Lexoni edhe:
Pas rikthimit të Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, Kosova do të jetë një nga prioritetet e administratës së tij
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Sa u takon vendimeve mbi ristrukturimin e vendqëndrimeve të ushtrisë dhe mbylljes, apo jo të bazave ushtarake amerikane në botë, vendimet i merr konsiliumi i lartë ushtarak i SHBA-ve, bazuar në interesat afatgjata strategjike të shtetit amerikan, siç u veprua në Afganistan kur siç kishim rastin të shihnim edhe ne, vendimi ishte miratuar në kohën e Qeverisë së Trump, por tërheqjen e ushtrisë nga ky vend, e zbatoi administrata e presidentit Joe Biden, pra vendime të tilla nuk mund të merren dhe zbatohen nga një president, apo edhe brenda një mandati, pa rekomandimin e Ministrisë së Mbrojtjes, ekspertëve të fushës dhe strategëve të lartë ushtarak amerikan.
-Kështu që edhe nëse presidenti Trump, deklarohet për mbylljen apo ristrukturimin e bazës ushtarake të 'Bondsteelit', konsiliumi i ushtarakëve të lartë amerikan, mund të propozojë zvogëlimin e personelit dhe reduktimin e numrit të ushtarëve, por jo të rrezikojë edhe mbylljen e plotë, gjë që edhe po ti referohemi mendimit të profesorit të Universitetit të Kolumbisë, z.David Philips, lidhur me ndikimin që mund të kenë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në marrëdhëniet me Kosovën, në opinionet e tij për qasjen e dy kandidatëve për president, edhe ai vet-thotë, se me zgjedhjen e Trumpit president, mund të ketë "eliminim gradual", por jo mbyllje të menjëhershme as komplete, të bazës ushtarake të “Bondsteel”-it, në Kosovë!
Mendimi tjetër i profesorit Philips, se një nga gjërat e para, që Trump mund të bëjë pas zgjedhjes së tij president, është vlerësimi i politikës amerikane dhe interesave të sigurisë, faktikisht qëndron, por Trump mund të jap propozimin, e vlerësimin dhe vendimet, ai nuk mund ti bëjë i vetëm, ato planifikohen nga ekipi i ekspertëve strategjik dhe ushtarakëve të lartë të SHBA-ve, të cilët definojnë strategjinë e sigurisë amerikane në botë, ku bënë pjesë edhe baza "Bondstel" në Kosovë.
Ndërsa është plotësisht e vërtetë se Trump ka interesa financiare dhe transaksione të dëshmuara në favor të SHBA-së” në Ballkan dhe pas zgjedhjes president, natyrisht, do të shohim edhe ndryshim në qasjen e SHBA-së, andaj me rëndësi primare dhe të karakterit të veçantë, për popullin dhe shtetin e Kosovës, do të ishte mirëmbajtja e mundësisht edhe forcimi i marrëdhënieve me administratën shtetërore dhe veçanërisht me atë ushtarake të SHBA-ve, në mënyrë që të mos dëmtohet shteti i Kosovës dhe përveç ruajtjes (të paprekur) të bazës "Bondstel" brenda Kosovës, të formohet edhe një grup strategjik prej ekspertëve dhe oficerëve më të mirë të Kosovës, për thellimin e lidhjeve me strukturat e larta ushtarake të SHBA-ve dhe avancimin e hapave për integrimin e Kosovës në NATO, sado që edhe vet shtetet anëtare të NATO-s, pas zgjedhjeve në SHBA, shprehin skepticizëm të madh, e madje edhe frikën e paparë, viteve të fundit, se Trump mund të kërcënojë me shuarjen e NATO-s, apo edhe tërheqjen e Amerikës nga Pakti NATO, nëse shtetet anëtare nuk e rritin në mënyrë proporcionale buxhetin e mbrojtjes dhe kapacitetet e tyre ushtarake dhe presin vetëm nga Amerika, si deri më tani, ti mbrojë ato!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".