti 1917). E vërteta, SHBA hynë në Luftën e Parë Botërore si borqli më 1917, dhe dualën si Superfuqi, prej të cilës kohë do ta dominojnë tërë Globin. E vërteta, fitorja amerikane e ka edhe një shoqërim në fitore e ajo është Serbia, rëndësia e së cilës i kaloi kufijtë Ballkanik, sepse siperfaqja e saj arrijti në 228000 kilomatra katror, sepse Mbretëria SKS në esencë ishte Serbia e zgjëruar në Mbretëri Jugosllave, e cila edhe juridikisht nga 6 janari 1929 u nominua Jugosllave, pas të cilit emër maskohëshin serbianët në çdo periudhë. E vërteta, në Versaj Vudro Vilson për Serbinë foli 15 minuta, kurse për Çështjën shqiptare me shumë vështërsi e foli vetëm një fjali: “Shqipëria duhet të ekzistojë”, pa e përmdur se Çështja e Vlorës duhej të zgjidhej në favor të Shqipërisë; Çështja e Kosovës dhe Çamërisë duhej të zgjidhëshin në favor të Shqipërisë etnike.
Pas Luftës Dytë Botërore, struktura e rreshtimit të shteteve të Ballkanit në “ardhmëri”, duhej të ishte, sipas dokumentit të “Mbrapsht” 2+2+2, që e përpiloi Cherchilli në një pako cigare. Kjo simbolikë matematikore do të thot: Dy shtete me Perendimin (NATO), Turqia dhe Greqia; Dy shtete me Lindjën (Varrshavën), që do të thot: Rumunia dhe Bullgaria, dhe dy shtete të “paanëshme, e që ishin: Jugosllavia dhe Shqipëria. Politika serbiane gjatë kësaj periudhe është maskuar pas Jugosllavisë, por që ka dominuar në përdorim të gjuhës, ushtrisë, partisë, policisë dhe diplomacisë maikaveliste. Megjithë këtë, në fund të shekullit XX Serbia luftënxitëse e shkatrroi tërë vendin me luftë qytetare, por edhe duke u përxhakuar në gjenocid që do ta ushtrojë sidomos ndaj popullit Boshnjak në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ndaj shqiptarëve etnik në Kosovë.
4.Në fund të shekullit XX Serbia i ka humbur 4 luftëra.
Nga viti 1989-1999 çdo gjë në Ballkan do të ndryshojë. Ai ndryshim do të manifestohët në dobi të zgjidhjës së çështjeve nacionale, të cilën në Jugosllavi Serbia nuk pajtohej me as një çmim, që ta hapë si çështje, qoftë edhe përmes luftës agresive koloniale. Me këtë pozicion politik Serbia do ta filloi “Luftën e akorduar” nga 15 janari 1990, duke bërë Marrëveshje sekrete Millosheviq-Tuxhman në Karagjorgjevë. Ajo Marrëveshje nuk është publikuar kurrë, por atë e kanë zbuluar oponenetët politik serbianë dhe kroatë.
Me Marrëveshjën e Karagjorgjevës Serbia e zavendson nominin për Ballkanin “Fuqi Baroti”, dhe bëhet “Fuqi baroti dhe gjenocidi funksional”, duke e filluar luftën së pari në Slloveni. Pas mbarimit të luftës në Slloveni, për një kohë të shkurtë, Serbia militariste do ta filloi luftën kundër Kroacisë si një lloj loje teatrale, krejtë me qëllim: “Që serbët nga Kroacia të trasferohën në Kosovë. Ndërsa nga Kosova shqiptartë të deportpohën në të katër anët e botës, si rrefuxhatë”. E vërteta, Serbia e “humbi” luftën në Kroaci dhe në Bosnje, duke shkaktuar mizori të mëdha, sidomos në Bosnje, mizori ajo që më 1995 u kthye në gjenocid, për çka edhe OKB aprovoi Rrezolutë duke akuzuar popullin serbian si “popull gjenocidal”. Asgjë nuk do të mësojë Serbia nga kjo Rrezolutë. Përkundrazi me aprovimin e “Botës serbe” ka shfaqur ambicje të reja për t` u kthyer Jugosllavia, sepse “Josip Broz Tito është i varrosur në Vatikan dhe mu për këtë fakt Vatikani nuk e pranon Kosovën, edhe në saje të Konkordatit me Obrenoviqët”.
