SHBA dhe vet ambasadori Jeffrey Hovenier, duhet të kërkojnë nga Serbia tërheqjen e letrës së Bërnabiqit

SHBA dhe vet ambasadori Jeffrey Hovenier, duhet të kërkojnë nga Serbia tërheqjen e letrës së Bërnabiqit
SHBA dhe vet ambasadori Jeffrey Hovenier, duhet të kërkojnë nga Serbia tërheqjen e letrës së Bërnabiqit

Gani Qarri

  • 28 September 2024 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Zoti Hovenier, ju, me klubin që përmendni, hirësia juaj, poqë se mendoni për BE-në, apo NATO-në, atëherë është në rregull, por në të kundërtën, nëse edhe vetëm rastësisht, aludoni në Serbinë, apo ndonjë lloj të ashtuquajture "Jugosllavije të re" harrojeni, Kosova ka pëshurrë moti, jo para dere, por mu në te, dhe nuk do të pranojë më kurrë, të hyjë as bëhet pjesë e saj!

 

-Askush dhe në asnjë moment nuk e ka thënë, qoftë edhe njëherë të vetme zyrtarisht nga Kosova, se paska rrugë tjetër përveç dialogut, edhe veprimet e dy viteve të fundit të Qeverisë në veri të vendit tonë, janë vetëm zbatim i marrëveshjeve të arritura shumë vite më parë, madje përkundër marrëveshjes së fundit, e cila, për shkak të refuzimit të Serbisë, akoma nuk ka mundur të nënshkruhet nga asnjëra palë, marrëveshjet e zbatuara në veri, ishin të nënshkruara, para shumë vitesh nga të dyja palët, të cilat nuk është insistuar as provuar, asnjëherë të imponohen në Serbi, apo në ndonjë vend tjetër të huaj, por , janë zbatuar në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së vendit,me plot të drejtë në Kosovë, gjë që edhe me ligj dhe Kushtetutë, Kosova obligohet ti zbatojë në vendin e vet!

Besoj se një gjë, është plotësisht e qartë, për të gjithë, se Kosova nuk dëshiron as pranon më kurrë të hyj nën Serbi, andaj fillimisht SHBA dhe vet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, duhet të kërkojnë nga Serbia tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e cila, po bëhet gati një vit që e ka bllokuar tërësisht edhe dialogun ndërmjet të dy vendeve, si dhe nënshkrimin urgjent të Marrëveshjes së Brukselit nga Vuçiqi, në mënyrë që jo vetëm Kosova, por edhe Serbia, të mos mund tu ikë obligimeve të dala nga dialogu, kur dihet mirëfilli se kjo është mënyra e vetme, që Kosova dhe Serbia, deshën s`deshën, do të detyrohen medoemos dhe pa vonesa të zbatojnë obligimet e marra përsipër në dialog.

Prandaj vërtetë habit shumë fakti se si edhe një vit pas sulmit të grupi terrorist serb, në krye me kryekriminelin Millan Radojçiq, të cilët të armatosur deri në dhëmbë,u futën nga Serbia dhe kryen agresion territorial, kundër shtetit të Kosovës, duke vrarë në pritë edhe policin, tani hero i Kosovës, Afrim Bunjaku, njëjtë siç nuk është bërë asgjë për dënimin e kriminelëve serb që qysh para mese 25 vitesh, vranë vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikan, po ashtu nuk është ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Radojçiqit, as ndaj kriminelit Vuçiq.

E për aq më tepër, kryeterroristi Radojçiq & Co, nga ajo ditë e deri më sot, vazhdojnë të jetojnë të lirë në Serbi,megjithatë fatkeqësisht jo vetëm ambasadori Hill, por edhe z. Howenier në vend se të kërkojnë nxjerrjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi dhe terroristëve serb të rastit të Banjës, para drejtësisë, marrin guximin të akuzojnë Kosovës, se ajo po pëshurr para dejtësisë.

Hovenier duhet ta kuptojë vet, se derisa, përveç mosnënshkrimit të marrëveshjes nga ana e Serbisë edhe letra e ish kryeministres serbe Ana Bërnabiq dërguar në dhjetor të vitit të kaluar BE-së, se Serbia nuk do ta zbatoj Marrëveshjen e Ohrit, nuk do ta njoh shtetin e Kosovës dhe nuk do të pranojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB, përkundër tendencave për mashtrim të Mirosllav Lajçakut, vazhdon të mbetet në fuqi, ndaj Serbia nuk do ta zbatojë kërkesën e SHBA-ve, por edhe Kosovës i janë lidhur të dy duart, që pa vonesa të zbatojë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit dhe Marrëveshja për sekuencim e Ohrit.

