Kosova do të jetë njëra nga prioritetet e Administratës Trump, kjo është e faktografume nga mandati i parë

Kosova do të jetë njëra nga prioritetet e Administratës Trump, kjo është e faktografume nga mandati i parë
Kosova do të jetë njëra nga prioritetet e Administratës Trump, kjo është e faktografume nga mandati i parë

Nue Oroshi

  • 09 November 2024 - 09:01

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Fillimisht me vjen shumë mirë që analiza ime politike për fitorën e Presidentit Trump doli plotësisht e saktë.

Kjo i jep një përparësi shumë të madhe Donald Trumpit për të fituar zgjedhjët. Shansi i dytë është ekonomia.Gjatë këtij mandati katërvjeçar të demokratëve ekonomia ka rënë shumë dhe shumica e amerikanëve kanë probleme ekonomike.Kjo mund ti jep një përparësi shumë të madhe Donald Trumpit. Unë mendoj që Donald Trump është drejt fitores se sigurtë. Shqiptarët duhet të kontaktojnë me administratën e re amerikane, statisitikat gjermane të CDF kohë me parë treguan se Donald Trump është drejtë fitorës.

 

-Ai i ka të sigurta 219 vota dhe është duke udhëhequr në Alaska 3 vota, Texas 40 vota, Florida 30 vota, Ohio 17 vota, Lowa 6 vota dhe Nebraska 4 vota. Nga ky rezultat Donald Trump siguron gjithsejt 319 vota. Atij për të fituar i duhen gjithsejt 270 vota që do të thotë se edhe nëse rastësisht në ndonjë shtet të vogël mund të mos dal i pari ai fitorën e ka të sigurtë. Duhët që shqiptarët që janë në Amerikë dhe që janë pjesë e Partisë Republikane të angazhohën sa më shpejtë që të vëndosin kontaktet me administratën e re amerikane që të ndihmohet çështja shqiptare në përgjithësi.

Kurse sa i përket pyetjës se a do të jetë Kosova njëra nga prioritetet e Administratës Trump unë mendoj plotësisht se po do të jetë. Kjo është e faktografume se nga mandati i parë i Presidentit Trump, Kosova e ka marrë një njohje shumë të fortë nga shteti i Izraelit.

Kjo lidhet edhe me faktin se shtetet serioze siç është Amerika,Gjermania e Anglia nuk i ndryshojnë shumë shpejtë qëndrimet e tyre politike në raport me shtetet mike. Natyrisht për këtë duhet te punoj edhe lobi shqiptarë në Amerikë që të bëj sa më shumë kontakte me administratën e re dhe përsonat kyç që do të jenë afër Presidentit Trump.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".