Edhe lufta serbiane në Kosovë 1998/99 ishte e planifikuar dhe mori permasa gjenocidale. Por Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftën e drejtë jo vetëm që e çliroi Kosovën por e nxiti edhe NATO-n në intervenim ndaj agresionit serbian më 24 mars-10 qershor 1999, me që rast makineria ushtarake dhe policore serbiane u detyra për t` u larguar nga Kosova, pasi që në Kumanovë oficerët e Gjenral Shtabit serbian nënshkruan kapitullimin. E qysh nuk ishin bombat e NATO-s humanitare, nuk ishte as kapitullimi humanitar, por serbët e rrejnë vehtën.
Duke i humbur katër luftëra: Serbia e humbi luftën në Slloveni; e humbi luftën në Kroaci, e humbi luftën në Bosnje e Hercegovinë dhe e humbi luftën në Kosovë, por në saje të politikës dualiste Serbia qe një çerek shekullit, po qëndron në dy karrika: edhe me Rusinë edhe me Perendimin. Dhe pikërisht më 4 shtator 2024 A. Vilin do të shkrep përkushtimin e Beogradit në Rusi se: “Serbia kurrë nuk do të ngritë sanksione kundër Rusisë; Serbia kurrë nuk do të antarësohët në NATO por do të mbetët mike e sinqertë e Kremlinit”.
5. Beogradi nuk ka asnjë synim të ndryshojë!
Serbia sot më 2024 nuk ka ndryshuar nga ajo politikë që e ushtronte në kohën e S. Millosheviqit. Përkundrazi, Serbia nazifashiste për çdo ditë propogandon sulme ndaj Kosovës, Kroacisë, Bosnjës, Malit Zi dhe në kohën e fundit edhe kundër Maqedonisë. Dhe ndodhë ky fenomen sepse BE është kundër bashkpunimit ushtrak të Serbisë me Rusinë. Por në anën tjetër përtej Atllantikt ka zëra që e tolerojnë politikën fashiste të Beogradit, për të qëndruar në dy karrike. E vërteta, Serbia fashiste po noton mjaft efektëshëm sepse pikërisht më 2024 bëri aranzhman me Gjermaninë për investime në Podrinje për 34 miliardë dollarë, kurse nga Franca bleu aeroplan me vlerë afër 4 miliardë dollarë duke e llogaritur edhe mirëmbajtjën tektinke të avionëve “Rafllë” për 40 vjetë.
Pse ndodhë ky fenomen. Ndodhë sepse në dekadën e fundit të shekullit XX SHBA dhe Gjermania patën lëvizur çdo gjë për ta shpëtuar Jugosllavinë. Madje, në Konferencën e Dejtonit më 1995, krimineli Sllobodan Millosheviq është promovuar si “paqebërës”. Madje në Konferencën e Rambujes (1999), pala serbiane as që ka pranuar kurrfar negociatash, por e tërë avantura serbiane prap ka përfunduar me Rezolutën 1244 me të cilën: “Kosova mbetët pjesë e Serbisë”, konkludim ky që është përshkruar nga Preambula e Kushtetutës serbiane nga viti 1990.
E vërteta, politika e “Fuqisë Barotit” do të vijë koha kur Serbia do të digjet në te, por droi se atëherë do të jetë shumë vonë për ndonjë rehabilitim të ndërgjegjës së brejtur për çdo agresor por edhe për ata që po e tolerojnë dhe po i ndihmojnë me shpresë se mos po ndodhë befasia, e befasia nuk do të ndodhë kurrë, sepse “populli i qiellit” nuk mundet për të zbritur në tokë dhe për të jetuar normal sikuse popujtë tjerë. Dhe shtohët pyetja: pse jam pesimist në këtë mundësi të konvertimit serbian në paqebërsi? Jam pesimist sepse Serbia deri sa të mos i paguaj reparacionet sikurse Gjermania naziste, politika serbiane gjithëmonë do të luaj me fatin e popullit vet, por jo vetëm.
