Katër opsionet e formimit të Qeverisë

Katër opsionet e formimit të Qeverisë

Gjon Keka

  • 13 February 2025 - 23:45

Shkruan: Gjon Keka

Duke u bazuar në rezultatet preleminare nga KQZ të publikuara deri më tani dhe ato të exit poll-eve të ndryshme ,dhe kompleksitetin ë këtyre zgjedhjeve në pamundësinë e formimit të vetëm të qeverisë nga ndonjëra prej partive politike, atëherë mundësitë apo opsionet e formimit të qeverisë mund të jenë të ndryshme.

Nuk duhet harruar se ka patur një takim në mes të PDK dhe LVV në maj të vitit 2024 dhe mund të ketë patur ndonjë dakordancë në mes tyre

Prandaj nisur nga këto mund të jenë këto opsione të mundshmë të formimit të qeverisë së ardhshme:

 

 

Opsioni i parë është LVV dhe PDK sepse sikur dihet kryetari i PDK dhe Kryetari i LVV kanë patur një takim në maji të vitit 2024 në një nga restaurantet e Kosovës dhe askush nuk e di se për çfarë janë marrë vesh.Mund të ketë patur dakordancë që në rast të formimit të Qeverisë kreu i Qeverisë t'i jepet PDK dhe pozita e presidentit Albin Kurtit ose anasjelltas.Poashtu mund të ketë patur dakordancë që disa nga ministrit e rëndësishme t'i jepeshin PDK vetëm që të mbahet kryeministri nga LVV dhe pozita e presidentit t'i rikthehet PDK ashtu sikur e kanë patur më parë. Sidooqftë këto janë vetëm pjesë e një analize bazuar në qëndrimet dhe takimet e këtyre dy partive në fjalë.

 

Opsioni i dytë është ai i Formimit të qeverisë nga partitë opozitare PDK,LDK dhe AAK,ku pozitën e kryeministrit të Qeverisë me marrë AAK ,presidentin PDK kryetarin e Kuvendit LDK. ose pozitën e kryeministrit AAK ,kryetarin e kuvendit PDK dhe presidentin LDK si një rikthim i LDK në presidencë,ose anasjelltas,këtu mund të hyjnë edhe pakicat joserbe si pjesë e këtij opsioni.

 

Opsioni i tretë është formimi i qeverisë nga të dyja opcionet e mësipërme si të mundshme me ndonjërën nga pakicat, dhe

 

Opsioni i katërt shumë pak i mundshëm,qeveri ekspertësh dhe përgatitja për zgjedhje të radhës ,por që është më pak i mundshëm dhe nuk do t'i shërbente Kosovës për mirë sepse ka shumë punë përpara dhe prten dinamika dhe hapa që duhet zënë Kosovë si nga benda ashtu edhe në udhën e integrimeve euroatlantike.

 

Sidoqoftë një gjë duhet ditur secila parti politike në Kosovë që para dhe gjatë gushatës zgjedhore ka ngulmuar se nuk do të bëjë koalicion qoftë ajo nga pozita apo opozita ,në rast se ndodhë ndonjë nga koalicionet dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë gjatë fushatës në të ardhmen mund t'i kushtojë me vota secilës që nuk e mbanë fjalën e dhënën rreth koalicionave për formimin e qeverisë.Katër vjeetë shkojnë shpejtë dhe zgjedhjet tjera vijnë sërish,vota dhe besimi i popullit duhet ruatur nga partitë politike.

 

Ndërkaq cilado që të jetë kombinacioni i mundshëm i formimit të qeverisë ,duhet patur shumë kujdes që raprotet me ShBA dhe punët e shtpëisë që duhet kryer për të arritë në hap me vendet tjera në prag të integrimit në institucionet euroatlantike.Poashtu dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë poashtu pjesa me e vështirë e secilit që formon Qeverinë ,sepse me administratën Trump ka vetëm dy zgjidhje „merre ose leje“, dhe më pas në rast të pengesave nga cilado palë, ai e përdor „shkopin dhe karrotën“. Ajo që është shumë më rëndësi për Kosovën si shtet ,forcimi i institucioneve të saj demokratike ,rendit dhe ligjit ,lirivë dhe të drejtave të njeriut dhe mediave dhe mbi të gjitha zhvillimi ekonomik dhe i mirëqenjjes së popullit pa të cilën nuk mund të ketë asnjë suksese tjetër dhe as të ardhme të sigurtë drejt integrimit në Bashkimin Europian ,në NATO dhe në hap me dinamikat e botës së civilizuar perëndimore.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".