Lexoni edhe:
Akti kriminal në Ibër-Lepenc për objektiv kishte destabilitetin politik në vend dhe regjenerimin e krizave në rajon
Shkruan: ANALISTI-Halim Hyseni
Akti terrorist në Iber-Lepenc, është i planifikuar dhe i përgatitur për një kohë të gjatë. Ai është rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të shërbimeve sekrete të Serbisë me Rusinë. Kosova nuk ka alternativa tjetër përveçse të mbrojë tërësinë territoriale të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktet ndërkombëtare.
-Serbia e ka si strategji destabilizimin e Kosovës përmes akteve terroriste. Kjo përpjekje është gjithashtu pjesë e një plani më të gjerë, që përfshin mashtrimin e opinionit ndërkombëtar përmes fabrikimit të gënjeshtrave dhe insinuatave, duke u renditur kështu në krye të listave të Ginisit, bashkë me Rusinë. Edhe vetë ata e pranojnë këtë, ndërsa aftësia e tyre për të gënjyer në mënyrë inteligjente dhe me kreativitet dëshmohet në studimet shkencore të shumë shkencëtarëve të botës.
Bastisjet dhe arrestimet janë veprime ligjore, sepse vetëm në këtë mënyrë e vërteta mund të argumentohet dhe të dëshmohet. Me këto veprime parandalohen aktet e tjera terroriste dhe sigurohet një jetë normale për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe çdo lloji tjetër prejardhjeje. Sundimi i ligjit është i menjëhershëm dhe i domosdoshëm. Pa të, nuk ka siguri, demokraci, barazi, lumturi dhe mirëqenie për qytetarët.
Arrestimi i të inkriminuarve është një proces logjik dhe normal, sepse e vërteta duhet të zbardhet, faktohet dhe argumentohet. Kosova, më shumë se kurrë, po dëshmon se është një shtet ligjor. Ky fakt po vërtetohet nga organizatat ndërkombëtare të drejtësisë. Barazia para ligjit është një kusht i domosdoshëm për stabilitet, jetë të qetë dhe harmonike në një vend me diversitet. Shkalla e përballjes me ligjin është një barometër i drejtësisë, demokracisë dhe stabilitetit. Akterët e akteve terroriste duhet të marrin dënimin e merituar.
Albin Kurti ka integritet personal dhe profesional. Ai dallohet për karakterin e tij etik dhe inteligjencën e shumëfishtë, veçanërisht inteligjencën triarkike (analitike, teorike dhe praktike), si dhe inteligjencën emocionale, etike dhe të mendjeprehtësisë. Ai është njeriu i duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, prandaj sukseset e tij janë të matshme, të prekshme dhe të vëzhgueshme. Ashtu siç e thotë, ai gjithmonë do ta bëjë atë që premton.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".