Pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, politika kosovare pa dallim pushtet dhe opozitë kanë rënë prej provimit të politik-bërjes

Pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, politika kosovare pa dallim pushtet dhe opozitë kanë rënë prej provimit të politik-bërjes
Pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, politika kosovare pa dallim pushtet dhe opozitë kanë rënë prej provimit të politik-bërjes

Florim Zeqa

  • 04 December 2024 - 07:24

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Sulmi terrorist ndaj kanalit kryesorë që e përcjellë ujin nga Ujmani për në Kosovë konsiderohet të jetë ndër aktet më të rënda dhe më të shëmtuara të pas luftës, është një akt i drejtpërdrejtë i dëmtimit si në aspektin e furnizimit me ujë ashtu edhe në atë energjetik të Kosovës!

 

Sulm që rrezikon stabilitetin e vendit

Ky lloj sulmi më shumë se në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndikon në stabilitetin e vendit, të pjesës veriore në veçanti!
Edhe përkundër sanimit të pjesshëm të dëmit, pasojat do të jenë afatgjata pas sulmit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit për infrastrukturën dhe sigurinë energjetike të Kosovës, për shkak të rrezikut të përseritjes së sulmeve të njëjta edhe në pjesë tjera të kanalit ujëbartës që furnizon disa qytete dhe rajone të Kosovës, përfshirë edhe termocentralet e prodhimit të energjisë elektrike!
Për mendimin tim bastisjet e shtëpive dhe arrestimet e banorëve lokal të realizuara nga Policia e Kosovës pas sulmit terorist nuk ndikojnë në procesin stabilitetin politik dhe as të forcimit të sundimit të ligjit në atë pjesë të Kosovës, sa do të ndikonte presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë në Beograd, filluar nga vënja e masave të ashpra sanksionuese ndaj Serbisë derisa kjo e fundit t’i zbardhë në detaje të gjitha aspektet e aktit terrorist dhe vënjën para drejtësisë përgjegjësve kryesorë, qofshin ata banorë të Kosovës apo të Serbisë.

Ekspozimi i armatimit e përgënjështron Kurtin

Mesazhet kontraverse të kreut të ‘Qeverisë së Kosovës’ nuk japin mesazhe të qarta për luftën kundër krimit dhe terrorizmit!
Pse?!
Sepse kryeministri ynë Albin Kurti kohë më parë kishte deklaruar se e ka pastruar veriun nga institucionet paralele dhe ‘bandat kriminale’ serbe, kurse tani pas sulmit me eksploziv në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, pas bastisjeve ekspozon sasi të konsiderueshme të armatimit “të gjetura nëpër shtëpitë e banorëve lokal”!
Ekspozimi i armatimit pas këtij sulmi terrorist ndaj kanalit ujëbartës bie ndesh me deklarimet e mëhershme të kryeministrit për shtrirje të sovranitetit të plotë në pjesën veriore!
E sikur të ishte e vërtetë ajo që deklaronte Albin Kurti për kontroll të plotë dhe shtrirje të sovranitetit, atëherë nuk do duhej të gjendej gjithë ajo sasi e armatimit. 
Në këtë rast, përgjegjësia bie mbi organet e sigurisë, AKI-në, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in që e kanë lejuar futjen e një sasie kaq të madhe të armatimit dhe për mos parandalimin e sulmit ndaj një objekti jetik për qytetarët e vendit!
Edhe pas këtij sulmi terrorist, politika kosovare pa dallim pushtet dhe opozitë kanë rënë prej provimit të politik-bërjes, duke e përdorur këtë akt terrorist për qëllime elektorale!
Kryeministri Albin Kurti në vend që t’i bashkrendoj veprimet me aleatët për ndëshkimin e Serbisë pas këtij akti terrorist, eshtë kthyer në zëdhënës të policisë dhe organeve të sigurisë, duke folur për bastisjet, arrestimet dhe sasinë e armatimit të gjetur në atë pjesë, përfshirë edhe emblemat e llojeve dhe karaktereve të ndryshme!
Mos koordinimi i krerëve të shtetit, në këtë rast i kryeministrit Albin Kurti me presidenten Vjosa Osmani dhe jo vetëm, por edhe mos koordinimi i tyre me të gjithë spektrin politik vendor, për t’i dhënë konkluzionet e duhura dhe konstatimet profesionale për përmasat e sulmit terrorist, i ka vënë në lajthitje edhe partnerët strategjik të Kosovës, të cilët e kanë të vështirë të besojnë në motivet dhe prejardhjen e aktit terrorist!

Këtë e vërtetoi edhe deklarata e ambasadorit të SHBA-ve, Hovenier, i cili nuk ishte në gjendje të thotë se kush mund të qëndroj prapa këtij akti terrorist pa u kryer hetimet kredibile dhe profesionale nga autoritetet përkatëse të sigurisë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".