Qarri: Suksesi i politikës së Serbisë, produkt i veprimeve të partive të inkriminuara opozitare në Kosovë

Qarri: Suksesi i politikës së Serbisë, produkt i veprimeve të partive të inkriminuara opozitare në Kosovë
Qarri: Suksesi i politikës së Serbisë, produkt i veprimeve të partive të inkriminuara opozitare në Kosovë

Gani Qarri

  • 12 March 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Derisa opozita e inkriminuar nuk është në gjendje të votoj as për përjashtimin e dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës "listë serbe" nga pjesëmarrja në zgjedhje, anipse nënkryetari i saj ishte kryeterroristi kryesor i cila ka vrarë edhe policë të Kosovës në detyrë, dhe shumë pjesëtarë të kësaj të ashtuquajtur "listë", ishin pjesëmarrës të të gjitha akteve kriminale kundër integritetit territorial, ligjit e shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, me mbështetjen dhe marrjen praktike, nën mbrojtje të "listës serbe" nga opozita, ajo po kryen,publikisht punën e Vuçiqit!

 


-Dhe ai në vend se të shpenzonte kohë e mundi, për tu përkujdesur për mbijetesën e "listës serbe" në Kosovë, shqiptarët Vuçiqit po i japin gjithë kohën e duhur dhe krijojnë mundësitë ideale, që Serbia të veprojë e lirë, në planin e jashtëm, dhe të shënojë suksese në kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare!


Në anën tjetër, nuk duhet harruar se me letrën e dërguar në dhjetor të vitit 2023 nga ish kryeministrja serbe Bërnabiq, BE-së në Bruksel, Serbia praktikisht është tërhequr nga marrëveshja e Brukselit, andaj me sfidat e hapura, që aktualisht, po i bënë Marrëveshjes së Ohrit, përkundër angazhimeve që ka marrë përsipër, për të mos penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, po dëshmon publikisht, se përkundër gënjeshtrave të Mirosllav Lajçakut, letra e Serbisë, dërguar Brukselit, nuk është tërhequr asnjëherë.
Për aq më tepër, Serbia nuk është duke e sfiduar hapur vetëm Marrëveshjen e Ohrit, por me mbështetjen masive që ende gëzon brenda partive opozitare në Kosovë, Vuçiqi po sfidon publikisht dhe në vijimësi edhe shqiptarët brenda vet shtetit të pavarur të Kosovës, ani pse të çliruar nga okupimi serb, para mese 26 vitesh.


Sikur shqiptarët të tregoheshin më të bashkuar në qëndrime dhe të dilnin me vendime unike, për çështjet jetike të vendit të vet, jo vetëm Serbia që nuk do të ishte kaq e suksesshme, në politikën e jashtme kundër Kosovës, por edhe BE, SHBA dhe mbar faktori ndërkombëtar, do të vendosej në anën e Kosovës.
Prandaj pasojat nuk janë vetëm suksese i politikës së Serbisë, por edhe produkt i veprimeve të pasqaruara të partive të inkriminuara opozitare në Kosovë!
Kështu që marrëdhëniet e ndera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbeten të këqija, jo vetëm për fajin e saj, ngase mundësitë për veprim të suksesshëm të Serbisë, brenda Kosovës dhe në planin e jashtëm ndërkombëtar, është duka ja rritur opozita, me veprimet e saj lehtësuese, deri dje me lejimin e grupeve kriminale dhe strukturave paralele serbe gjithandej Kosovës, ndërsa sot, me mbrojtjen dhe mbajtjen me çdo kusht të listës serbe, prezente në jetën politike të Kosovës, ndaj dhe Serbia i ka duart e lira, që të vazhdojë ti luftojë me kaq sukses përpjekjet e Kosovës, për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Përndryshe kërkesa e Kosovës për statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës, ishte veprim shumë i drejtë dhe një hap i duhur drejt njohjes ndërkombëtare, e këtë e dëshmon vet fakti se kundërshtimi nga Serbia, po kritikohet edhe nga faktori ndërkombëtar, madje përfundimisht edhe BE, e konsiderojë se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, me qasjen e saj kundërshtuese, ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Megjithëse kërkesa e Kosovës ishte në rend ditë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE më 5 mars, ajo u hoq papritmas nga rendi i ditës, ndaj zyrtarët e BE-së, nuk duhet të mjaftohen vetëm me shpjegimet se si neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit nënvizon qartazi se Serbia nuk do duhej ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por kundër “Sjelljes arbitrare të Serbisë në Këshillin e Evropës, që ishte në kundërshtim të hapur me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, duhet të ndërmerren hapat adekuat, dhe jo përkundër të gjitha akteve të padrejta e kundërthënëse që ndërmerr Serbia, të vazhdojë të mbahet edhe më tej, Kosova nën sanksione të padrejta dhe të njëanshme të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".