Lexoni edhe:
Sulmi ndaj Infrastrukturës në Ibër-Lepenc, rrezik për sigurinë dhe paqen
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Roli i SHBA-së në procesin e integrimit euroatlantik të Evropës Juglindore (Ballkanit Perëndimor) është shumë i rëndësishëm. Beogradit gjithmonë i intereson ngadalësia dhe lënia e punëve të papërfunduara. Përpjekjet amerikane nuk dështojnë për shkak të ngadalësive në arritjen e një marrëveshjeje.
Sulmi ndaj Infrastrukturës në Ibër-Lepenc, rrezik për sigurinë dhe paqenLexoni edhe:
-Problemi qëndron diku tjetër. Sa është e gatshme Serbia ta lëshojë orientimin pro-rus, që ka pasur për shekuj në politikën e saj, dhe sa mund të përfaqësojë në të ardhmen politikën pro-amerikane dhe pro-evropiane?
Unë mendoj se qeveria e re e presidentit Donald Trump do të jetë më e prerë në rregullimin e çështjeve të Evropës Juglindore. Edhe ne, shqiptarët, duhet të jemi të prerë në disa qëndrime politike dhe të gjithë të bashkohemi me një qëndrim të përbashkët. Nëse gjërat shkojnë keq në këtë drejtim, duhet të organizohet një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bënte Shqipërinë një shtet të bashkuar, anëtar i NATO-s, dhe do të rregullonte plotësisht çështjen e sigurisë së kufijve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".