‘KOSOVA SOT’ misionare e informimit të drejt të qytetarëve!

‘KOSOVA SOT’ misionare e informimit të drejt të qytetarëve!
‘KOSOVA SOT’ misionare e informimit të drejt të qytetarëve!

Florim Zeqa

  • 13 September 2024 - 07:31

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Numri i parë i “Kosova Sot” më 12.09.1998 ishte një lindje e një shprese të re në kohë të vështira, duke shndritur si një rreze drite në panoramën mediatike shqiptare, duke u bërë një tribunë e hapur për të gjithë qytetarët, analistët dhe politikanët që kanë shprehur dëshirën për të kontribuar në avancimin e Republikës së Kosovës.

 

Kosova Sot, forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i ndryshimeve shoqërore

Sa është e lehtë, po aq është e vështirë të përshkruhen me fjalë të gjitha të arriturat dhe sukseset e 26 vjetëve të gazetës Kosova Sot. E lehtë të shkruhet pasi ka mjaftë çka të shkruhet e thuhet, e vështirë për shkak se çka do që të shkruhet e thuhet nuk mund të përfshihen të gjitha në një shkrim autorial.

KOSOVA SOT e dalur në treg si alternativë e informimit të drejtë në kushte lufte dhe të okupimit të egër dhe barbarë të regjimit të Millosheviqit, gazetarët dhe reporterët e gazetës ishin çdo ditë në misionin e tyre fisnik, të informimit të drejtë dhe në mbështetje të plot të luftës së UÇK-së.

Pra, gazeta “Kosova Sot” si një gazetë e re në tregun mediatik kosovar, fillimisht ishte rreshtuar në mbrojtje të luftës së drejtë çlirimtare, pa e lënë anash as përpjekjet e rezistencës paqesore.

Pas përfundimit të luftës gazeta e shkruar “Kosova Sot” rifilloj duke vazhduar misionin e saj fisnik në informin e drejt të lexuesit besnik, duke raportuar dhe qenë dëshmitare e të gjitha rrjedhave të procesit të ndërtimit të shtetit dhe demokracisë së brisht kosovare, duke mos hezituar për të denoncuar devijimet dhe deformimet e kohës.

Kosova Sot mediumi i vetëm që përkrahë vlerat e mirëfillta të shoqërisë sonë

Afirmimin e vlerave të vërteta të procesit të shtetndërtimit e kishte në plan të parë, duke i denoncuar të gjithë ata që ne emër të meritave të luftës, apo të benefiteve të ndryshme politike u bën bashkëpjesëmarrës të instalimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pavarësia editoriale e gazetës nga partitë politike, nga oligarkia e pushtetit dhe grupeve e tjera të interesit, gazetën Kosova Sot e bëri të dallohet nga të përditshmet tjera kosovare.

Drejtuesit e gazetës, stafi redaktorial, gazetarët së bashku me bashkëpuntorët i qendruan besnik misionit të tyre të shenjt, e të qenurit në shërbim të shoqërisë e jo e pushtetarëve.

Andaj, jo rastësisht ka bërë që Kosova Sot nga një gazetë fillestare e para 26 viteve, falë profesionalizmit të stafit të gazetës, të bëhet sot lidere në gazetarinë kosovare dhe pjesë e pandashme e familjeve kosovare.

Shkrimet e larmishme, gazetaria hulumtuese ndaj fenomeneve negative të qeverisjes së vendit dhe aferave korruptive brenda institucioneve shtetërore, duke kontribuar në sundimin e rendit dhe ligjit, me shkrimet e vazhdueshme, kritike e hulumtuese për fenomenet negative të shoqërisë, ka mishëruar lidhjet e fuqishme me lexuesit e saj.

Gazeta Kosova Sot përveqse ka ndikuar në sensibilizimin e opinionit publik, ka përshpejtuar nevojen e ndryshimeve substanciale në qeverisjen e vendit dhe bërjen e demokracisë funksionale në shoqërinë kosovare.

Andaj, jo rastësisht Kosova Sot, jo vetëm që është lidere e gazetarisë në vend, është shndërruar në një medium që përkrahë fuqishëm ndryshimin e kursit qeverisës dhe përmirësimin e mirëqënjes qytetare.

26 vjet në shërbim të qytetarëve

Veprimtaria mediatike 26 vjeçare e gazetës Kosova Sot, pavarësisht pengesave, shantazheve dhe sfidave të kohës, asnjëherë nuk e ndali misionin e saj, e të qenurit në shërbim të popullit dhe interesave të shtetit të Kosovës.

Të gjitha këto suksese të gazetës vijnë si rezultat i besueshmërisë dhe lidhjeve të fuqishme që ka krijuar gazeta me opinionin publik kosovar, duke qëndruar gjithnjë në shërbim të kërkesave të lexuesve besnikë të saj.

Edhe sot, 26 vite pas, gazeta "Kosova Sot", tashmë në versionin e medies elektronike vazhdon betejën për informim të drejt dhe të paanshëm në funksion të informimit publik, të avancimit të demokracisë duke luftuar pa kompromis grupet e interesit dhe politikën e inkriminuar të mafio-oligarkëve që vazhdojnë ta sfidojnë zhvillimin e shtetit ligjor duke vrarë pamëshirshëm shpresën e qytetarëve kosovarë.

Tani 26 vite pas, në versionin e medies elektronike KOSOVA SOT ONLINE, vazhdon betejën për informim të drejtë e të pa varur, në interesin publik të ndërtimit të shtetit ligjor dhe të avancimit të demokracisë plurale, gjithnjë pa hezituar për t’u ballafaquar me denoncimin e dukurive negative që hasen në shoqëri, luftimin e pa kompromis të grupeve të interesit, kundër politikës së inkriminuar dhe mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale që vazhdojnë ta pengojnë dhe sfidojnë zhvillimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, që edhe 26 vjet pas në liri po e vrasin shpresën e qytetarëve për të besuar dhe jetuar e prosperuar në shtetin e tyre të lirë për të cilin aq shumë kanë sakrifikuar.

Gazeta “Kosova Sot” ishte udhërrëfyese për gazetat e tjera dhe shkollë e gazetarisë së pavarur në Kosovë, ishte histori besnike e luftës së shqiptarëve për liri dhe demokraci në të gjitha trojet etnike dhe në diasporë, pra, është historia e vërtetë e 26 vjetve të fundit në Kosovë.

Urime 26 vjetori i gazetës Kosova Sot në radhë të parë lexuesve, editorit, stafit redaktorial, të gjithë gazetarëve dhe bashkëpuntorëve, duke ju dëshiruar rrugëtim të suksesshëm drejt realizimit të aspiratave të përbashkëta për një shoqëri të civilizuar dhe prosperuese në Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".