Në bazë të hulumtimeve të mia 50 vjeçare mund të nxirret përfundimi se Serbia gjatë dy shekujve të fundit si: “Fuqi Broti” në Ballkan ka synuar të korra të mëdha, kuptohët duke mos llogaritur se as koha e as hapsira dhe forca e popullit nuk mjaftojnë për një pozicion të tillë. Së këndejmi, konceptin e “popillit të zgjedhur” sikur e kanë krijuar Millan Obrenoviqi dhe Nikolla Pashiqi, koncept ai që është paguar me 1 300 000 viktima, prej tyre vetëm më 1941 afro 300 000 viktima në luftën qytetare në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Në lidhje me këtë A. Rankoviq dhe S. Millosheviq nuk janë zbulues por imitues të shovinizmit të shkolluar të Nikolla Pashiqit. E vërteta, historianët serbian (jo të gjithë por shumica) e kuptojnë historinë nga shkolla e rrenave dhe miteve të Panta Sreçkoviqit (rektor shkolle për 50 vjet gjatë shekullit XIX), që historia të kuptohët si tribunal i së kaluarës. Por në realitet historia nuk është as gjykatore, as nuk çliron, as nuk rehabiliton procese e personalitete sado që të ketë nevojë politika ditore për ta. Madje historianët serbianë po provojnë të konvertohën në “krojshe blete”, në mënyrë që mitët t` i arsyetojnë dhe pasojat t` i avansojnë në filozofi profitabile sa që ballafaqimi me historinë për ta dhe mbi ta, është pozicion ekzistencial për të dalë Serbia nga gremina e shovinizmit, duke u ndaluar dhe stopuar përgjithëmonë pretendimet teritoriale sidomos atyre që aspirojnë detin. E në këtë histori, Serbia ka dëshirë të posedojë pashaportë të BE, por që ka frimë ruse. E pra, Serbia provon për të notuar në dy lumej sepse shpresa për detin i ka cofë gati përgjithë monë.
Së këndejmi, për serbët dhe politikën shtetërore të tyr, krishterimi nuk është vetëm rreligjion i dashurisë, sepse nejriu për kishën serbiane nuk është me zotin por me forcën, të cilën nuk e kursen sidomos ndaj civilivë duarthatë. Dhe për ta kuptuar sesencën po i referohemi Papës Inoçentie III, që proklamoi se: “heretikët duhët përfituar me shembullin e jetës vet dhe diturisë tyre folore “ (viti 1206). Në vijim papa Grguri IX më 1232 themelon një polici speciale paprore me të cilën fillon inkvizicioni, i cili ka për shkollë urrejtjën. Analogjikisht shtrohet pyetja: sa shekuj burgje i kanë marrur shqiptarët vetëm për: “libra të ndaluara”, fakt ky që shpje historianin ta hulumtojë ndalimin e librit apo diegjën e tij, nga mesjeta. Lidhur me këtë, dy libra që u botuan më 1981, afër 80% e tirazhit tyre UDB serbiane i dogji edhe duke i ble nga disa librari nepër Kosovë. Madje ka pasë raste që është digeur komplet tirazhi i një numri të gazetës “Fjala” e ki kishin botuar shkrime historianët për Konferencën e Bujanit.
Por në librat e botuara më 1981 zbulohej se Nikolla Pashiqi në shtator 1912 pati projektuar një “Marrëveshje për një bashkësi shqiptaro serbe në Vilajetin e Kosovës”. Në atë Marrëveshje shqiptarëve që do të gjëndëshin nën pushtetin serbian: “ U garantohej liria e rreligjionit, gjuha shqipe në shkolla dhe gjyqe, në drejtimin e komunave dhe rretheve të tyre, u grantohej kanuni i vjetër e posaqërisht kuvendi shqiptar i cili do të sillte ligje për çështjet rreligjioze, shkollat dhe çështjet gjyqsore”. (AS. Pashiqev Dosie …1926).