Duke pasur të gjitha këto parasysh, nuk e kuptojë se ku gjen arsye ambasadori Hovenier, që në vend se të kërkojë nga Serbia tërheqjen e letrës dërguar BE-së dhe të insistojë që SHBA ta detyrojnë Vuçiqin, për ta nënshkruar Marrëveshjen e dakorduar në Bruksel dhe Ohër, që ajo të bëhet edhe sipas ligjeve ndërkombëtare obligative për zbatim, nga të dy palët, ai i thotë Qeverisë së Kosovës se “nuk duhesh të urinosh para derës së klubit ku dëshiron të hysh.

Përderisa është e qartë për z. Hovenier e Hill dhe të gjithë, se Kosova nuk pranon më kurrë të hyj nën Serbi, SHBA dhe vet ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe Hill, duhet të kërkojnë nga Serbia nënshkrimin urgjent të Marrëveshjes dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e cila, po bëhet gati një vit që e ka bllokuar tërësisht dialogun ndërmjet të dy vendeve.

Përndryshe unë nuk mund ta kuptojë se si z.Hovenier në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, thotë se mbështetë Kosovën në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO, kur përafërsisht dhe me pak dallime, edhe ai gati njëjtë si ambasadori Hill në Beograd, lavdërojnë për çdo gjë dhe në mënyrë të pamerituar Serbinë, por akuzojnë në vijimësi Kosovën, sikur Kosova të jetë shtet agresor, kur të gjithë e dinë shumë mirë, se shteti më destabilizues dhe agresori më i papërmirësueshëm në gjithë Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi e deri në Kosovë, nuk ka asnjë dilemë, se është dhe mbetet vet Serbia hegjemoniste me tendencat e saj të vazhdueshme për krijimin e Serbisë së Madhe, duke gllabëruar territoret e shteteve fqinje.

“Mesazhi i SHBA-ve”, mund dhe duhet të bëhet i qartë, vetëm me angazhim të sinqertë, duke cekur me fakte aktorët e vërtetë të destabilizimit, me emër dhe pa anime, nëse pikësynimi përfundimtar, ka njohjen e ndërsjellë, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi!

Sepse nëse dikush nuk e merr dialogun seriozisht, është vërtetuar me Argumente të shkruara me të Zi, në Letër të Bardhë, pikërisht nga Serbia, të cilën ajo i`a ka dërguar edhe BE-së, duke cekur botërisht, se nuk e pranon Marrëveshjen e Brukselit, ndaj SHBA për të dëshmuar se vërtetë kanë synim të qartë, për tu hapur derën veprimeve në përputhje me obligimet e marra në dialog, fillimisht duhet ta detyrojnë Serbinë, ta tërheq letrën e qeverisë serbe dërguar BE-së si dhe ta obligojë Vuçiqin që ta nënshkruaj Marrëveshjen dhe vetëm pastaj kanë të drejtë të vërshojnë me akuza kundër Kosovës, nëse ne si shtet, vërtetë nuk i zbatojmë marrëveshjet, por të sigluara me nënshkrime të të dy shteteve, ashtu siç parashohin edhe ligjet ndërkombëtare për marrëveshjet ndërmjet dy shteteve të pavarura.

Në anën tjetër, askush dhe në asnjë moment nuk e ka thënë, qoftë edhe njëherë të vetme zyrtarisht nga Kosova, se paska rrugë tjetër përveç dialogut, edhe veprimet e dy viteve të fundit të Qeverisë në veri të vendit tonë, janë vetëm zbatim i marrëveshjeve të arritura shumë vite më parë, gjë që edhe me ligj dhe Kushtetutë, Kosova obligohet ti zbatojë në vendin e vet!

Kështu që z.Hovenier e ka për obligim, që të dal në një konferencë shtypi dhe të deklarojë publikisht para opinionit dhe gjithë popullit të Kosovës, se cilat janë ato vende që nuk veprojnë kështu, në mënyrë që ta kuptojmë më mirë edhe ne si evropian të vegjël,nga një shtet i madh dhe i fuqishëm si SHBA, se ku jemi gabim, kur e di mirë edhe vet z. Hovenier se edhe amerikanët, por edhe gjermanët, francezët etj, favorizojnë më së pari vendet e veta, madje ish presidenti Trump, moto primare e kishte pikërisht shprehjen "Amerika First" me të cilën edhe i fitoi zgjedhjet dhe u bë president i SHBA-ve!

