
Lexoni edhe:
Mundësitë që VV të formojë qeverinë pa opozitën, me këto rezultate, ekzistojnë
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Më vjen mirë që zgjedhjet në Republikën e Kosovës kaluan pa incidente. Kjo është shumë e rëndësishme. Sa i përket partive politike, populli votoi në mënyrë që nuk i dha shumicën asnjë partie politike për të formuar qeverinë e vetme.
Mundësitë që VV të formojë qeverinë pa opozitën, me këto rezultate, ekzistojnëLexoni edhe:
-Me këtë rezultat, Vetëvendosja, me partnerët e saj parazgjedhorë, do të ketë dy alternativa në përpjekjet për formimin e Qeverisë. E para është formimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës së bashku me 10 deputetët e pakicave jo-shqiptare dhe 10 deputetët e Listës Serbe. Ky opsion do të ishte një vetëvrasje politike për VV, duke pas parasysh deklaratat e bëra deri më tani. Kam thënë edhe më herët që asnjë parti shqiptare që formon Qeverinë nuk duhet të llogarisë në votat e Listës Serbe. Prandaj, nuk është e përshtatshme që Vetëvendosja të formojë qeverinë e re me votat e Listës Serbe.
Mundësia e dytë është formimi i Qeverisë së re me një nga tri partitë opozitare, e cila mund të ishte një Qeveri relativisht stabile, së bashku me 10 vendet e deputetëve të pakicave jo-serbe. Për këtë mundësi, jam skeptik nëse do të arrihet një gjë e tillë, për shkak të acarimit të raporteve mes partive që ishin në pushtet dhe opozitës së deri djeshme. Ky fakt mund të sjellë një vonesë në formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Megjithatë, Levizja Vetëvendosje duhet ta provojë fillimisht si parti e parë për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Një gjë që tashmë dihet është se Kryetari i Parlamentit të Kosovës duhet të zgjidhet nga partia shumicë dhe, në këtë rast, VV duhet ta propozojë Kryetarin e Parlamentit, ndërsa nënkryetarët që vijnë nga partitë e tjera duhet të zgjidhen në një votim të përbashkët. Kurse, Qeverinë mund ta formojnë ata që sigurojnë 61 vota.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".