Nikolla Pashiq në Londër më 18 XII 1912 urdhëronte rrena dhe “drejtësia” Evropiane u besoi: “Shkruani nga Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra se popullsia e këtyre trevavve në familje flasin serbisht dhe kërkojnë që t` i takojnë Serbisë e jo Shqipërisë Bregdetare”. (AVIIB, P. 4/1912). Dihet rrezultati i Konferencës Londrës.
6.Nikolla Pashiqi nuk e dëgjoi Sergej Sazanovin sepse Klemanso e drejtonte ndryshe!
Ushtria serbiane gjatë tetorit-nëntorit 1912 e kishte okupuar tërë Vilajetin e Kosovë. Janë të njohura mizoritë serbe nga Perpelalci e deri në Shkup. Ushtria serbe më 18 nëntor 1912 do ta okupojë Lezhën, më 19 nëntor do ta okupojë Manstirin dhe më 29 nëntor 1912 do ta okupojë Durrësin. Lidhur me këtë okupim të trevave shqiptare Serbia kishte arritur të dali në det. Prandaj Sergej Sazanovi (MPJ i Rusisë) do të i thot Nikolla Pashiqit: “ Kur një pjesë të madhe të aspiratave të jueja i keni realizuar, dhe kur më tutje nuk mund të shkohët, duhët të ndaleni dhe ta pritni kohën që edhe atë pjesën tjetër ta realizoni. Është mençuri të ndaleni para sukseseve.Nëse edhe mëtej e kërkoni Durrësin, do ta humbasni Beogradin, dhe për këtë në Wjenë janë kah planifikojnë aksione që të ndaleni me mjete tjera”. Lidhur me këtë këshillë ruse, as një historian serbian deri me tash nuk e ka zbuluar nxitjën e Francës, për interesa të veta, të filloi Serbia aksione në Bosnje Hercegovinë, krejtë me qëllim që aspirata Gjermani-Austri të ndalëj në malet dhe fushat e Ballkanit, prej kah Parisi aspironte të stacionohej në Ballkan, krejtë me prapavi që në veprim me kapitalin anglez t` i afrohën Stambollit dhe ta okupojnë. E vërteta, këtë “lojë” gjenostrategjike nuk e kundërshtonte vetëm Wjena dhe Berlini, por edhe Peterburgu tërthorazi. Pra, kur atentati ndaj Franc Ferdinnatit ndodhi në Sarajevë si luftënxitje serbiane më 28 VI 1914, atëherë çdo përpiekje e Sazanovit ishte e kotë, sepse më 1917 do ta humbi edhe fotelën e vet në Petetrburg. Dhe Franca më 1918 i tregoi aspiratat e veta në Versaj.
Dhe kur filloi lufta e Parë Botërore me fajin e Serbisë imperialiste ( më 28 korrik 1914), kur u zbutën gjakrat në Londër, Paris dhe Peterburg vëndosën (fundi i vitit 1916): “ Është në harmoni me kohën, që Stambolli të mbetët në duartë e Turqisë, dhe në këtë mënyrë nuk jemi as ne e as Wjena dhe Berlini me Romën prtendues të Bosforit dhe Dardanelës. E kundërta, Podgorica e pretendon Shkodrën dhe Serbia e pretendon Durrësin, prandaj pritët luftë e egër, ku Serbia do të psoi tragjedi të paparë sikurse më 1389”. Si balans e arsyeshme këto nye strategjike duhet t` i mbajë Turqia, që në çdo kohë mund ta gëlltisim së bashku”. ( Për këto pazare shiqo në: DASIPB, “Albanski odesek”, Skoplje je bio glavni grad Kosovskog Vilajeta, koga su Arbanasi oslobodili tokom avgusta 1912 godine, ali predstavnici Rusije, Francuske i Austrie dali do znanja da promena granica nije sada u interesu Velikih Sila Evrope; Razlika izmedju strateske znaçajnosti Draça i Konstandinopolisa, gde Draç je kluç za Jadran, dok Bosfor je kluç za Crno i Egejsko more”, nije za sada objekat Sila Antante!).
