Votat e mërgatës, në rezultatin përfundimtar mund të luajë një mandat më shumë apo më pak

Votat e mërgatës, në rezultatin përfundimtar mund të luajë një mandat më shumë apo më pak
Votat e mërgatës, në rezultatin përfundimtar mund të luajë një mandat më shumë apo më pak

Nue Oroshi

  • 15 February 2025 - 08:00

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Votat e mërgatës nuk do të luajnë shumë në rezultatin përfundimtar. Ato sivjet nuk janë shumë dhe nuk mund të ndikojnë në rezultatin kur dihet fakti se janë të ndara në katër apo pesë pjesë. Krejt çka mund të ndodhë është marrja e një deputeti më shumë.

 

-Në këtë rezultat të zgjedhjeve preliminare, nëse llogarisim me përqindje, partitë opozitare marrin 54 deri në 55 mandate, kurse partitë qeveritare marrin 44 deri në 45 mandate. Eventualisht, në rezultatin përfundimtar mund të luajë një mandat më shumë apo më pak.

Në këtë prizëm, një gjë duhet ta dinë partitë politike shqiptare: gjatë fushatave zgjedhore nuk duhet ta fyejnë njëri-tjetrin, sepse më pas nuk do të kenë mundësinë e shikimit në fytyrë të njëri-tjetrit. Por partitë politike shqiptare duhet, në këtë rast, t’i kalojnë rrahagjokset e tyre dhe egon individuale dhe të formojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".