Lexoni edhe:
Sulmi terrorist serb në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, ishte i nxitur nga Vuçiqi, BIA serbe dhe struktura të specializuara ushtarake të Serbisë
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Akti i veprës së shëmtuar në Ibër-Lepenc është i papranueshëm. Sulmi duhet të ndeshkohet dhe të gjithë ata që kryejnë akte të tilla terroriste duhet të ndalohen.
-Politika e terrorizmit është një praktikë e shëmtuar, ku zgjidhja kërkohet me akte të natyrës së tillë, të cilat dëmtojnë interesat vitale të qytetarëve. Tentativa për të shkaktuar dëme ndaj nevojave elementare, siç është uji, është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme.
Forcimi i rendit dhe ligjit mund të arrihet përmes kontrollit të vazhdueshëm policor, duke siguruar vëzhgim 24-orësh në atë rajon. Pasojat mund të sanohen, siç janë sanuar më parë, por nuk duhet të lejohet që akte të tilla të rrezikojnë infrastrukturën atje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".