7. Në mes Dy Luftërave botërore Serbia avansohët në fuqi baroti
Partitë politike legale sajuan program të balansuar në mes tyre duke u fokusuar kundër shqiptarëve në Kosovë, Sanxhak dhe Maqedoni në: Shpronësim, shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve. Argumenti më i dukshëm në këtë politikë është krijimi i kampeve të përqëndrimit, për familjët e kryengritësve shqiptar; grabitja e tërë pasurisë tyre përmes dhunës shtetërore. Ky fenomen metastazon deri aty, sa që më 1938 aprovohet ligji për konfiskimin e pasurisë tokësore shqiptare duke ua lërë vetëm 0.40 ari tokë, ndërsa për serbianë ishte lejuar kvota 45 hekatrë.
Në anën tjetër partia ilegale pas Obznanës dhe Ligjit për mbrojtjën e shtetit (1921), do ta qaun çështjën e Kosovës: “Irlanda jonë, që lufton për t` u ndar nga Jugosllavia, ashtu si lufton për t` u ndarë Irlanda nga sundimi anglez”.Në shtypin e socialdemokracisë në: “Radniçke Novine” deri më 1921 janë publikuar të gjitha mizoritë e ushtrisë dhe policisë serbiane ndaj shqiptarëve, që masovikisht nuk pajtoheshin me robërinë që ua kishte vënë pushteti parafashist serbian. Madje në shtypin e PKJ-ës e gjejmë edhe këtë konkludim: “U Makedoniji i na Kosovu generalso-fasistiçka diktatura nastavila je veliko-srpsku agrarnu politiku sa jos neçuvenim do sada sredstvima belog terora. Zemlja se prosto nasilnim putem otima od mestana-Makedonaca i Albanaca i razdaje vrangelovcima-ruskim belogardistima i velikosrpskim dobrovoljcima. Çitava se sela pale, da bi se uçinilo mesta dosljacima. Sa puskama, mitralezima i bombama proteruje se hiljadama i hilada albanskih porodica sa svojoh starih ognista” (Shiqo: “Proleter” 1929, i përshkruar besnikrisht, nuk është përkthyer qëllimisht!).
Në rrezolutën e Kongresit IV të PKJ-ës mbajtur në Drezden më 1928 shkruan pika 6: “ Partija izjavljuje solidarnost revolucionarnih radnika i seljaka ostalih nacija Jugoslavije, a pre svega Srbije, s albanskim nacionalno-revolucionarnim pokreton u licu Kosovskog Komiteta i poziva radniçku klasu da svestrano pomaze borbu raskomandanog i ugnjentenog albanskog naroda za nezavisnu i ujedinjenu Albaniju” (Marrur nga: Istoriski Arhiv KPJ, Tom II, Kongresi i Zemaljske Konferencije KPJ 1919-1937, Beograd 1949, f.163, nuk është përkthyer qëllimisht!).
Në shtypin e PKJ e gjemë edhe këtë qëndrim: “U ovom kraju veçina seljaka su Albanci…Mi Albanci moramo kolonistima sagraditi kuçe kolonistima. Ima i takvih sluçaja da kolonista sa vojskom dolazi i proteruje alabanca sa svoje kuçe…Kolonisti ceo dan sednu na hladovine, dok albanac mora da radi na njivi i na kraju dolazi kolonista sa zandarima i kaze: To je moje…” (Shiqo: “Smrt Albancima-zemlja Belorukcima” marrur nga “Proleter” 1930. Nuk është përkthyer qëllimisht!).