Ambasadori amerikan e ka për obligim si përfaqësues i një shteti shembull për Demokracinë në Botë, që kur ta theksojë nevojën e respektimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë, të na shpjegojë se çfarë e drejte u mungon minoriteteve në Kosovë, gjegjësisht pakicës serbe, që është pakica më e privilegjuar në botë!

Pakicë fare e vogël prej vetëm disa mijëra pjesëtarësh, e cila as mësimet nuk i zhvillon me sistemin arsimor të Kosovës, por me atë të Serbisë, edhe 25 vite pas çlirimit të Kosovës, më shumë flamuj të Serbisë, sheh të vendosur në veri të Kosovës, se sa në gjithë Serbinë.

Madje z. Hovenier edhe sistemi i shëndetësisë në veri të Kosovës, udhëhiqet e diktohet nga Serbia dhe jo nga Kosova, andaj për të mos e humbur tërësisht besimin para qytetarëve të Kosovës, obligoheni të paktën moralisht, që si përfaqësues i një shteti kaq të madh e serioz si SHBA, të dilni e të na shpjegoni, se a ekzistojnë privilegje të tilla, që pakicat të mësojnë dhe të kenë sisteme të shëndetësisë të udhëhequra nga shtetet tjera, qoftë edhe në Amerikë, apo në cilin do shtet tjetër, kudo qoftë në botë, përveç Kosovës, pra beneficione të padëgjuara për pakicat, siç i gëzojnë vetëm minoritarët serb në Kosovë!

Nëse z. Hovenier vërtetë thotë se duhet një përkushtim i ri më energjik, kjo është shumë e sakt, por fillimisht ai duhet të dal e të shpjegojë sesi ka mundësi që përderisa pakica serbe është kaq e privilegjuar në Kosovë, pse të mos kenë asnjë të drejtë edhe shqiptarët nën Serbi, veçanërisht ata që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilëve përveç mohimit të librave në gjuhën shqipe, që nga abetarja për filloristë, ndalimi i përdorimit të flamurit kombëtar dhe çdo të drejte gjuhësore e kombëtare, Serbia ka vite që vazhdon edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në trojet e tyre, e megjithatë bota hesht, hesht faktori ndërkombëtar, e hesht edhe vet ambasadori Hovenier, njëjtë siç bënë edhe ambasadori Hill në Beograd i cili, madje përkundër të gjithave, ngrit në qiell, me lavde, Serbinë.


E pas të gjitha këtyre sa u cekën më lartë, po qese vërtetë z. Hovenier mendon se, ajo që na duhet është serioziteti dhe qëllimi në dialog dhe se negociuesit më të suksesshëm gjithmonë mendojnë për situatë "vin-vin" apo ‘fitim-fitim’ dhe se të dyja palët duhet të marrin diçka, që edhe kolegu i tyre të jetë i kënaqur, atëherë nëse serbët marrin gjithçka që atyre u teket në Kosovë dhe jo vetëm, kur dihet se serbët kanë marrë edhe mbi gjysmën e Bosnjës, apo mbi 51% të territorit të saj, me vetëm 27 % të popullsisë serbe atje, çfarë u mbetet të marrin shqiptarët nën Serbi, të cilët përkundër privilegjimit të pakicës serbe në Kosovë, shqiptarët nën Serbi, nuk gëzojnë asnjë të drejtë, bile atyre u pasivizohen edhe adresat, pikërisht në kohën kur ju thoni se minoriteteve duhet tu respektohen të drejtat, apo nuk mendoni të njëjtën edhe për shqiptarët.

Nëse është ashtu, atëherë ky nuk është njëmend, një proces që SHBA dëshiron ti shohë, pa kompromentuar themelet e Kosovës, derisa shqiptarët nën Serbi nuk gëzojnë asnjë të drejtë, e ju heshtni, kurse ju kërkoni me këmbëngulje asociacion, ndërsa Vuçiq këmbëngul, ta imponojë atë edhe me kompetenca ekzekutive, apo një republikë të re të tipit-ala Bosna edhe në Kosovë, si hap paraprijës për ndarjen definitive të Kosovës dhe krijimin e Serbisë së madhe.

Zoti Hovenier, ju, me klubin që përmendni, hirësia juaj, poqë se mendoni për BE-në, apo NATO-në, atëherë është në rregull, por në të kundërtën, nëse edhe vetëm rastësisht, aludoni në Serbinë, apo ndonjë lloj të ashtuquajture "Jugosllavije të re" harrojeni, Kosova ka pëshurrë moti, jo para dere, por mu në te, dhe nuk do të pranojë më kurrë, të hyjë as bëhet pjesë e saj!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".