Kuvendi gjatë këtij mandati ka përmbushur më pak se gjysmën e agjendës

Kuvendi gjatë këtij mandati ka përmbushur më pak se gjysmën e agjendës
Kuvendi gjatë këtij mandati ka përmbushur më pak se gjysmën e agjendës

Xhevat Meha

  • 21 January 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Kuvendi i Kosovës gjatë këtij mandati është karakterizuar nga mungesa të shpeshta të kuorumit, nuk ka miratuar 9 marrëveshje ndërkombëtare, ka përmbushur më pak se gjysmën e agjendës së vet legjislative dhe të ngjashme. Të gjitha këto kanë dëmtuar interesin e qytetarëve të Kosovës. Për shumë legjislacione rresht, legjislacionet e fundit kanë qenë më të dobëta se ato paraprake. Edhe ky legjislacion ka qenë më i dobët se i mëparshmi.

 

-Janë dy faktorë që i shoh se kanë sjellë legjislacione të tilla të dobëta: 1) Modeli i zbatuar politik: "prijësi para, kopeja mbrapa". Ky model politik përjashton garën brendapartiake. Në këtë model politik, pozita politike jepet si karamel nga qendra e shpërndarjes së karamelave. Në modelin politik të garës brendapartiake, pozita politike nuk jepet nga dikush, por merret vetë nga gara, duke qenë më i miri. Dhe më i miri sjell punët e mira për Kosovën. 2) Prania e agjentëve të fshehtë serbo-rusë brenda institucioneve të Kosovës.

Është e domosdoshme që nga AKI-ja të merret certifikata e pastërtisë për të punësuarit e niveleve të larta dhe të mesme në institucionet e Kosovës. Deri tani, asnjëra nga alternativat politike nuk ka asnjë lloj premtimi për këto dy problematika. Numri relativisht i madh i kandidatëve që janë në lista për deputet për herë të parë, me shpresë do të sjellë një numër të mjaftueshëm deputetësh që gjatë mandatit të ardhshëm do të sjellin ndryshime pozitive në këto dy problematika.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".