E vërteta deri më 1935 PKJ kishte qëndrim shkatrrimin e Jugosllavisë, për ta zgjidhur Çështjën nacionale. Ndërsa pas vitit 1935 politika e PKJ-ës do të fokusohët në ruajtjën e Jugosllavisë, por që brenda saj të themelohën republikat fshatare sovjetike. Në këtë frymë në tetor 1940 në Zagreb në Konferencçne V-të të Vendit të PKJ lidhur me Kosovën, do të vëndoset që të avansohët në Republikë sovjetike, duke e marrur për bazë shumicën apsolute shqiptare. (shiqo: Konferenca V e vendit e PKJ, Çështja Nacionale, Referati i Mosha Piadës, i larguar pas vitit 1941 nga obligimi historik përmes M. Gjillasit dhe A. Rankoviqit”).
PKJ gjatë Luftës Dytë Botërore taktizon, lidhur me të drejtën e bashkimit të Kosovës më Shqipërinë. Lidhur me këtë fenomen politik, mund të prezantohën me dhjeta dokumente ku thuhet: “Po, Kosova duhet t` i bashkohët Shqipërisë në një moment të volitshëm. Por tani për tani, do ta ngacmonim elemntin nacionalist serbian”. (Shiqo: Arkivi i KQ PKJ 1944-Delegacioni shqiptar në Vis- “Nëse Shqipëria ndërton sistem socialist, Kosova shkon me Shqipërinë; nëse në Shqipëri ngadhnjen rendi kapitalist, Kosova shkon me Jugosllavin”). Por, më 2 shtator 1944, J. B. Tito me urdhër e degradon Shtabin Kryesor të Kosovës në Shtab Operativ. Ndërsa më 8 shkurt 1945 në Kosovë vëndosë diktaturë ushtrake, pa asnjë arsye, duke e siellur Sava Derleviqin (Serbian) në Krye të Aradhave të armatosura antifashiste në Kosovë; Duke e vrarë Miladinin sepse e kundërshtoi ndarjën e Kosovës sikurse u nda Sanxhaku, duke e siellur Gjoka Pajkoviqin (malazez) në krye të partisë më 31 mars 1945; Duke marrur vendim Polit Byroja e KQ PKJ më 1 prill 1945 që: “Të gjithë kolonistët duhet të kthehën në Kosovë”. ( Shiqo: Prva sendica Polit Biroa CK KPJ od 1 aprila 1945, zapovest diktira J. B. Toto.).
të disponuar si fitues të luftës nuk do të dalin PUBLIKISHT me tërë brutalitetin edhe pse kryenin mizori kundër shqiptarëve deri më 5 mars 1953, kur J. B. Tito në pajtim me Fuad Kyprilinë e “ratifikoi” Konventën Jugosllavo-Turke të 11 qershorit 1938 për Deportimin e të gjithë shqiptrëve në Anadolli”. (shiqo: Konventa…neni 2 dhe 4, koha e shpërngljës definitive 1939-1944; shiqo: Djeltemen dogovor/1953 në S. I.V. J.). E vërteta, Shtabi Rankoviq-Llukiq-Stevanoviq pas disa ditësh e ndajnë Kosovën në dy pjesë. Lidhur me këtë fenomen tragjik për shqiptar, në bazë të hulumtimeve disa vjeçare nuk dëshmohët askund se kur u përpilua Programi “Metlla” (Fshësa), për largimin e shqiptarëve në Turqi. Sipas disa dokuemneteve që ruhën në: “Dosjën e deformimeve të UDB-s” nxirrët një konkluzë hipotetike se: “Metlla” është përpiluar menjëherë pas Marrëveshjës Xhentelmene, që do të thot nga 5 e der më 31 mars 1953. Se është kështu, hipotezën e forcon një dokument kur Llukiq dhe Stefanoviq e ndajn Kosovën me hekurudhë: Mitrovicë-Fushë Kosovë-Elez Han, në Kosovë Lindore dhe Perendimore dhe i caktojnë prioritetet kah duhët filluar terrori shtetëror. Prandaj, aksioni i grumbullimit të armëve (1955/56), inskenimi i Procesit Prizrenit (1956), pranimi i Panajot Plakut (Ministër i Ushtrisë Shqipërisë më 1957), janë procese reale që nuk ndodhnin pa dien e J. B. Titos. (Lexo Debatin: për 3 librat e V. Dedierit për Titon më 1982, Beograd, Dosja e pabotuar).
