Analisti i njohur pret që Trump të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

Analisti i njohur pret që Trump të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane
Analisti i njohur pret që Trump të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

Xhevat Meha

  • 07 January 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpëtojë nga ndonjë përmbysje eventuale dhe humbje të pushtetit. Një nga mundësitë e shpëtimit është që të hapë një front në Kosovë dhe të ndezë nacionalizmin në Serbi. Tani që pritet që Trump të marrë drejtimin e administratës së re, krijohet edhe pasiguri politike, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën.

 

-Paqartësia politike që Trump është duke sjellë tani për tani buron nga deklaratat e tij radikale. Duhet përkujtuar se në mandatin e tij të parë, Trump pati deklarata radikale, por nuk pati veprime të ngjashme. Tani është e pritshme që nga Trump të kemi edhe veprime radikale. Veprimet radikale, gjykoj, se tani i duhen politikës së jashtme amerikane, dhe këtë do ta bëjë Presidenti Trump.

Drejtimi politik i Presidentit Trump, "Amerika e para", pres që tani të shoqërohet me veprime konkrete që vendosin interesat amerikane në rend të parë. Kjo në politikën për Ballkanin, pres që Trump të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane. Besoj se Trump do ta braktisë zgjidhjen e problemeve përmes integrimit të Ballkanit në BE. As që do t'i interesojë integrimi europian, këtë do ta konsiderojë si një çështje europiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".