Lista Serbe duhet të përjashtohet nga çdo koalicion qeverisës

Lista Serbe duhet të përjashtohet nga çdo koalicion qeverisës
Lista Serbe duhet të përjashtohet nga çdo koalicion qeverisës

Nue Oroshi

  • 17 January 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Lista Serbe është degë e partive të Serbisë që vepron në Republikën e Kosovës dhe ajo asnjëherë nuk do të ndryshon qëndrimin ndaj shtetit të Kosovës. Zgjedhjet në Kosovë janë plotësisht legjitime dhe janë duke u mbajtur në mënyrë ligjore.Janë tjetër gjë përpjekjet për destabilizim që mundohët të kryen Serbia në Kosovë.

 

-Është mirë që institucionet ligjore në Republikën e Kosovës në të ardhmën ti ndalojnë Partitë politike që punojnë kundër shtetit të Kosovës.Atyre nuk duhet t´iu ipët mundësia ligjore që të jenë pjesë e zgjedhjeve në Kosovë.Ky ndalim duhët të bëhet me ligjet e Republikës së Kosovës dhe jo aty për aty për përfitime elektorale para zgjedhjeve.Por një gjë duhet ta dinë partitë politike shqiptare.

Pavarësisht rezultatit që do të kenë partitë politike shqiptare pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Lista Serbe duhet të përjashtohet nga çdo koalicion qeverisës.Partitë politike shqiptare duhet ta bëjnë shumicën për të qeverisur pa ndihmën e Listes Serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".