
Lexoni edhe:
Qytetarët duhet t’i marrin seriozisht në konsideratë qëndrimet e Grenell
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Siç dihet, gjatë tërë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, të gjitha partitë kryesore – Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK – e kanë shpallur veten paraprakisht si fituese. Megjithatë, edhe pse fituesi dihet, ende mbetet e paqartë renditja përfundimtare e partive të tjera në garën zgjedhore.
Qytetarët duhet t’i marrin seriozisht në konsideratë qëndrimet e GrenellLexoni edhe:
-E kam theksuar më parë, pa asnjë dilemë, LVV do të jetë fituese e zgjedhjeve, por jo në mënyrë absolute për ta formuar e vetme qeverinë, sikurse në vitin 2021. Kjo nënkupton se LVV do të mbetet nën kuotën e 50%, ndërsa partitë e tjera do të mbeten dukshëm pas saj.
Që në fillim të fushatës kam parashikuar se partia e dytë pritet të jetë PDK-ja, e treta LDK-ja, ndërsa e katërta nga partitë shqiptare, AAK-ja. Kështu, LVV-së do t’i duhet të mendojë për një koalicion paszgjedhor me njërën nga partitë shqiptare për të çuar përpara proceset e shtetndërtimit dhe të sundimit të ligjit në tërë territorin e vendit.
Nga këto zgjedhje, njëherë e mirë duhet të marrin fund retorikat ndarëse dhe përçarëse të partive politike, pasi interesi i shtetit dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë prioritet mbi të gjitha.
Koalicioni paszgjedhor duhet të ndërtohet mbi bazën e parimeve dhe përafrimeve programore të partive politike. Krijimi i dy blloqeve të forta politike në vend do të ishte i shëndetshëm për proceset demokratike dhe i dobishëm për të ardhmen e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Krijimi i një blloku të djathtë dhe një blloku të majtë me konservatorë në mes është një imperativ kohor, ashtu siç janë liberalët dhe demokratët në SHBA dhe në shtetet e tjera të zhvilluara e demokratike.
Me fjalë të tjera, pas këtyre zgjedhjeve, partitë e vogla do ta kenë të vështirë mbijetesën në skenën politike të Kosovës.
Më i rëndësishëm sesa ndryshimi i pushtetit në Kosovë është përafrimi i spektrit politik në përballjen me Serbinë në dialogun e Brukselit, si dhe ripërtëritja e raporteve me SHBA-në dhe BE-në si ndërmjetësuese në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve dhe popujve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".