Sulmet siç ishte ai në Banjskë të Zveçanit, janë gjithmonë të mundshme nga Serbia

Sulmet siç ishte ai në Banjskë të Zveçanit, janë gjithmonë të mundshme nga Serbia
Sulmet siç ishte ai në Banjskë të Zveçanit, janë gjithmonë të mundshme nga Serbia

Nue Oroshi

  • 05 October 2024 - 07:11

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Historikisht gjithmonë Kosova dhe shqiptarët në përgjithesi kanë qenë të rrezikuar nga Serbia. Ky rrezikim është rritur dhe është intensifikuar sidomos në periudhat e krizave dhe luftërave ndërkombëtare.

 

-Vlen të theksohet se vetëm në periudhën kohore prej nëntorit 1912 e deri në fundmarsin e vitit 1913 kur një Komision ndërkombëtarë përgaditej për ti vendosur kufinjët e rinj në Evropen Juglindore (Ballkan) vetëm për pesë muaj Serbia ka vrarë,masakruar dhe djegur 25.000 shqiptarë.

Në këtë numër prej njëzet e pesë mijë shqiptarëve hynë edhe shumë fëmijë, pleq dhe plaka. Ka djegur fshatra të tërë. Edhe me pas në vitet 1919 deri në vitin 1921 janë vrarë dhe masakruar mijera shqiptarë,prapë gjatë periudhes kohore 1944-1948 janë masakruar dhe vrarë 47.314 shqiptarë në të gjitha trojet etnike shqiptare. Derisa u ripushtua Kosova dhe trojet e tjera etnike jashtë shtetit Shqiptar.

Kurse gjatë vitit 1998-1999 janë vrarë mbi 14.000 mijë shqiptarë e janë djegur me mijëra shtëpi pa i harruar asnjëherë edhe format e tjera te gjenocidit serb në trojet shqiptare, sulmet siç ishte ai në Banjskë të Zveçanit janë gjithmonë te mundshme. Për këtë Serbia gjithmonë e ka pritur momentin kur përqëndrimet ndërkombëtare kanë qenë të fokusuara në luftërat tjera siç është tash lufta në mes të Rusisë dhe Ukrainës, si dhe luftërat në Lindjen e Mesme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".