
Lexoni edhe:
Shumica e deputetëve, as gojën nuk e kanë hapur për katër vjet
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Lista Serbe nuk e meriton të marrë pjesë në zgjedhjet e Republikës së Kosovës. Nuk e meriton për faktin se ajo vepron në përputhje me elaboratet e Serbisë, një shteti tjetër që përpiqet dhe punon për të trazuar shtetin e Kosovës. Por LVV dhe partitë e tjera shqiptare në Kosovë është dashur të ndjekin një rrugë tjetër për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje.
Shumica e deputetëve, as gojën nuk e kanë hapur për katër vjet Lexoni edhe:
-Ato është dashur që Listën Serbe ta shpallin shumë kohë më parë parti jashtëligjore në Republikën e Kosovës, përmes institucioneve përkatëse ligjore të Kosovës, duke bërë që ajo të mos figurojë fare si parti politike në Republikën e Kosovës. Me shpalljen si parti jashtëligjore, ajo automatikisht nuk do të kishte mundësi të kandidonte në zgjedhje. Në këtë mënyrë, do të krijoheshin rrethanat politike që Lista Serbe të mos merrte pjesë fare në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Sa i përket ndikimit në marrëdhëniet me BE dhe SHBA, kjo çështje padyshim do të reflektohej. Serbia, nga ana e saj, do të shfrytëzonte të gjitha mundësitë për të bërë propagandën e saj shoviniste kundër Republikës së Kosovës.
Megjithatë, më e rëndësishmja është që të ndërmerret iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku do të hiqeshin plotësisht vendet e rezervuara për pakicat. Privilegji i vetëm që do të mund të kishin partitë e pakicave do të ishte lirimi nga pragu zgjedhor prej 5%. Kjo do t'u mundësonte që pakicat të kenë diku rreth 4 deri në 5 deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, që është përafërsisht në përputhje me përqindjen që ato përbëjnë në Kosovë.
Për ilustrim, po jap shembullin e rregullimit të këtyre çështjeve në Republikën Federale të Gjermanisë, ku unë jetoj. Në Schleswig-Holstein, ekziston një pakicë daneze dhe një parti politike daneze. Privilegji i vetëm që ka kjo parti është lirimi nga pragu zgjedhor prej 5%. Kjo parti gjithmonë ka 3 deri në 4 deputetë në Parlamentin e Schleswig-Holstein-it, si dhe një ministër në qeveri.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".