Lexoni edhe:
Kosova ka bërë zgjidhjen më të mirë, duke siguruar që serbët si minoritet të gëzojnë të drejta të barabarta
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Sfida më e madhe e këtij dialogu është Serbia. Serbët nuk duan dialog; ata duan të zhdukin shqiptarët nga faqja e dheut. Kështu që, të negociohet me Serbinë është vetëm një humbje kohe.
-Serbëve duhet t'u bëhet presion ndërkombëtar për të pranuar Republikën e Kosovës. Ata në dialog marrin pjesë vetëm për të ruajtur fasadën dhe nuk zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Serbët, si gjithmonë, hanë me dy lugë.
Nga njëra anë, përpiqen t'i mashtrojnë evropianët dhe amerikanët duke pretenduar se janë për dialog, ndërkohë që në anën tjetër, politika e tyre nuk ka ndryshuar asnjëherë nga ato të Rankoviçit dhe Millosheviçit. Pra, derisa Serbia të mos përballet me një presion të fortë ndërkombëtar, ajo nuk do të zbatojë asnjë marrëveshje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".