
Lexoni edhe:
70% e ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e meritojnë votën e qytetarëve
Shkruan: Gëzim Mekuli( Njohës i mediave dhe retorikës)
Legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë nuk mund të matet nga pjesëmarrja ose jo e një partie që mohon ekzistencën e shtetit. Përkundrazi, legjitimiteti buron nga Kushtetuta, nga populli, dhe nga përkushtimi për demokraci. Dhe më e rëndësishmja, kemi të drejtën historike në anën tonë. Nëse Lista Serbe zgjedh të mos marrë pjesë, ky është problemi i tyre, jo i Kosovës. Mos i trajtoni këta lojtarë destruktivë si shtylla të domosdoshme e të pazëvëndësushme të demokracisë sonë.
-E përsëris, Lista Serbe është vet Beogradi politik, dhe këtu çdo diskutim mbaron. Nuk bëhet fjalë për një parti që ka nevojë për «ndryshim qëndrimi», por për një strukturë që është vetpërjashtuar për shkak të lidhjeve me krimin, terrorizmin dhe mohimit të shtetit.
«Legjitimiteti i zgjedhjeve» për shkak të «mospjesmarrjes së Listës Serbe
Kjo nuk është politikë moderne apo strategji elektorale, por një kopjim i politikës së Vaso Çubrilloviqit, Memorandumi famëkeq i Akademisë Serbe të Shkencave që thoshte haptazi: «Shqiptarët duhet të shfarosen, përndryshe Serbisë i humbet Kosova.»
Lista Serbe nuk është sall një forcë politike. E përsëris: ajo është sa Beogradi, është vet Vaso Çubrilloviqi, është Ivo Andriqi, është Millosheviqi, është komplet Vuçiqi. Dhe ne nuk mund të pranojmë që një strukturë e sojit të tillë të vazhdojë të «luaj koqe» me Pavarësinë e Repulikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".