Qeveria e Kosovës nuk është pengesë e dialogut të stërgjatur në mes të Kosovës dhe Serbisë

Qeveria e Kosovës nuk është pengesë e dialogut të stërgjatur në mes të Kosovës dhe Serbisë
Qeveria e Kosovës nuk është pengesë e dialogut të stërgjatur në mes të Kosovës dhe Serbisë

Nijazi Halili

  • 24 January 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Prof.dr Nijazi Halili

I nderuari Ambasador Hill, nuk e besoj se Qeveria e Kosovës është pengesë e dialogut të stërgjatur dhe pa kushte në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi jemi dëshmitarë të kohës se deri më tani pala serbe nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje të arritur dhe nuk e ka jetësuar në praktikë. Prandaj, në vazhdimësi, politika e Beogradit ka qenë dhe mbetet kanceri i veriut të Kosovës.

 

-Nëse e shohim në retrospektivë, historikisht, serbët ishin nismëtarë të luftërave dhe konflikteve në Gadishullin Ballkanik. Deklarata e Ambasadorit Hill në këtë rast është e nxitur dhe jo mirë e analizuar. Serbia në vazhdimësi ka provokuar dhe ngritur tensione në veriun e Kosovës. Rasti më i freskët, sulmi terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, tregon më së miri se kush është pengesë në zgjidhjen e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, Ambasadori Hill do të ishte mirë të ishte i zhgënjyer me palën serbe, e jo me palën kosovare.

Ne jemi shumë mirënjohës dhe falenderues për partnerët tanë strategjikë, SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. Prandaj, deklarata e nxituar dhe politike e Ambasadorit në Beograd, z. Hill, është e nxituar dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit politik në rajon. Mendoj se çelësi për zgjidhjen e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mbetet që palët të kërkojnë mendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".