Lexoni edhe:
Trump apo Harris, cilido kandidat që fiton zgjedhjet në SHBA, urojmë që të jenë të mirë me Kosovën
Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti
Demokracia amerikane është përballje mes dy partive kryesore, asaj Republikane dhe Demokratike, të cilat gjithmonë njëra fiton dhe tjetra humb,por diferenca e rezutatit të zgjedhjeve është gjithmonë shumë, shumë e ngushtë, prandaj është tejet e vështirë për të thënë apo për ta parashikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
-SHBA-të, vetë shteti amerikan që me krijimin e tij është shtet demokratik, deviza e të cilit ka qenë e mbetet ekonomia e fortë, liritë dhe të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe lufta kunder korrupsionit. Votuesi amerikan është shumë i ndjeshëm karshi vlerave të tilla, dhe mendoj se në këto kohë të turbullta në arenën ndërkombëtare, votuesi amerikan do të votojë atë politikë, si më të mirën atë që së pari dhe të parën ta ketë si gjithmonë intersin e SHBA-ve.
Në këto votime është e vështirë që të parashikohet se cilin do të zgjedhin amerikanët për president të SHBA-ve. Sot votuesi amerikan bën gjykimin dhe vlerësimin se si ka punuar presidenti aktual Biden, dhe do vendos që ta largojë apo do ta votojë kandidaten demokrate Kamala Harris, dhe në ato aspekte që nuk është mirë Biden, ajo a mund të jetë jo Biden i tyre, pra a mund të jetë ndryshe.Po Trump, a do jetë ndryshe nga ato prej të cilave ai humbi përballë Biden para 4 vitesh. Kamala Harris, ajo fitoren e arrin nëse ka bindur votuesin amerikan se ajo nuk është as Trump, pra është ndryshe nga ato për të cilat votuesit nuk pëqlqejnë te ai,por fiton edhe nëse ka bindur votuesit amerikan se nuk është as Biden për ato që Biden ka dështuar dhe është kritikuar gjatë këtyre viteve që ai ishte president. Trump ka shanse që të fitojë sepse ai nuk është në pushtet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".