Lexoni edhe:
Lajçak, e bllokoi tërësisht dialogun Kosovë - Serbi
Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri
Realisht edhe mund të ndikoj numri i përfaqësimit apo renditja e partive politike, sipas numrave, por jo edhe në masë të madhe, që do të mund të ishte tejet vendimtare! Ajo çështje ka rëndësi, ama jo fondamentale, mbase e dijmë kolektivisht se identifikimi i tyre vjen në konsideratë të theksuar vetëm atëherë duke pasur për bazë mënyrën e qeverisjeve dhe ndërmarrjen e politikave socio-ekonomike.
Lajçak, e bllokoi tërësisht dialogun Kosovë - SerbiLexoni edhe:
-Partitë politike në Kosovë për mënyrën e qeverisur ndër vite, ekziston tashmë edhe syri qytetarë, dhe mbi këtë bazë vendoset edhe përcaktimi elektoral.
Ndërsa sa i përket votës së diasporës, konsideroj plotësisht se mbështetja e tyre do të jetë vendimtare, duke pasur në konsideratë edhe numrin e madh të regjistrimeve të cilët e kanë realizuar së fundmi.
Vota e tyre referuar praktikave të mëhershme do të jetë votuese sërish ndëshkuese për opozitën, duke e thelluar kështu diferencën elektorale, siç kishte ngjarë në të kaluarën.
Ndërsa për koalicionin, që unë e them me kompetencë të plotë, se krejt partitë opozitare në Kosovë, janë në bashkëpunim të gjerë për ta rrëzuar Vetëvendosjen, këtë e konstaton mënyra e bërjes së para fushatës, versioni i tyre politik dhe qasja ndaj gjërave tek të cilat po e shtrijnë krejt energjinë e tyre. Ky synim dashakeq, do dështoj sërish, ama kësaj edhe më shumë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".