8. Më 1957 mbahet Plenumi ilegal i LKJ në Beograd
Diskutimi i E. Kardelit nuk e pengoi me asgjë planin e Shtabit Rankoviqit për mizori ndaj shqiptarëve. Lidhur me këtë realitet nga diskutimi i E. Kardelit, për zgjidhjën e “Çështjës nacionale” mësojmë se : “… Ne sllovenët dhe kroatët në porces gravitojmë të shkojmë kah Italia dhe Austria katolike; Ju serbianët gravitoni të shkoni kah Rusia ortodokse”. Nga salla D. Qosiqi pyet: “E Shqiptarët kah do të gravitojnë”? E. Kardeli, Normal do të gravitojnë dhe do t` i bashkohën Shqipërisë”. Mbi këtë rreshtim kuptohët me permasa ilegale të padenueshme politike, më 1958 nga Shtabi i A. Rankoviqit do të lansohët kërkesa udbeske antishqiptare që: “Të mbyllën shkollat e mesme shqiptare, sepse nuk kanë kaudro arsimtarësh të shkolluar”. Ndaj kësaj kërkese do të reagojë kreu politik shqiptar i Kosovës, e sidomos Prof Ali Hadri dhe Prof Hasan Mekuli me Prof Sali Nushin në Normalën e Prishtinës. Po do të reagojë edhe Fadil Hoxha duke theksuar se: “Me çizme i kkemi fituar shkollat, me çizme do t` i mbrojmë”, madje duke i hapur më 1959/60: Shkollën e Lartë Pedagogjike, Fakultetin Filozofik dhe Juridiko-Ekonomik, me 80% të studentëve shqiptarë. E vërteta, dalja e Shqipërisë de fakto nga Pakti i Varshavës më 1960, (ishte antarësuar më 1955), do t` i detyrojë politikanët serbian që të manevrojnë në nivel të federatës, duke kërkuar ndryshim të kushtetutës, por duke kërkuar sa më tepër pushtet centralist, ku Beogradi do të mbetej “violina e parë”. Megjithë këtë, në vijim edhe LKJ edhe Sistemi ekonomiko shoqëror, do të federohën, duke u decentralizuar, për të dalur hapur në një realitet të ri administrativ, me Sistemin komunal më 1965. Ky sistem e tërboi Shtabin e Rankoviqit, por me të shpejtë pushtetet e republikave perendimore, do të i “tregojnë dhëmbët” Beogradit, duke kërkuar Plenum partiak, i cili do t` i qëronte hesapet me forcat centraliste serbe, të cilat për interesa ishin të ndarë në dy taborre: pro dhe kontra decentralizimit.
9. Serbia avansohët në fuqi baroti të brendëshëm jugosllavë
Edhe pse në Plenumin e Brioneve (1966), u shpartalluan forcat centraliste jugosllavo-serbe; edhe pse UDB u konvertua në Sigurim Shtetëror të Brendshëm, forcat e “shpartalluara”, do të pushojnë deri më 1981. Nga kjo kohë ish udbashët serbianë me tërë fuqinë do të vihën në aksion për: “Rikolonizimin e Kosovës dhe për luftimin e intelegjencës punëtore dhe shkollore shqiptare”. Ajo fushatë do të dallohët në egersinë e brugimeve masive, por njëherit do të shkaktojë edhe erupcion kryengritës rrevolucionar te rinia shqiptare, pra jo vetëm në fushën e demonstrimit. Dhe në rrethanat e acaruara politike LKJ do të lansojë parulla për: “Kthimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova”. Ky rreshtim politik i LKJ do të shkojë deri në atë shkallë, sa që do të themelohën shtabe politike që urdhërojnë rikolonizimin e Kosovës me sllavë nepër komuna.
