70% e ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e meritojnë votën e qytetarëve

70% e ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e meritojnë votën e qytetarëve
70% e ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e meritojnë votën e qytetarëve

Florim Zeqa

  • 14 January 2025 - 07:18

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Bazuar në performancën e dobët të legjislaturës së tetë dhe mungesat e shumta, 70% e ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e meritojnë votën e qytetarëve, ndonëse mandati 4-vjeçar ishte i plotë, puna e tyre ishte në nivelin më të ulët të mundshëm!

 

-Si pasojë e mungesave të deputetëve në Kuvend, 9 marrëveshje ndërkombëtare nuk janë miratuar për shkak të mungesës së kuorumit, duke rrezikuar interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe duke humbur miliarda investime kapitale në Kosovë!

Nuk mund të justifikohen me asgjë 5000 mungesat e deputetëve, përkatësisht të ish-deputetëve, duke pasur parasysh rëndësinë e vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës!

Nëse i përkthejmë në orë pune, 5000 mungesat e deputetëve janë asnjë më pak se 25000 orë pune të paguara jashtëzakonisht mirë pa qenë fare prezent në seancat e Kuvendit!

I takon Sekretarisë së Kuvendit që të llogaritë me saktësi dhe të konstatoj humbjet buxhetore që i shkaktuan arkës së shtetit 5000 mungesat e deputetëve!

5 mijë mungesa të deputetëve të papërgjegjshëm në 263 seanca për 4 vite paraqesin humbje të mëdha për buxhetin e shtetit!

Përqindja e ulët (36%) e përmbushjes së agjendës legjislative është pasojë e 5000 mungesave të paarsyeshme të deputetëve!

Kjo papërgjegjësi e deputetëve iu atribuohet drejtpërdrejt partive parlamentare pa dallim pushtet dhe opozitë, pasi të gjitha, kush më shumë e kush tjetër më pak, i kanë bojkotuar seancat e Kuvendit të Kosovës për agjenda partiake!

Në mënyrë që kjo praktikë e keqe të mos përsëritet edhe në të ardhmen, i takon Legjislaturës së Re të Kuvendit që, në njërën nga seancat e para, të miratojë projektligjin që sanksionon fuqishëm mungesat e deputetëve në Kuvend dhe jo vetëm, pasi duhet nxjerrë ligj dhe rregullore të re të Kuvendit që i ndëshkon edhe sjelljet arrogante dhe gjuhën fyese të deputetëve në Kuvend!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".