
Lexoni edhe:
Asociacioni do të jetë ‘top-tema’
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Sa i përket deklaratës së ambasadorit Hill, fillimisht, e them se nuk është shenjë e mirë që të kritikohemi nga ambasadorët e shtetit mik të shqiptarëve, siç është Amerika. Në anën tjetër, politikisht është e mundur që të kritikohet Qeveria e Kosovës për faktin e përshpejtimit të bisedimeve.
Asociacioni do të jetë ‘top-tema’Lexoni edhe:
-Më një fjalë, Amerika dëshiron ta përmbyllë Pavarësinë e Kosovës si proces të plotë politik. Por shtrohet pyetja se si do të përmbyllet. Unë mendoj dhe jam i bindur se fajtor kryesor është Serbia dhe politika e saj gjenocidiale.
Kurse Kosova, pak a shumë, politikanët tanë nuk janë në nivelin e duhur të bashkëpunimit mes vete dhe ky moskoordim i përbashkët i politikës sonë po ndikon në mungesën e unitetit dhe një platforme të përbashkët të politikës që bëjnë partitë politike shqiptare në Kosovë. Me këtë dua të them se pas zgjedhjeve, partitë politike shqiptare në Kosovë duhet të jenë syhapur dhe të mos e vendosin interesin partiak dhe personal mbi atë shtetëror dhe kombëtar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".