Lexoni edhe:
Mirënjohja e shqiptarëve ndaj SHBA-ve nuk lëkundët pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet
Shkruan: ANALISTI- Dr.Nijazi Halili, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare
Tani dihet botërisht se në zgjedhjet presidenciale në SHBA doli fitues Donal Trump, kjo nuk ka as një dilemë, unë edhe para zgjedhjeve presidenciale kam theksuar se politika e jashtme amerikane nuk të ndryshoj aspak, pavarësisht se kush do të del fitues, Haris apo Trump.
-Tani, me presidentin Trump fokusi i SHBA lidhur me dialogun Kosovë-Serbi do të ketë dinamizëm dhe zgjidhje të shpejtë, pasi në kohën e presidentin Joe Bieden, fokusi i politikës amerikane më tepër ishte përqendruar në luftën Ukrain-Rusi dhe në lindjen e mesme, kurse interesimipër Ballkanin Perëndimor pak a shumë ishte zbehur.
Prandaj, me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë, të presidentit të ri, Donald Trump, do të ndrrojë qasjen, në politikën globale dhe do të ti jep prioritet me urgjencë zgjidhjes së shpejt të konfliktit të armatosur Ukrain-Rusi, konfliktit Palestinë-Izrael dhe dialogut të stergjatur Kosovë-Serbi, ku me ketë do të përmbyllet edhe një kapitull, në të ashtuquajturin Ballkani Perëndimor.
Nuk qendron pohimi i profesorit të Universitetit të Kolumbisë, David Philips tutje edhe nëse Trump zgjidhet president, se mund të ketë eliminim gradual të bazës ushtarake të “Bondsteel”-it në Kosovë, sepse SHBA kanë investuar shumë në projektin e tyre, për krijimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".