
Lexoni edhe:
Qeveria të përcaktojnë të paktën dy herë në vit ‘tavanin’ e artikujve ushqimorë
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Rritja e çmimeve është pasojë e inflacionit, por në Kosovë kjo rritje është bërë enorme edhe për shkak të konkurrencës jolojale në treg. Shumica e produkteve janë shtrenjtuar pa arsye, vetëm për të maksimizuar përfitimet e pronarëve.
Qeveria të përcaktojnë të paktën dy herë në vit ‘tavanin’ e artikujve ushqimorëLexoni edhe:
-Mungesa e një organizate funksionale të konsumatorit ka ndikuar që të mos ketë protesta apo mbrojtje efektive të interesave të qytetarëve, pasi nuk ka kush të merret seriozisht me këtë çështje.
Qeveria ka tentuar të caktojë një tavan për çmimet, por opozita e ka rrëzuar këtë masë përmes Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, shporta e mallrave esenciale është shtrenjtuar vazhdimisht, duke krijuar një tendencë të qartë për përfitime të padrejta.
Disa produkte mund të shtrenjtohen për shkak të mungesës në treg, por pjesa dërrmuese e tyre është rritur në çmim pa ndonjë arsye të justifikueshme. Mungesa e inspektimeve nga shteti ka çuar në deformime të mëdha të çmimeve, duke e bërë jetesën edhe më të vështirë për qytetarët.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".