Më këtë orientim më 1983 LKJ nuk do të ketë fuqi, që ta parandalojë militarizimin e Lidhjës Komuniste të Serbisë dhe Lidhjës Komuniste të Kosovës. Kështu, me qëllim të kontrollit të plotë politik të çdo porje të jetës, në Kosovë do të themelohën 7 Brigada ushtarake. Seicia brigadë i kishte nga tri batalone. Kështu Kosova do të mbulohët me 21 batalonte ushtarake komuniste, të cilat kishin prpavi mizore mbi shqiptarë. (shiqo: AK. Fondi LKK/1983).
Se Serbia ishte kthyer në Fuqi Baroti në Jugosllavi, do të tregojnë ngjarjet më 1986, kur u publikua Memoranduami i Akademisë Serbe. Ky dokument i tiranisë do ta forcon shovinizmin politik në Serbi sidomos kur në Kuvendin Federativ u aprovua: “Programi Jugosllavë për Kosovën” më 1988. Këto dokuemnete programore do ta marrin rreshtimin tragjik kur Kisha serbe, i nxorri eshrat e Princ Lazarit, dhe filloi për t` i shetitur nepër Jugosllavi. Vula dhe nënshkrimi serbian i veprimeve mizore do të shfaqët pastaj në vepër simbolikisht si fillim i mbarimit më 23 mars 1989 në Kuvendin e Kosovës, kur edhe udbashët votuan për “nryshime” kushtetuese.
E vërteta, tirania serbiane është dukur si agresion ndaj të gjithë popujve në Jugosllavi, nga viti 1953 kur shqiptarëve iu bë e detyruarshme të shpërngulën me Marrëveshjën Xhentelmene Tito-Kyprili. Pikërisht nga kjo kohë e deri më 10 qershor 1999 çarqet serbe, do ta krijojnë një taktikë masone se: “Shqiptarët tash e tutje duhët detyruar të numrojnë mbrapsht-10-9-8-7-6…..1=0. Kjo formulë e këthyer në fjalë do të thot: “Fshesë që prodhon: shpronësim, shpërngulje, shfarosje shqiptarësh”. Madje, kjo doktrinë origjinale serbe, shkon deri aty sa që akuzon: “Pse nuk po pajtohën shqiptarët me u shfarosë ashtu si planifikojmë ne”. E ky rreshtim për 40 vitët e ardhëshme është i shtjelluar në tekstin e: “Deklaratës në mes Serbisë dhe Republikës Serbe” më 8 qershor 2024 me emrin “Bota serbe”. Shtrohet pyetja: deri kur politika dhe kisha serbiane do ta mbajnë Ballkanin në maje të thikës, deri kur Beogradi do të sajojë programe antishqiptae, për interesa të tyre koloniale. Unë mendoi, se Serbia sado që të blej aeroplanë dhe armatim vrasës nga kushdo qoftë, nuk ka shansë më që t` i realizojë synimet e veta, pa ndihmën nga jashtë. Tani për tani përkrah Serbisë luftë nxitëse: janë në veprim:Rusia, Franca dhe Gjermania. Kjo e fundit provon përmes Serbisë për me i mbuluar mizoritë e veta në Evropë 1939-1945; ndërsa Rusia provon të shpërndaj luftëra lokale për të shitur armatim; ashtu si po provon ta shoqërojë Franca tinzare, duke i oponentuar Gjermanisë me një politikë makiaveliste, madje të shtruar me tepih të kuq midis Beogradit.
Ky realitet i ri, është ftesë për mësim për pozitën dhe opozitën shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Preshevë, e që janë armiqsuar për aq sa dëmi i tyre është tri herë më i egër ndaj Kombit, se sa ai që vjen nga jashtë.
Pra politikanë shqiptarë, ngitëne BESËN dhe edhe nëse më vrani, me atë gjak e shkruani aktin e pajtimit dhe bashkimit, por jo të u shkaktoni vuajtje dhe tragjedi të tjerëve, sepse nuk na lejon tradita dhe burrëria ARBËRORE.
Shkrimi i dedikohët: Prof Anton Qetës dhe Myderriz Idriz Kosovës!