Lexoni edhe:
Vota e diasporës do të jetë vendimtare për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shkruan: ANALISTI-Skender Sadri Kapiti
Nisja e procesit të votimit jashtë Kosovës ka pozitivitetin e vet të padiskutueshëm, sepse kjo gjë mundëson pjesëmarrje sa më të madhe të diasporës në votim, krahasuar me mbajtjen e zgjedhjeve jashtë Kosovës vetëm brenda datës dhe ditës së votimit, 9 Shkurtit 2025. Kjo nxit që pjesëmarrja e votuesve nga diaspora të jetë më e madhe. Diaspora kosovare, zëri dhe vullneti demokratik i saj, ka rëndësi të madhe për politikën dhe për demokracinë në Kosovë, ashtu siç ishte vendimtare edhe ndihma e diasporës kosovare për lëvizjen paqësore të Rugovës, ashtu edhe për luftën e UÇK-së.
Vota e diasporës do të jetë vendimtare për zgjedhjet e 9 shkurtit Lexoni edhe:
-Renditja e partive politike sipas shortit nuk ka fare rëndësi për të ndikuar mbi rezultatin e zgjedhjeve, pasi për rezultatin e zgjedhjeve vendos vullneti i çdo qytetari që voton, dhe nuk ka rëndësi se cili subjekt që ai voton ka cilin vend në listën e forcave politike që garojnë. Në votime, për rezultatin e zgjedhjeve ka rëndësi subjekti politik, programi, besueshmëria dhe cilësia e kandidatëve për deputet. Koalicioni i AAK-së me Nismën Socialdemokrate, kryesisht si aleancë, ka qëllim më shumë që të kalojnë pragun zgjedhor dhe të mos mbeten jashtë parlamentit kryetarët e tyre. Atyre pesha politike u ka rënë, dhe po të garonin të ndara mund të mos e kalonin as pragun dhe do të mbeteshin jashtë parlamentit.
Populli i Kosovës do të ishte mirë që qeverisjen t'ia besonte një force politike, sepse qeverisjet në koalicione si në Shqipëri dhe në Kosovë kanë rezultuar të papërgjegjshme, të painteresuara për interesin publik, por vetëm për interesa korrupsioni dhe të atyre partizanëve pjesëmarrës në koalicionin qeverisës. Koalicionet qeverisëse punojnë si të marrin poste e detyra, të bëjnë presione dhe shantazhe ndaj kryeministrit për interesa të ngushta partiake dhe si përfundim nuk janë të qëndrueshme.
E dinë fort mirë votuesit në Kosovë se çfarë koalicioni ishte qeverisja e Haradinajt, i cili për të mbajtur pushtetin krijoi një "supërqeveri" rekord botëror për nga numri i ministrave, me mbi 80 zëvendësministra, 4-5 zëvendëskryeministra, që as Kina e India me popullsi 1 miliard e 300 milion banorë secila, nuk i kanë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".